Dita nuk i eci mirë. Si fillim, i eci keq me Brajanin, së dyti, mendja po i punonte rrengje shpërqëndrimi gjatë punës, së treti, kur ishte duke shkuar në librari, s'mund të ndalonte veten së ndjeri marramendje dhe dhimbje shkatërruese koke.
Edhe i moshuari që e kishte marrë në punë e vuri re gjendjen e saj katastrofike.-S'më dukeni mirë Meliona. Mos ndoshta keni nevojë të vizitoheni në spital?
-Jo jo, mos më shikoni që jam në këtë gjendje, se nuk kam ndonjë gjë serioze. Vetëm se kam qenë pak e lodhur këto kohë.
-E kam vënë re, po mendova mos do kalonte. Sot qenka më keq se herët e tjera.
E di çfarë? Këtu afër është një farmaci. Do bëje mirë nëse do shkoje të merrje ndonjë ilaç që mund të të bëjë të ndihesh më mirë.Miratoi me kokë. Ai kishte të drejtë.
Farmacia ishte më pranë seç e kishte menduar. I tregoi vajzës problemet që kishte e ajo i dha ilaçet e duhura. Pagoi për to, pastaj e falenderoi para se të largohej.Dhe gjatë rrugës ndërkohë do të haste një surprizë tejet "të këndshme"... Brajanin, i cili, ashtu siç edhe e kishte bërë tejet të dukshme, po përpiqej të kuptonte pak më tepër për të duke marrë informacione nga pronari i librarisë.
I pa tek bisedonin ndërkohë që i hipi një damar i keq që të fillonte e t'i bërtiste Brajanit, por sigurisht që s'e bëri.
U afrua fshehtas drejt librarisë me mendimin që të mos dallohej prej tij, gjë që qe e kotë. Ai e ktheu kokën instiktivisht dhe më pas normalisht që u nis drejt saj.
Qëndroi atje ku ishte, s'kishte ndërmend t'i shmangej.Fytyra e sertë e Brajanit nuk i solli parandjenja të mira. Ai s'dukej i kënaqur.
-E ke idenë që një ditë do të përfundosh rëndë në spital nga gjithë kjo ngarkesë që po kalon? - qenë fjalët e para me të cilat ai hapi atë bisedë.
-Mos u shqetësoni. Ia kam dalë deri tani, do mundohem t'ia dal edhe herët e tjera.
-Jo më. I thashë atij, - foli duke bërë me shenjë nga pronari, - që nuk do punosh më atje. Mos e ngarko veten kaq shumë për kot gjë.
-Zot! Ç'dreqin ke bërë?! - foli plot inat.
Pas atyre fjalëve deshi të largohej e t'i thoshte burrit të moshuar se fjalët e Brajanit s'duheshin marrë për bazë, por ai si gjithmonë e ndaloi.
-Mjaft Brajan!
Ajo qe hera e parë që i bërtiti aq shumë. Tashmë po që Brajani kishte shkuar më larg seç duhej.
-Mos u ngatërro me jetën time! Nuk ke pse kontrollon çdo gjë që unë bëj!
Për disa çaste thjesht po vështroheshin sy më sy. Ai qëndronte i heshtur pas atij shpërthimi të saj, ndërsa Meliona merrte frymë thellë për t'u qetësuar.
-Po mundohem të të ndihmoj.
-Dhe unë po e refuzoj ndihmën tënde. Mjaft me kaq Brajan. Faleminderit për gjithë ato që ke bërë, por po të lutem të mos vazhdosh më tej.
-S'e kuptoj pse bëhesh kaq kokëfortë. Nëse ke nevojë për para atëherë mund të të rris rrogën, mjafton të më thuash. S'është nevoja të bëhesh copë në dy punë të ndryshme.
-Mos guxo ta bësh diçka të tillë!
-Kujton se do të të lejoj të punosh edhe këtu?
-E si supozohet që të t'i paguaj ato dy milion dollarë?! - ia tha të vërtetën që ishte përpjekur t'ia fshihte gjithë këta muaj.
Fytyra e tij ndryshoi shprehje. Një inat i lehtë ia përfshiu tiparet e theksuara të fytyrës. Vështroi një herë përreth për të fituar kohë që të mendonte ato që do të thoshte e në fund sërish përfundoi në sytë e saj.
-Nuk është nevoja, - foli qetë, me zë të ulët, duke ngritur pak supet.
Ajo nënqeshi lehtë. Pikërisht fjalët që kishte menduar se ai do ia thoshte!
-Sigurisht që kështu do të thuash, por përpiqu ta vendosësh veten tënde në vendin tim. Jam e sigurt se edhe ti të njëjtën gjë do të bëje.
-Meliona...
-Jo Brajan, të lutem, mos thuaj gjë. Të paktën më kupto këtë herë.
Disa çaste kaluan qetësisht dhe ajo nuk e kishte vënë re që po e vështronte Brajanin për aq gjatë, saqë po humbiste në sytë e tij të adhurueshëm, në atë fytyrë perfekte.
-Por s'mundem të të shoh ditë për ditë në këtë gjendje.
Ulje-ngritjet e kraharorit iu shpeshtuan. Sa të ëmbla që shkuan në veshin e saj ato fjalë, sa engjëllor tingëlloi zëri i tij.
S'mundi ta mbante për vete buzëqeshjen që kishte disa çaste që donte të shfaqej në buzët e saj. E sidomos kur shihte sytë e tij të butë, çdo gjë vështirësohej aq shumë.-Është thjesht çështje kohe. Do mësohem.
-Po jeta jote? Do ikë e gjitha me punë. Çfarë do të bësh? Dymbëdhjetë orë punë në ditë, më pas drejt e në shtrat. Kështu do jetosh? Je e re Meliona. Mos ia bëj vetes këtë gjë. Ke nevojë të dalësh, të qeshësh me të tjerët, jo të rrish gjithë ditën vetëm duke punuar. Jeta nuk është vetëm punë. Dhe unë s'mund të qëndroj i qetë kur e gjithë kjo është duke ndodhur vetëm për të shlyer borxhin që ti mendon se ke kundrejt meje.
Fjalët e tij e futën në mendime. Jo, ajo nuk donte që jeta e saj të ikte ashtu, por dreq, e si mund të vepronte ndryshe?!
-Lëre fare, tashmë është punë e mbyllur, - foli ai kur kuptoi se ajo ishte në mëdyshje.
Kapi dorën e saj duke e tërhequr drejt makinës. Ai veprim e ngrohu. Por pse duhej që Brajani ta bënte të ndihej ashtu? Pse ia bënte çdo gjë aq të dëshirueshme kur ai e dinte se s'mund t'u besonte as zgjedhjeve të veta?
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...