Filmi. (pjesa e pare)

108 18 40
                                    

Ne vere

   Ishte nje dite e nxehte qershori dhe po flisja me Connorin,kur me erdhi nje mesazh prej Levit ne celular.E hapa dhe me kishte shkruajtur qe do te takoheshim te gjithe perpara kinemase dhe duhej te vija patjeter.I thashe edhe vellait dhe te dy u larguam drejt kinemase te qytetit.

   Jashte ishte nje vape e padarueshme.Rrezet e diellit binin pingul ne toke dhe e ngrohnin siperfaqen tokesore me aq sa mundeshin.Ne breg te detit frynte pak ere dhe ishte me fresket,kurse ketu ne qytet ishte jashtezakonisht shume vape.

    Por,gjithsesi u afruam tek kinemaja sa me shpejt te mundeshim.U takuam me shoket dhe dukeshin shume te shqetesuar.Ne kinema po hynin me te vertete shume njerez dhe kjo me beri te cuditesha pak se nuk kisha marre vesh gje qe kishte ndonje film keto dite.Por ajo qe me tha Levi me la pa fjale:

-Victoria,kemi marre qe Rudi ka bere nje film dhe do te tregohet ne kinema.Po mendoj ta shikojme edhe ne.Nuk e di se cfare eshte,por do te ishte mire te hynim.

-Cfare?!Rudi ka bere nje film?!-u cudita vertet shume.

     Nuk po e kuptoja dot.Nese Rudi kishte bere nje film,ai do te na kishte njoftuar...mos valle na kishte harruar kaq shpejt qe ne kishim qene miqte e tij?Do te na e jepte nje shenje qe filmi i tij do te transmetohej ne kinema....po perse nuk na e dha?Ai e ka pasur nje arsye qe nuk na ka thene asgje.Por cila ishte kjo arsye qe e pengoi te na e tregonte kete gje kaq te rendesishme?

-Ejani.Duhet te futemi.

    Si per cudi,bileta ishte shume e lire.Paguam dhe u futem brenda.U ulem diku tek rradha e trete dhe nisem te prisnim sa te dilte filmi.Isha shume konfuze dhe nuk po gjeja rehat.Pas pak,dritat u fiken.U be erresire derisa vendi u ndricua nga drita e disa projektoreve te medhenj.Filmi nisi te transmertohej.Ne fillim,u shfaq emri i filmit:

"Te jetosh ne te tashmen qe goditet nga e shkuara."

   Ai titull vertet qe ishte shume i cuditshem.Rrudha ballin dhe ktheva njehere koken nga shoket,por ata shkembyen nje veshtrim me njeri-tjetrin dhe nuk kthyen pergjigje.U ktheva perpara dhe nisa ta ndiqja filmin e cuditur.

" Kush jam une?Si quhem?Doni ta dini vertet emrin tim?Ne rregull,pra.Une jam Rudi.18 vjec.E di se cfare po mendoni.Po mendoni se c'kuptim ka ai titull.Eshte koti fare,e di.Por,mendova qe mos ta lija pa titull kete film.Fundja,eshte historia e jetes time.E jetes time.Dhe ju e dini.Jeta eshte magjike.Epo keshtu,jam edhe une.Magjik.Do te ngriheni tani?Do ta braktisni kinemane vetem sepse ju tregova te verteten e hidhur qe une nuk jam si ju,por ndryshe?Ne rregull,nuk ka problem.Kush te doje,le te largohet.Mund te shkoni nese nuk keni deshire ta shihni kete film.Nuk e kam aspak problem.Uau,nuk iku asnjeri?Ne rregull,pra.Perseri nuk ka problem.Besoj se jeni gati ta zbuloni kuptimin e ketij titulli,apo jo?Doni ta dini?Po?Ne rregull,pra.Po filloj."

-C'eshte kjo keshtu?-pyeta me ze te ulet Lucyn prane meje.

-Nuk e di,as une nuk po e kuptoj.-mu pergjigj ajo.

E fshehta e nje misteri. ✔Où les histoires vivent. Découvrez maintenant