I kishte thënë Emës që ajo të mos e ngacmonte të shtunën për veshjen që do të vishte në festë, po Ema si gjithmonë s'mund të heshtte në të tilla raste.
-O Zot Meliona, do më turpërosh ti mua?
Ema gjithmonë e tepronte. Veshja e Melionës thjesht s'ishte për festa, po kjo s'do të thoshte se s'ishte e këndshme.
-E pse? Se je veshur ti si prostitutë dhe unë jo?
-Po vish moj gocë ndonjë fustan të ngushtë se s'është se ke trup të keq.
-Jo faleminderit, trupin e kam për vete, jo për të tjerët.
Dhe një e keqe tjetër e Emës, shkonte sipas parimit se atë gjë që pëlqen te vetja, duhet me patjetër ta shfaqësh edhe në sy të njerëzve. Çudi se si shkonin sërish mirë bashkë, se pas gjithë atyre ndryshimeve që kishin s'ishte çudi që të mos e kishin qejf njëra-tjetrën.
-Si të duash! Eja ikim tani se mos bëhemi vonë.
Taksia i çoi shpejt te diskoja e re. Atje kishte kaq shumë njerëz, sa Melionës filloi t'i dhimbte koka edhe me aq sa shihte.
-Nuk do qëndroj shumë, ta dish.
Ema bëri sikur s'e dëgjoi. Pritën radhën atje bashkë me të tjerët, paguan hyrjen dhe hynë brenda. Ishte ngrohtë, ndaj dhe ajo hoqi xhaketën e hollë që kishte veshur dhe e vendosi te karrigia ku u ul më vonë.
-Çfarë do pish?
-Nuk e di. Ti ç'do marrësh?
-S'jam e sigurt. Më mirë të shkojmë atje te banakieri. Ulemi tek ato karriget atje derisa të flemë mendjen se ç'do marrim.
E ndoqi mbrapa, pastaj u ul qetë në karriget e larta. Vështronte pijet që merrnin të tjerët, por asnjë prej tyre s'i pëlqente.
-Unë do marr tekila. Ti merr ndonjë Margarita të Lehtë, se s'besoj të kesh qejf të dehesh.
Miratoi duke lëvizur kokën lehtë. Nga pritja, filloi të shihte përreth njerëzit që kishin ardhur. Pastaj sytë i zunë atë, të fundit që do të dëshironte të shihte, Brajanin. Ai ishte me disa shokë dhe me disa "shoqe". Dhe ishte aq në qejf, a thua se ia kishte futur disa gotave alkoolike.
Dukej aq i bukur në ato momente, me atë mënyrën e tij të shkujdesur të veprimeve, me dëshirën e madhe për të qeshur sa më shumë të mundej.
Vështrimet e tyre u ndeshën për pak sekonda dhe ai i buzëqeshi. Ishte e njëjta buzëqeshje si herët e tjera, aq e ngrohtë. Lëvizi kokën për të parë Emën, por nuk i tha asgjë. S'ishte në gjendje mjaftueshëm të mirë për të duruar atë tek i fuste ndonjë koment nga ata të sajët.
Mori pijen në dorë dhe e vendosi në buzë. Një gllënjkë të vogël kaloi, por ishte mjaftueshëm sa të ndihej e dëshpëruar për gjendjen e saj me Brajanin.
Pija e lehtë ishte, ama aq sa piu ajo më vonë ishte tepër. Nuk u deh, veçse ishte shumë e trullosur. Emën s'e kishte afër, ajo kërcente me kë t'i dilte para, ndërsa Meliona detyrohej dhe shikonte pa shpresë atë ambient mbytës. Brajanin e shihte shpesh dhe i vinte një dëshirë e marrë të qante. Nuk prekej aq lehtë, fajin e kishte pija.
Vështroi buzëqeshjen e tij e diçka e shpoi në kraharor. Uli kokën ngadalë e pastaj vështroi tutje. Ndjenja djegëse ishte torturuese. Të shihte buzëqeshjen e tij të çiltër të drejtuar kundrejt një personi që s'ishte ajo.
E trishtuar ktheu gotën të gjithën, me shpresën se lëmshi në grykë do t'i zhdukej. Puliti disa herë sytë që të fshinte ata lotë të zjarrtë inati që ia verbonin shikimin.Jo, ajo s'duhej të ndihej ashtu, s'duhej t'i ndiente ato emocione të forta, jo me Brajanin. Ai do ta thyente, mënyra e tij e të jetuarit do ta vriste Melionën ngadalë e do t'i jepte frymë atij. Dhe ajo jetën e donte kaq shumë.
