23

758 62 29
                                    

Dhoma e hotelit ishte vërtet luksoze, aq sa u ndje në siklet që gjithë lekët për qëndrimin e saj aty do t'i paguante Brajani. Ai s'pranoi kurrsesi që ajo të ndërhynte te puna e parave. Madje kishte paguar edhe një dhomë për Elisën!

Deshi të mbyllte derën kur ai hyri shpejt atje. I dha vështrimin më indiferent që i kishte dhënë ndonjëherë, aq sa e vuri re trishtimin e Brajanit prej atij shikimi.

Për pak momente ai nuk foli. Përshkroi flokët me dorën e majtë i dëshpëruar dhe i dha asaj një shikim të lodhur.

-Më telefono po pate nevojë për ndonjë gjë.

Nuk i foli, as nuk e pa më. Po priste momentin që ai të largohej që më pas të plaste në të qara. Sa e lënduar që ndihej, sa poshtë që e shihte veten në ato momente! Kishte nevojë për një shpatull ku të qante, ku të shprehte gjithë ç'i mbante ajo zemër. Dhe si për çudi, i vetmi që mendoi se nuk do ta gjykonte aspak ishte Neo. Ema ndoshta do t'i thoshte se Brajani s'kishte dashur ta bënte diçka të tillë, Elisa mund t'i thoshte se e dinte që diçka e tillë do ndodhte me patjetër dhe Neo ishte i vetmi ku mund të mbështetej për momentin.

Ai nuk u vonua shumë. Direkt sa ia hapi derën, iu hodh në krahë dhe e përqafoi fort duke qarë me ngashërima, aq sa fytyra e Neos u zbeh nga mendimi se ç'e keqe i kishte ndodhur.

Sa të kënaqshme e gjeti heshtjen e tij! Ai vetëm sa e çoi ngadalë në krevat dhe qëndroi duke e përqafuar. Lëvizte dorën lehtë në flokët e saj që ta qetësonte, derisa pa e kuptuar Melionën e kishte zënë një gjumë i thellë mes të qarave.

Neo me kujdes ia vendosi kokën në jastëk, pastaj u ngrit dhe hapi telefonin.

"Elis, mos shko në shtëpi, eja te "The royal horseguards". Flasim kur të vish këtu", - qe mesazhi i shpejtë që i shkroi asaj ndërkohë që priste te kolltuku i butë i asaj dhome.

Ajo erdhi një orë më vonë, atëherë kur Meliona sapo ishte zgjuar. Sytë e atyre të dyve ishin mbi të, duke pritur që ajo t'iu tregonte gjithë ç'kishte ndodhur.
Të thoshin që rrëfimi i saj i bëri të ndiheshin keq, do ishte pak.

Ajo dukej aq e humbur, aq e ligështuar, sa dukej sikur asgjë nuk do ta bënte dot të qeshte më. Dhe nuk qeshi, kaluan ditë, po nuk denjoi të lakonte buzët. Ishte një gjendje depresive. Kurrë s'e kishte menduar se do të bëhej aq keq për një mashkull.

Ai që ia vështirësonte aq shumë çdo gjë ishte Brajani, i cili i shkruante ditë për ditë, madje disa herë gjatë ditës. I shkruante që të takoheshin, i kërkonte falje, i thoshte se s'kishte dashur, por asgjë s'e bënte Melionën të ndryshonte mendje.

Siç pritej, vetëm Ema ishte ajo që e zbuste pak gabimin e Brajanit, ashtu siç kishte bërë gjithmonë, por edhe fjalët e saj nuk ndikuan aspak.

Një mëngjes të freskët, kur ishte vetëm, vendosi se do ishte mirë të zbriste poshtë te kati i parë që të hante diçka në qetësi, se ajo ishte koha e vetme kur askush nuk qëndronte aty. Ndoshta ishte shumë herët për të tjerët.

