Rudi je ti?

83 27 137
                                    

-Jam une Rudi,Victoria.

    Ai ze ishte shume i njohur per mua.Vertet nuk po u besoja vesheve,ndaj u ktheva e tronditur.Kerceva me kembe dhe perpara meje qendronte ai qe nuk e prisja:Rudi i vogel!Ishte pikerisht ai.Me ato floket e tij te drejta te zeza,me ata syte e kthjellet si diamant dhe me ate lekure te bardhe si vampir.Trupi i tij ishte perseri i dobet...ishte njesoj,plotesisht njesoj!Po e njejta fytyre,po i njejti qendrim.Ishte perseri Rudi qe njihja une.Rudi i vogel.

-Rudi!-renda drejt tij dhe e mora ne nje perqafim.

     E shtrengova fort sikur te mos doja ta shkepusja kurre.Me kishte munguar shume.Por,trupi i dobet i shokut tim te femijerise u tund se donte te shkeputej prej perqafimit.E lashe te qete dhe i kapa doren.Syte e tij u zhvendosen tek dora ime.

-Rudi...Rudi,me fal.Me fal vertet shume per gjithcka.A po me fal,Rudi?Te lutem?

-Vertet ke bere gabim,Victoria.Ti e ke vec nje fjale...por duhet ta dish,falja duhet te dale nga zemra,jo nga goja.-Zeri i tij ishte i qete,njesoj si dikur.

-C'po perpiqesh te thuash,Rudi?Une...ti e di qe une...

-Victoria!

    Papritur,krahet e tij me rrethuan trupin.Lotet me rreshqiten perseri faqeve dhe "trokiten" ne bluzen e tij.Befas,vura re nje ndryshim te papritur.Trupi i tij u zgjat,shpatullat iu "zgjeruan" dhe floket e zeza iu shpupuriten.U shkeputa prej tij e cuditur nga ndryshimi i menjehershem.U trondita kur pashe...kur pashe...perseri ate zogun e madh.U shkeputa prej tij e tronditur.

-Po ti?Cfare do ketu?-Nxorra shkopin magjik nga xhepi dhe ia drejtova atij perbindeshi.-Pse ishe shnderruar si Rudi?Cfare kerkon ti?

-Po gabohesh,vajze.Je ti ajo qe po kerkon.Po kerkon te marresh thesarin tone!-bertiti zogu i madh dhe hapi flatrat e u ngrit ne fluturim.

-Me thuaj kush je!Nuk kam frike prej teje!

-Une jam zogu i madh Welldoy dhe ti nuk me mposht dot!Une mund te te marr e te kthej andej nga ke ardhur!Nuk e ke vendin ketu,vajze.Ke ardhur gabimisht.

-Cfare?Nuk...

    Por levizja e flatrave te tij me bllokoi.Shkopi magjik me ra nga duart dhe perfundoi prane nje shkembi.Ishte larg.Ndihesha e vetme pa shkopin tim.E pafuqishme.Ktheva koken per te pare ku kishte perfunduar Diamanti,por ai gjithmone largohet ne momentet e papershtatshme.U pertypa me veshtiresi dhe u shtyta dy hapa pas.

-Une nuk eci,vajze.Fluturoj.

     E ne ate cast,me ngriti ne fluturim dhe me mori me vete ne nje kthese te panjohur.Bertisja me aq sa mundja,por e kote:askush nuk me shpetonte dot.I humba te gjitha shpresat dhe tashme lotet me rreshqisnin prej frikes e tmerrit.

    

-Victoria,mos qaj me.Rudi eshte ketu.-buzeqesha.

    Kisha marre formen e atij femijes te vogel para se te shfaqesha perpara syve te Victories,por si per dreq,nuk po e shihja gjekundi.Ktheva koken i trembur dhe pashe disa pupla zogu dhe shkopin e saj magjik pak me larg.

-Ta marrte e mira,Victoria!