Qëndroi edhe pak minuta, pastaj heshtur mendoi të merrte xhaketën që të largohej, po ndryshoi mendje kur pa se ajo ishte një karrige larg Brajanit. Doli qetë, po si gjithmonë shikimit të tij s'i shpëtoi.
Ai e ndoqi mbrapa deri jashtë lokalit e ajo që dëgjoi hapat e tij sërish s'deshi të ndalonte.
-Meliona, - thirri ai lehtas emrin e saj, me atë zërin e tij të thellë që zbutej prej pikave të shiut.
Dora e Brajanit e ktheu nga ana e tij. Instiktivisht çoi dorën poshtë syve që të fshinte ato pak pika që ia kishin lagur faqet.
-Çfarë ndodhi? Çfarë të ka mërzitur? - pyeti ndërkohë që vendosi dorën në mjekrën e saj.
Sytë e mbushur me shqetësim sërish e futën ne luftë me veten.
-Asgjë që mund të të interesojë.
Mendoi se u duk e ftohtë, por më tepër u duk e lënduar.
-Sigurisht që më intereson. Ti e di se dua të të ndihmoj nëse ke ndonje shqetësim.
-S'kam nevojë për ndihmën e askujt.
Iu ankua e trishtuar, se me ato ndihmesat e tij mendja e saj ishte turbulluar, zemra kish kohë që s'i kishte gjetur qetësi.
Fytyra e Brajanit u bë më serioze. E kuptoi se s'ishte fjala për ndonjë gjë të vogël. E ndiente tensionin në fjalët e saj.
-Më fal nëse kam bërë diçka që të ka mërzitur. Duhet ta dish se s'e kam bërë me qëllim.
Vuri buzën në gaz me ironi.
Çdo gjë e tij e kishte një qëllim! Çdo buzëqeshje, çdo shikim i ngrohtë, çdo prekje gjasmë pa dashje! Ai shikonte çdo veprim që bënte. E dinte se ç'ishte duke i shkaktuar asaj.-Të lutem, mjaft me këtë sjellje! Cili është qëllimi yt? Pse po i bën gjithë këto gjëra?
-Duhet të ketë me patjetër një arsye?
-Për veprimet e tua po. Dhe mos më jep arsye se ngjaj me dikë që nuk e ke më. S'mund të tregohet kaq interes për dikë që thjesht sa të sjell një kujtim.
Ai nënqeshi fshehtë dhe vështroi përreth, përshkoi flokët me dorën e majtë dhe sërish nguli sytë tek ajo.
Deshi të thoshte diçka, por për disa çaste buzët e tij qëndruan të mbyllura e në heshtje ajo admironte ato tiparet e tij të theksuara. Nuk e kishte edhe aq mendjen te fjalët që ai i tha në ato momente, thjesht i bërtiste vetes, i thoshte të ndalonte, por kishte rënë aq thellë në të ashtuquajturin pëlqim të tepruar, sa po fillonte të kishte inat veten që s'ushtronte dot më kontroll mbi disa veprime.
Sërish sytë po i feksnin prej lotëve dhe ndërkohë shiu bëhej më i fortë atë natë të nxehtë korriku.
Ai hoqi xhaketën e tij e iu afrua që t'ia hidhte supeve. Për një sekondë nuhati aromën e parfumit në qafën e tij e mbylli sytë ngadalë.-Unë të pëlqej ty, - pëshpëriti nën zë gjysmë e vetëdijshme pranë veshit të tij.
Brajani u largua që ta shihte në sy. Në fytyrën e tij rrëshqisnin pikat e ujit e sytë i kishin marrë një ndriçim të bukur prej hënës. Buzët e njoma prej shiut u hapën ngadalë që të flisnin, po fjalët s'dolën.
Buzëqeshi hidhur dhe bëri një hap pas.
-S'është nevoja të thuash gjë, nuk e thashë për të marrë një përgjigje.
Fshiu lotët, i tha një "mirupafshim" të vakët dhe u largua.
Gjatë rrugës i shkonte ndonjëherë në hundë aroma e parfumit të tij që ishte ruajtur edhe në xhaketë. Përpiqej të mos ndiente gjë, të mos mendonte, të mos kujtonte fytyrën e tij, por për dreq s'mundej, çdo gjë i dukej kaq e gjallë, ndjenjat i forcoheshin çdo moment që kalonte, çdo frymëmarrje që thithte.E ndiente se e kishte futur veten në një batak, se kishte poshtë këmbëve një humnerë e ajo po hidhej atje me dëshirën e saj. Brajani ishte si zjarri, dhe ajo po pranonte të digjej nga flakët e tij.
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...