1

2.4K 110 112
                                    

U përpoq të largohej, filloi të zvarritej ndër pllakat e ftohta ngjyrë akulli teksa shikimi i ishte turbulluar prej disa pikave të hidhura që i kishin dalë papandehur.
Dora e të atit e kapi për supi, e ngriti prej tokës dhe e goditi sërish dhimbshëm në faqe.

  - Mjaft, - iu lut me zërin e këputur e të ngjirur.

  - Qepe! - bërtiti ai. - Bushtër! Mos më fol kështu mua!

Një shkelm i fortë bëri që t'i merrej fryma. Gulçonte, kërkonte ndihmë brenda vetes që të mos dorëzohej, kërkonte forcën që ai ia kishte vjedhur kohë më parë, kërkonte të besonte se gjërat nuk do të ishin ashtu gjithmonë.

Telefoni filloi të vibronte në pantallonat e të atit. Ai po lëvizte dorën i hutuar nëpër xhepa derisa u kujtua që atje kishte futur telefonin e vogël.
U largua prej dhomës kur vështroi emrin, ndërkohë që me vete harroi të merrte frikën që i kishte shkaktuar Melionës, harroi ta zbuste dhimbjen të paktën me një pendesë të gënjeshtërt. La në mes të rrëmujës një aromë zbrazëtie, shenja heshtjeje dhe një ndjenjë sfilitëse.

Ajo filloi të qante me lotët si ujëvarë. E digjte një lëmsh i madh aty në zemër që s'mund ta shuante njeri edhe duke afruar acarin më të madh.

Shtrëngoi duart në kraharor për të mundur dhimbjen, i pëshpëriti vetes fjalë ngushëlluese që të qetësonte tufanin e urtë që i flinte brenda.
Asgjë s'funksionte.
Vetëm gjumi arriti t'ia merrte të gjitha, i burgosi gjithë mendimet në një kuti të hekurt, vetëm që më pas t'i hapte sërish të nesërmen me të njëjtën forcë.

Bëri një gjumë të thellë, nuk ndjeu gjë fare, a thua se ishte drejt rrugës për të vdekur.
Nuk kishte të bërtitura, as thyerje gotash, as hapa të rëndë, vetëm qetësi shurdhuese.

E nesërmja do të ishte ndryshe. Premtonte ngjarje të reja, dhimbje të tjera.
Sytë i hapi kur ndjeu shkundje të njëpasnjëshme në sup. Ashtu e turbulluar siç ishte, vështroi të atin, këtë herë esëll, pa futur në trup alkoolin shkatërrues.

U ngrit në këmbë me vështirësi. Këmbët i ndiente të rënda, në bark kishte dhimbje dhe ato të goditurat në fytyrë i dukej sikur i digjnin po aq sa dje. Bëri disa hapa mbrapa e frikësuar.

Ai i hodhi në tavolinë një letër të vogël në formë drejtkëndëshi.

  - Merre këtë. Do fillosh punë që nesër.

Kur i ati u largua, mori letrën në dorë dhe e vështroi.
Biznes. Punë me shitje vilash në vendet më të populluara. Gjashtë orë punë në ditë, niste në orën 07:00,  pastaj vinte një pagë vërtet modeste. Kompania kryesore nëntëkatëshe ishte vetëm një gjysmë ore larg shtëpisë së saj. Puna e saj; të merrej me gjetjen e shtëpive sipas kërkesave të klientëve. Shefi Brajan Harvey.

U përtyp një herë nervoze, pastaj shkoi në dhomën e saj. Kishte vërtet nevojë për një punë. Duhej të kishte rrogën e saj, më pas, kur t'i jepej rasti më i mirë, do gjente një apartament të lirë, larg të atit, dhe do qëndronte atje derisa të mblidhte akoma dhe më shumë para që më pas të largohej prej atij shteti. Po, nuk kishte diskutime në do ta pranonte punën apo jo.

Gjithë ditën e kaloi në dhomën e mbyllur me çelës. Në darkë koha si gjithmonë i shtyhej duke dëgjur sërish zhurmat e gotave që thyheshin.
Para se të flinte, nuk harroi të linte ndezur shkrepësen e shpresës brenda vetes. Shpresonte për një jetë më të mirë, e dinte se do t'ia dilte, se fundja fundit e meritonte të jetonte ashtu siç kishte ëndërruar gjithnjë.

Të nesërmen u zgjua e entuziasmuar. U vesh shpejt, vendosi pudër në fytyrë që të fshihte të skuqurën që goditja e Stivit i kishte lënë akoma dhe pastaj doli.
Ndaloi një taksi, se këmbët i ndiente akoma të rënda e s'do të donte të lodhej që pa arritur mirë në punë.

Hyri te kompania e madhe me vetëbesimin që atë mëngjes kishte vendosur ta shoqëronte nga mbrapa. U ndesh me gjithë ata palë sy që po e vështronin kuriozë. E sikletosur, u përpoq t'i fokusonte sytë vetëm te personi më i afërt që ndodhej aty.

  - Përshëndetje, jam Meliona Grin, punonjëse e re te ky vend. Mund të më tregoni se ku ndodhet zyra e shefit për të biseduar me të, ju lutem?

  - Përshëndetje, - iu përgjigj djali duke takuar dorën me të sajën. - Shefi nuk ka ardhur akoma, por na lajmëroi që dje se do të vinit. Ejani, do t'ju tregoj dhomën ku do të punoni.

Ndoqi djalin nga mbrapa deri në katin e tretë. Dhoma e saj e punës ndodhej pranë shkallëve që të çonin në katin e katërt. Ai e futi brenda, i uroi një punë sa më të mbarë dhe u largua.

Vështroi dhomën me një ndjenjë krenarie brenda vetes. I dukej sikur kjo punë do ta shpëtonte, sikur ishte dera që do ta çonte në një tjetër realitet.

U ul në karrigen e butë. Një fletë ishte vendosur në tavolinën e drunjtë.
"Detyra e sektorit të parë është të merret me shkruarjen e të dhënave që klientët i japin, detyra e sektorit të dytë është të gjejnë shtëpitë në zona të ndryshme brenda qyteteve sipas të dhënave të sektorit të parë, sektori i tretë merret me gjetjen e shtëpive sipas dëshirave të klientëve, ndërsa sektori i katërt merret me paraqitjen e shtëpive.
Nëse ndonjë e dhënë mungon, mund të pyesni personelin e sektorit të parë, në rast ngatërrimesh dhe nëse nuk mund të gjeni shtëpitë sipas zonave, mund të shikoni te arkivat, ku ruhen të gjitha të dhënat e shtëpive dhe të klientëve. Arkivat gjenden në katin e nëndheshëm të ndërtesës."

Harkoi lehtë buzën, teksa dëgjoi një njoftim që vinte prej kompjuterit. Puna e saj sapo kishte filluar. Dhe ishte hera e parë që ajo po e pëlqente fillimin e diçkaje.

Folmë për dashurinëWhere stories live. Discover now