Në shtëpi e priste Elisa. Ajo ishte bërë qull nga e ndenjura për shumë gjatë jashtë në shi.
-Më fal shumë Elis, kisha dalë me një shoqe dhe harrova fare se do më prisje këtu.
-Nuk ka problem.
Ajo e vështroi një herë Melionën, po nuk i bëri zë, edhe pse e vuri re që kishte qarë.
Meliona hapi derën e shtëpisë dhe hynë brenda. Atje ishte ngrohtë. Falenderoi veten që i kishte ndezur ngrohëset para se të largohej.-Eja, ke nevojë të veshësh diçka tjetër.
Shkuan te dhoma e saj e gjumit. Nxorri veshje për të dyja, i tregoi derën e tualetit Elisës dhe për vete u ndërrua aty në dhomë.
-Unë jam në kuzhinë. Do ik të gatuaj ndonjë gjë, - i tha dhe po ecte mekanikisht.
Në mendje kishte Brajanin. Ai i shkaktonte një stuhi mendimesh. Kudo ku ishte ai, kishte shkatërrim, ashtu siç po shkatërrohej edhe truri e zemra e saj.
U përplas me karrigen pa e pasur mendjen e gota i ra nga dora. Vetëm në ato momente e vuri re Elisën, që po qëndronte mbështetur pas murit me duart e kryqëzuara.
U bë të ulej që të mblidhte copat e gotës, po Elisa e ndaloi.-Nuk ka gjë, ulu ti, se i heq unë këto.
-Faleminderit.
Vështronte veprimet e saj pa folur, sërish gati në të qarë. Efekti i pijes s'ishte larguar akoma.
-I thashë Brajanit se e pëlqej.
Zëri iu drodh. Hera e parë që i shfaqte ndjenjat aq hapur para të tjerëve. S'e kishte bërë kurrë më parë.
Elisa hodhi në kosh copat e xhamit dhe ngriti kokën për ta shikuar, pastaj u ul në karrigen përballë saj.
-E di se nuk kam për të përfunduar mirë me të, por sa më shumë që e shoh, aq më tepër e kuptoj se e kam vështirë t'i qëndroj larg, - tha e dëshpëruar. - Dhe ai nuk më ndihmon aspak me ato veprimet e tij. Përkundrazi, çdo gjë e bën më keq.
Në dhomë ra heshtja. Vetëm zhurmat e shiut u shkonin ndër veshë, kjo deri në momentin kur Elisa theu heshtjen.
-Çfarë të tha kur i tregove se e pëlqen?
-Asgjë. Vetëm më vështroi, sikur të mos ia kishte idenë se unë ndieja diçka të tillë! Duket sikur ai çdo gjë e bën qëllimisht. Tani edhe më vjen zor ta shoh pas kësaj që ndodhi.
Kur e imagjinonte se të hënën do t'i duhej të shikonte sërish fytyrën e tij, një lëmsh i mblidhej në grykë.
-Ndonjëherë duket sikur do që të krijojë një lidhje më të ngushtë me mua, herë të tjera sillet sikur nuk më ka folur kurrë. Nuk e kuptoj se si mund të më buzëqeshë e të më shohë në sy në atë mënyrë kur gjendet me femra të tjera pranë!
Shfryu prej inatit dhe ashtu e revoltuar siç ishte vendosi kokën në tavolinë.
-E urrej ndonjëherë, ose më mirë le të themi se e urrej pjesën më të madhe të kohës!
Heshtja e Elisës ishte disi injoruese, ose të paktën ashtu iu duk asaj.
-Kushedi si mendon. "Edhe kjo qenka po aq budallaqe sa Ami që pëlqen dikë si Brajani."
-Jo, sigurisht që jo. Brajani është tip tërheqës. Për pamjen po e po, po edhe nga karakteri për disa gjëra është i këndshëm.
Me çdo gjë ajo thoshte, Meliona ishte dakord. Brajani kishte shumë gjëra të bukura në vetvete, vetëm se e prishte nga ajo dëshirë e marrë për t'u kënaqur me jetën në maksimum.
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...