Hena.

99 30 100
                                    

-"Po se une jam i varfer,Victoria.-i tha Rudi.

-Mos varferia na ben te mos jemi njerez?-i buzeqeshi vajza."

   Vetem ajo fjali me kujtoi Rudin.I ktheva shpinen dhe ngrita koken drejt qiellit.Hena e rrumbullaket po zbehej pak nga pak dhe shume shpejt,do ia linte vendit diellit...vetem nese nuk kishte re.Nuk e di pse,por ndjeva sikur Rudi ishte shume prane.Mbase ishte thjesht malli qe kisha per shokun e femijerise ose thjesht ngaqe po mendoj teper per te...nuk e di.

   Jam ketu,moj idiote.Me shiko.

-Ku humbe?-e pyeta dhe i dola perpara.

-Nuk e humba.Po shihja henen...

    E une ne fakt,ne vend te henes po shihja floket e zinj te Rudit,lekuren e tij te bardhe dhe syte e tij te kthjellet.Po shihja ate brenda henes qe dukej si nje top i verdhe ne qiellin e mengjesit.Me pas,me shfaqej trupi i tij i dobet dhe veshja e crregullt qe e karakterizonte;si gjithmone jeleku ose kemisha ishin te preferuarat e tij,madje kishte raste kur i vishte te dyja bashke.Pas trupit,me silleshin rrotull fjalet e tij:

-"Te pelqen?-e pyeti Victoria.

-Kush?

-Ajo per te cilen ke ardhur deri ketu.-i buzeqeshi vajza dhe ia beri me shenje drejt henes.

-Ahh,e ke fjalen per henen.Me thene te drejten,jo.Me pelqen dielli sepse ai ia jep ndricimin henes.-qeshi Rudi dhe dhembet e tij si rruaza u "derdhen" ne terrin e nates."

-"Ti nuk di te lexosh!Ti nuk di te lexosh!-e talli Franco dhe e tregoi me dore.

     E ai nuk pergjigjej.Faqet e kuqe nga klima e ftohte e dimrit dukeshin sikur do i shperthenin nga casti ne cast dhe syte e kalter iu perloten.Nathaly i shkoi ne ndihme:

-Franco,te lutem.Pse ben si i keq kur nuk je?

-Cfare thuaj,moj?-qeshi ai dhe rregulloi ato floket e tij te verdha si gruri.

    Ia nguli syte per nje cast Rudit dhe pastaj u largua,duke i dhene nje te shtyre Levit qe i kishte zene rrugen."

-Franco ishte gjithmone ai tipi mendjemadh.E di mire qe nuk ka qene i keq...thjesht,ka dashur te behej ai qe nuk duhej.E di mire kete.Ai nuk e ka pasur kurre zemren e keqe.Thjesht,i eshte rritur mendja...Ti nuk e di,Rudi...thjesht...Franco ndryshoi shume ne gjimnaz...nuk ishte me ai i njejti.Te kujtohet?Te kujtohen ato floket e tij bionde se si i tallje dhe i krahasoje me ato te princeshave te perrallave?Po ata syte e gjarprit?Keshtu i quaje,apo jo?Ishte shume i shpejte,apo jo?I fitoi te treja medaljet e arta ne garen qe zhvilloi qyteti.E therrisje "lepur" me pas,jo vetem qe ishte i shpejte,por edhe sepse ishte frikacak i madh.Te kujtohet,Rudi?E di mire qe te kujtohet...Apo nuk po me degjon fare?Por ti...por ti me ke thene qe sa here te jemi larg,do te flasim nepermjet henes.

-"A e di?Do te me marre malli per ju...

-Kur,Rudi?-e pyeti Levi serioz.

-Kur te vij data e ekskursionit,Levi.Une nuk do te vij me ju.-tha Rudi dhe uli koken.

-Rudi,por...

-Te kam thene,Victoria,ju do te shkoni dhe pike.Cfare nese nuk vij une?Dije se do te flasim.

-Po si?Ne nuk kemi celulare,jemi ende te vegjel.Vetem ne rast se do te perdorim telefonin e mesuesit...por ai nuk te ka qejf ty.-ia ktheu e merzitur vajza.

-Nepermjet henes,Victoria.Ajo i transporton fjalet e njerezve nga njeri vend tek tjetri.-zbardhi dhembet djaloshi.-Thjesht shikoje ate teksa flet dhe fjalite e tua do te vijne te gjitha tek mua...por vetem ne rast se edhe une do te shoh henen.

-Cfare imagjinate ke,Rudi!-qeshi Nathaly.

-Nuk eshte imagjinate.Eshte e vertete.Sepse fjalet nuk do te hyjne ne vesh,por ne zemer."

-Ato qe thoje ti,Rudi nuk i degjoja nga asnje tjeter.Ti ke qene i vecante.Po te flas ashtu sic thoje ti...nepermjet henes.Me fal shume,Rudi,me fal shume.Vetem Connori me beri te kuptoja sa vite kane kaluar dhe une nuk kam ndjere asgje gjate ketyre viteve.Me fal qe te shkaterrova ditelindjen.Me fal edhe per pezullimin nga shoqeria.Me fal qe nuk te ndalova,Rudi,me fal per gjithcka.Ato dite vertet nuk kam ndier as dhimbje e as trishtim,por nje meri te papare ndaj teje.Nje tmerr te vertete.Por me beso,Rudi...sot nuk ndiej vetem dhimbje e trishtim.Sot ndiej edhe barren e fajit te me rendoje mbi supe.A do te me falesh,Rudi?A do ta falesh shoqen tende te ngushte te femijerise?Me thuaj,Rudi.A do te me falesh? 

     Kisha folur me ze te larte,le te ishte Diamanti aty!Hena dukej sikur levizte ne momentet kur une i mbaja syte te ngulur tek ajo,por ajo nuk levizte:ajo fshihej ne terr si fshihet njeriu ne mjegullen e dendur.Fshihej ashtu sic fshihej vizatimi me gome.

    Rashe ne toke dhe lotet me rane faqeve.Po qaja.Po qaja per gabimin qe kisha bere vite me pare.Ndihesha e thyer....zemra ime ndihej e lenduar.Vetem zhurma e eres dhe e dallgeve me hynte ne vesh.Vetem ato dy zhurma me qetesonin shpirtin.Por,papritur mes atyre dy zhurmave,degjova edhe nje ze tjeter qe foli:

-Jam une Rudi,Victoria.

E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now