9

904 76 46
                                    

Në mëngjes, edhe pse kishte një orë që ishte zgjuar, në vete e solli dera e hekurt që po hapej ngadalë.
Këmbët iu ngritën me të shpejtë e po priste kërkuese të dinte kush ishte.
Brenda hyri i njëjti polic që dje e kishte futur aty.

-Ç'ndodhi?

-Do të të nxjerrim, - iu përgjigj ai fytyrë-ngrysur, a thua se po e detyronin ta bënte diçka të tillë.

E vështroi e hutuar. Ç'kishte ndodhur?

-Pse? Ç'po ndodh?

Që nga korridori i gjatë e i errët dëgjoi zhurmë këpucësh. Ajo ecje iu duk e njohur, disi familjare, sikur ta kishte dëgjuar shpesh, po sërish nuk po i vinte në mend se kush mund të ishte.

Ai kaloi pragun e asaj dere të vjetër e direkt ndeshi në sytë e saj. E Meliona vetëm e shihte dhe pa e kuptuar diçka aty në kraharor kishte filluar ta entuziasmonte, t'i falte një ndjenjë ngrohtësie.

-Brajan, - mërmëriti thuajse pa zë.

Me hapa të ngadaltë doli që nga ajo qeli e vogël ku e kishin futur dhe qëndroi përballë tij.
Shihte atë buzëqeshjen që luante në buzët e Brajanit ndërkohë që vetë ishte aq serioze.

-Oh, sa kohë e shkurtër pa të parë Brajan, - i ndërpreu zëri i vajzës, një tjetër rast që tregonte se prania e Brajanit bënte që Meliona të humbte sensin e kohës.

-Përshëndetje Elis.

Fytyra e tij s'ndryshoi shprehi kur pa Elisën. Ose ishte një aktor i zoti, ose vërtet s'i shkaktonte bezdi prania e saj.

Meliona i bëri një shenjë të lehtë përshëndetjeje Elisës para se të dilte që aty bashkë me Brajanin.

Nuk foli derisa dolën në ajrin e pastër. Vetëm atëherë u kujtua që të merrte frymë e të shihte atë.

-Faleminderit. Nuk di si t'jua shpërblej gjithë këto që keni bërë për mua.

-Thjesht më bëj një nder të vogël. Më fol pa komplekse, pa imazhin e shefit të punës, si të më kesh shok.

Nënqeshi ngadalë. Ja dhe një përpjekje e Brajanit për t'u afruar akoma dhe më shumë me të.

-S'është shumë e tepruar? Shefi im jeni në fund të fundit.

-Vetëm në punë, sigurisht.

Sërish vuri buzën në gaz teksa e gjeti të këndshme atë shkelje syri që erdhi nga ana e Brajanit.
Ndaloi para makinës së tij. S'kishte ndërmend të largohej me të.

-Si e more vesh se ç'kishte ndodhur?

-S'mendon se më mirë do ishte të pyesje se si të nxorra?

-Shumë mirë, mund t'ju përgjigjesh të dyja pyetjeve.

Brajani buzëqeshi lehtë, pas tij edhe ajo.

-Ndonjë herë tjetër. Tani jam i lodhur dhe më duhet të të tregoj aq shumë gjëra.

Ai bëri një gjest sikur të thoshte se kishte aq shumë për të thënë, sa s'dinte nga t'ia niste si fillim.

-Në rregull atëherë. Edhe një herë, faleminderit shumë Brajan. Shihemi në punë.

-Javën tjetër, sigurisht, - ia ktheu ai si për ta kujtuar se java e saj e pushimit s'kishte mbaruar akoma.

I buzëqeshi ngadalë.

-Në rregull. Mirupafshim.

-Mirupafshim.

U largua. E mori veten akoma dhe më shumë në atë ajër të ftohtë, po në shtëpi shkoi e mërzitur. Ishte trishtuar nga qëndrimi në atë vend. Kishte harruar të shihte edhe për ndonjë apartament. Ngjarjet e fundit ia kishin larguar fare nga mendja atë fakt.