    Rrembeva shkopin e saj,e futa ne xhepin e pasem te xhinseve dhe i hodha nje sy trupit tim te vogel.Duhej te ndryshoja perseri.Permenda frazen magjike dhe trupi mu kthye perseri ne formen e meparshme.U dhashe nje dore flokeve te zinj dhe nisa te vrapoja pergjate bregut te detit.Zhurma e eres hynte ne veshet e mi,zhurma e dallgeve thuajse me shurdhonte dhe i ishte bashkengjitur pllaquritjes te atleteve te mia tek shtypnin ujin ngrice te detit.E therrisja me sa fuqi kisha,por s'me vinte asnje pergjigje.

    Zogu ndaloi per nje cast.Veshtrova poshte dhe pashe nje hapesire boshe,te zeze sterre.Frika me hyri deri ne palce.Ku ishim keshtu?U tunda disa here per tu shpetuar kthetrave te zogut perbindesh,por ai me tha:

-Tundesh kot.Edhe nese bie,prape ketu do te rrezohesh.Zgjidh tani:do te rrezohesh vete apo te te leshoj une?

-Cfare?Seriozisht e ke ti?-ngrita njerin sy.

-Po.

     Nuk i ktheva pergjigje.Mbylla syte dhe ktheva koken nga hena.Doja nje ndihme...nuk doja te rrezohesha atje poshte...une as nuk e dija ku te conte ai vend.Por sa te mendohesha une,zogu me leshoi.E vetmja gje qe me hyri ne vesh perpara se te thithesha nga erresira e kobshme qe zoteronte vendin e mistershem ishte ajo e eres dhe tingulli i cuditshem qe leshoi perbindeshi.

-Victoria!Victoria,ku je?Pergjigju,ta haje dreqi!

     Mu ngjir zeri nga te bertiturat,syte po me mbylleshin per gjume,ndihesha i lodhur dhe ndieja gjunjte thuajse te me "thyheshin".Nuk mundesha me.Kisha gati 1 ore qe vervitesha rrotull bregut,por asnje shenje prej Victories.

-Vete e pata fajin.C'mu desh te largohesha prej saj?Nuk me pelqente aty?Mbase nese i kisha thene qe ne fillim qe isha une Rudi,nuk do te ndodhte kjo.E kam vete fajin!Te gjitha keto po ndodhin per fajin tim!Gjithcka eshte veper e imja!Ta marrte e mira magjine time!Vertet qe nuk di ta kontrolloj!Po te dija...po te dija,nuk do t'i kisha krijuar keto dreq krijesash idiote!Jam nje idiot,kjo eshte e gjitha!Cfare kam bere keshtu?-Vendosa duart ne koke dhe rashe me gjunje ne toke.-Kam bere nje gabim te madh!C'dreqin me duhet te "sundoj" nje dreq keshtjelle?C'fitoj duke e bere?Cfare idioti qe jam!Te lutem shume,Victoria merre ate thesar dhe hiqe qafe kete magji qe kam ndjelle kudo!

-Uff,s'me flihet!Kam uri!-u ankua Nathaly teksa rrotulloheshe ne anen tjeter.-Victoria,ke ndonje gje per te ngrene se kam shume uri.Nuk duroj dot me.Victoria?Victoria?VICTORIA!!!!

    Zeri i saj i zgjoi te gjithe te tjeret.Trupat e tyre u rrotulluan sa majtas-djathtas,derisa vune re mungesen e shoqes se grupit,Victories.Profesori e pyeti i pari i trembur:

-Cfare ka ndodhur,Nathaly?Nuk po e kuptoj aspak...ku ka shkuar Victoria?

-Cfare?Mungon Victoria?-u trondit Averio.

-Shikoni ketu se mbase do te jete ketej rrotull.-sugjeroi Levi.

-Jam i bindur qe jo.Ajo s'do te largohej kurre pa na lene nje sugjerim.Ku je,moter?-mermeriti i trembur Connori dhe u ngrit vrikthi me kembe.

    Kontrolluan majtas-djathtas,por prej saj nuk dukej asnje shenje.Ku ishte?Ku kishte perfunduar Victoria?

E fshehta e nje misteri. ✔Onde histórias criam vida. Descubra agora