-Brajani më puthi, - qe gjëja e parë që i tha Elisës kur ajo u kthye prej punës.
Asaj, që deri sa hyri te dera buzëqeshja s'i ishte ndarë, iu largua gëzimi prej fytyrës. U ul në kolltuk me kujdes, sikur ndërkohë të ishte duke u menduar se ç'do të thoshte.
-E di që nuk të vjen mirë, por...
-Nuk është se nuk më vjen mirë Meliona, vetëm se do ta kesh vështirë me të. Bëj ç'të duash, pëlqeje, duaje, ku ta di unë, por ai do të të lëndojë. Në mos sot do të të lëndojë nesër. Edhe Ami njësoj si ti mendonte. Ta kam thënë edhe më parë, Brajani është tërheqës. Të gjitha e pëlqejnë. Nuk po them se ai s'mund të të pëlqejë, se kaq shumë gjëra që ka bërë për ty s'ka bërë për askënd, ama të të siguroj se kjo gjë do shkojë përtej pëlqimit, këtë nuk e bëj dot.
Brajani nuk është mësuar me të tilla gjëra. Atij jeta i ka kaluar vetëm në formë argëtimi. Ja e zemë se për ty mund të ndiejë më tepër se pëlqim, por edhe kjo do kohën e saj. Derisa ai të mësohet me këtë ndjenjë, ti kushedi sa herë mund të lëndohesh prej tij. Është në natyrën e Brajanit. S'është se të bën ndonjë gjë të madhe, të të bërtasë apo të të shajë, jo, por mos u çudit nëse të nesërmen e sheh të qeshë me ndonjë femër tjetër, mos u çudit as po e puthi, se Brajani vetëm këtë argëtim di.
Fola shumë, por e di çfarë? E di që s'do më dëgjosh. Mund të mendosh që me ty do jetë ndryshe, mendoje, por po të them vetëm kaq. Duaje, por në fund mos u shkatërro kur të përfundoni në ndonjë katastrofë.Hera e parë që Elisa ishte aq serioze dhe e drejtpërdrejtë në ato që thoshte. Dhe çuditej sesi fjalët e saj shprehnin gjithë mendimet e Melionës. U bë të fliste, por heshti. Shtrëngoi fort duart, pastaj hoqi shikimin tutje, i vendoste kudo përveçse te sytë e saj.
Elisa u ngrit dhe shkoi te dhoma që Meliona i kishte bërë gati, ndërsa kjo e fundit psherëtiu lehtë prej një zemërimi të vogël. E dinte se si ishte Brajani, por gjithmonë shpresonte se ai do të ndryshonte. E dinte që ai e bënte të ndihej mirë, por njëkohësisht pjesën me të madhe të kohës e bënte të donte të zhdukej prej vendit ku qëndronte ai, të mbyllej në dhomën e saj e të qëndronte atje e lënduar.
Orët kalonin si normalisht. Ishte duke parë një shfaqje televizive e vetme kur i erdhi një mesazh në telefon.
"E ka problem Meli nëse shefi i saj i kërkon të dalin bashkë?"
Mel? Askush nuk e kishte quajtur ndonjëherë ashtu në gjithë jetën e saj. Por tingëllonte këndshëm, ashtu si çdo gjë tjetër që ai thoshte.
Duke buzëqeshur, shkroi mesazhin me të shpejtë.
"Ku si për shembull?"
"Ndoshta të zhgënjej, po në lokal s'më pëlqen të shkoj. Si thua për një shëtitje?"
"Perfekte."
"Bukur. Takohemi te hyrja e shëtitores."
U ngrit e lumtur prej kolltukut. Buzëqeshja i ishte stampuar në fytyrë, sikur ajo që do të bënte të ishte gjëja më e jashtëzakonshme që mund t'i ndodhte ndonjëherë në gjithë jetën e saj.
Shkoi te dhoma e vet, u ndërrua me të shpejtë, pastaj nxitoi të dilte. Duke veshur këpucët, vuri re hijen e Elisës nga mbrapa.
-Do dalësh me Emën?
-Jo, Brajani deshi të takoheshim.
Ajo nxorri prej buzëve një "aha" të vogël. Buzëqeshi, edhe pse nuk ishte aspak e lumtur për veprimet e Melionës. E shihte duke gabuar dhe normalisht s'kishte ku e përfitonte kënaqësinë prej atyre zgjedhjeve të saj të pamenduara mirë. Por ashtu siç edhe i kishte thënë, nuk do t'i korrigjonte asgjë deri kur Meliona ta kuptonte vetë gjendjen në të cilën ndodhej vërtet.
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...