Hyri brenda qetë, pa bërë zhurmë, nuk donte që Stivi ta dëgjonte. U ngjit në dhomën e vet, mbylli derën me çelës dhe pastaj psherëtiu e çliruar.

Shikoi veten në pasqyrë. E vetmja që ia tregonte trishtimin e thellë të fshehur në zemër.
Mbylli sytë, mori frymë thellë e uli kokën lehtë. Buzëqeshi. E prisnin gjëra të bukura, e ardhmja ishte premtuese, do ia dilte të fitonte atë që donte, të jetonte ashtu siç gjithnjë kish ëndërruar.

5 ditë më vonë

-Pra, të gjitha informacionet janë këtu? S'është nevoja të kontrolloj tek arkivat? - pyeti Brajanin tek po shlfetonte dosjen e vjetër me kujdes.

-Po, aty janë të gjitha që të duhen. Por më mirë...

Dera trokiti. Fjalët e Brajanit u prenë në mes. Brenda hyri Neo bashkë me dy persona të tjerë.

-Ju kërkonin juve zotëri.

-Në rregull, faleminderit Neo.

Dy djemtë, që nga paraqitja asaj iu dukën si punonjës banke, hynë brenda dhe qëndruan pranë Brajanit.

-Përshëndetje, erdhëm për të diskutuar për...

-E di se për çfarë. Mund të uleni.

Ai i bëri me sy Melionës të largohej e i pëshpëriti se do diskutonin më vonë.
Ajo doli qetësisht. Kur deshi të zbriste shkallët, u ndesh me Neon që ishte edhe vetë duke zbritur.

-Ç'ndodhi? Me kë po bën heroin këtë herë Brajani?

-Zot, ti me këto mendimet e tua, - rrotulloi sytë duke qeshur.

-Çfarë? S'është hera e parë që Brajani të ndihmon.

Heshti. Mendimet iu vërsulën menjëherë. Po sikur Brajani të kishte marrë pará prej llogarisë së vet bankare për ta nxjerrë atë nga paraburgimi pa nevojën e avokatit?

-Gjithsesi, punët e Brajanit ato. Ai e di se ç'katandis. Hajt, po ik njëherë unë tani. Punë të mbarë.

-Gjithashtu.

Hyri në zyrën e saj e shpërqëndruar. A të kishte arritur Brajani deri në atë pikë? Ç'dreqin kishte ai ndër mend?! Nuk e besonte, s'e besonte më arsyen e tij, duhet të kishte me patjetër diçka në atë mes.

U ul në karrigen e saj e po vështronte qytetin që jashtë xhamave të mëdhenj. Sa mund të kishte paguar Brajani për të? Kur kishte mbaruar punë aq shpejt? Dhe pse? Gjithmonë me atë pyetje do të mbyllte gjithçka. Pse po bënte gjithë ato gjëra?

Dera u hap ngadalë, pas sa minutash nuk e mori vesh, madje nuk e ndjeu as atë që hyri.
Brajani vendosi ngadalë dosjen në tavolinën e saj.

-Mendoj se tani mund të vazhdojmë të bisedojmë për dosjen.

Ajo s'e dëgjoi. Ishin ato momente të shpeshta kur ajo përhumbej aq shumë, sa nuk ndiente asgjë që ndodhte e që flitej.

-Meliona?

Iu afrua ngadalë e i qëndroi fare pranë, pastaj i përkuli këmbët që të ishte në të njëjtin nivel me të. E preku lehtë në shpatull.

Ajo lëvizi e trembur e u bë gati të ngrihej, ndërsa ai ia kapi duart dhe e uli poshtë. E kishte aq pranë, aq pranë fytyrën e tij. Duart ai i kishte të nxehta, të buta. Sytë e smeraldtë e shihnin me vëmendje, ndërsa buzët i kishin krijuar një lakim të ëmbël.

U përtyp thellë. Shumë afërsi, më tepër se ç'ishte e nevojshme. Trupi iu nxeh dhe e gjitha ç'mund të mendonte ishte thjesht Brajan, Brajan, Brajan...

Folmë për dashurinëWhere stories live. Discover now