Sa do bëhej gati të ulej, vuri re Brajanin. Ai nxitoi menjëherë drejt saj sa e pa që Meliona u bë gati të ikte. E ktheu nga vetja dhe e mori në një përqafim vërtet të ngrohtë, ndoshta si kurrë më parë.

Ahh, ajo aroma aq tërheqëse e parfumit të tij, ajo ndjesi aq e njohur, por tashmë asgjë s'do mundej të funksiononte më.

-Mos ik, - i pëshpëriti ai pranë veshit.

Ajo e shtyu fort me një inat të madh që i vlonte brenda.

-Çfarë do? A nuk të thashë se çdo gjë ka mbaruar? Çfarë kërkon më tepër?

-Faljen tënde Mel. Më beso kur them se s'desha ta bëja diçka të tillë. Kam qenë i dehur. S'isha i vetëdijshëm për veprimet e mia.

-Më çudit fakti se sa shumë i beson vetes. Thua se s'do ta bësh diçka dhe më pas e bën. Thua se do ndryshosh dhe më pas qëndron njësoj. Unë s'mund ta dua dikë si ti Brajan. Largohu.

Sa do bëhej gati të ikte kur ndjeu dridhjen më të fuqishme ndonjëherë. U rrëzua menjëherë në tokë ndërkohë që tërmeti shkundte tavolinat e gjithë ç'kishte ajo dhomë.

Një tmerr i vërtetë po i zhvillohej në të gjithë trupin. Kishte mbuluar kokën me duar prej frikës dhe ndiente pluhurin që ishte duke rënë prej tavanit.

Logjika i ishte paralizuar. Mbizotëronte frika, ajo ndjenjë e errët që gjithmonë përfundonte në diçka më keq.

Po të mos ishte për Brajanin që i erdhi menjëherë pranë kur lëkundja e fortë mbaroi, ajo do të kishte vdekur. Sidomos kur pa nga larg se si filloi të binte tavani me shpejtësi.

-Brajan, - pëshpëriti nën zë e tmerruar.

Ai ia kapi dorën fort dhe po e tërhiqte mes pluhurit e mobiljeve të rrëzuara.
Sa do mendonte se kishin shpëtuar paq kur ndjeu duart e Brajanit që e shtynë larg vetes dhe bëri që të rrëzohej në tokë.

Zhurma shurdhuese dëgjoheshin nga mbrapa. Veshët i shponin, i jehonin zhurma nga gjithë anët.

Ktheu kokën ngadalë dhe ngriu. Brajani gjendej i shtrirë në tokë me një tullë jashtëzakonisht të madhe aty në kraharor dhe rrënojat kishin mbuluar pjesën më të madhe të këmbëve të tij.

-Oh, Zot! Brajan! - bërtiti me të madhe kur e pa në atë gjendje. -Brajan, Brajan, të lutem m'u përgjigj, hapi sytë, më shiko, të lutem!

Lotët e saj po pastronin fytyrën e tij të pluhurosur. Ajo fytyrë e bukur e kishte humbur shkëlqimin e zakonshëm, atë buzëqeshjen e madhe, ata sy që ndriçonin.

Me lot në sy po përpiqej të largonte gjithë ç'kishin rënë në trupin e tij e kur përfundoi, e tërhoqi pranë rrugës, atje ku ishte e sigurt se Brajani s'do mund të lëndohej prej ndonjë gjëje tjetër.

-Brajan, përmendu, të lutem!
Thërrisni atë dreq ambulance, shpejt! - u bërtiti me zë të çjerrë njerëzve që ishin mbledhur aty në rrugë.

Nëse Brajanit i ndodhte diçka, nuk do mund t'ia falte kurrë vetes, kurrë. Pse duhej t'i ndodhte gjithmonë ashtu?! Pse duhej që ai të lëndohej që ajo ta kuptonte dashurinë e marrë që akoma ndiente ndaj tij?
Pse njerëzit s'ishin të aftë të kuptonin se e donin dikë pa përjetuar frikën se mund ta humbnin atë person?...

Folmë për dashurinëWhere stories live. Discover now