Atë natë surpriza e dytë e pakëndshme i erdhi prej Stivit. Gjatë gjithë ditës kishte ndenjur aq e qetë, pastaj ai kujtohet e vjen nga ora tetë i darkës, për më tepër i shoqëruar. Më tepër do ishte kënaqur sikur të kishte marrë ndonjë femër me vete, por këtë herë ishte i shoqëruar me një djalë trupmadh e të frikshëm.
Kur e kishte parë në dritare, kishte nxituar të shkonte në dhomën e saj, por për t'u siguruar që nuk do ndodhte ndonjë zënkë, doli me ngadalë prej dhomës dhe po dëgjonte se ç'po flitej në dhomën e ndenjjes.
Si gjithmonë, e dinte se nuk do dëgjonte ndonjë gjë të këndshme, por me ato fjalë Stivi e çuditi.
-Vajza po qëndron në dhomë. Mund ta marrësh, çoje ku të duash, me kë të duash, s'më bën përshtypje. Me lekët punën e kemi të mbyllur.
Frymëmarrja filloi t'i vështirësohej, duart po i dridheshin, por e bindi veten që të mos përhapte panik.
Shkoi qetë në dhomën e saj, mbylli derën me çelës e nxitoi të merrte çantën, u sigurua që në portofol kishte mjaftueshëm para, pastaj nxitoi të merrte një palë xhinse e bluzë për të nesërmen dhe në fund fare iu drejtua dritares.
E hapi ngadalë e u hodh me shkathtësi. Filloi të vraponte, nuk kishte ndërmend që ndokush ta shihte.Doli në rrugën kryesore për të ndaluar një taksi, por kur e pa se për momentin asnjë taksi s'po gjendej, e mori rrugën në këmbë për te deti. Atje të paktën do kishte pak kohë të merrte veten.
U ul në rërë duke mbledhur këmbët në gjoks. Vendosi mjekrën te gunjtë dhe shihte atë pamje aq qetësuese ndërkohë që mendja e saj ishte një tufan.
U dëgjua zilja e telefonit. Në ekran u shfaq emri i Emës. Sa e hapi, u dëgjua zëri i saj me nota shqetësimi.
-Ç'djallin ka ndodhur? Erdhi Stivi si i marrë duke të të kërkuar.
Filloi ta kuptonte se aty nuk do të ishte e qetë. Kudo që të shkonte, rrezikonte që Stivi ta shihte dhe nëse ajo gjë ndodhte, pasojat s'do të ishin të mira.
-E dëgjova të fliste me një djalë. Kishte ndërmend të më shiste, - ia ktheu e lënduar. - Dola prej dritares kur e dëgjova.
-Oh Zot! Po tani ç'ke ndërmend të bësh? Këtu s'mund të vish kurrsesi.
-Sonte do të qëndroj te ndonjë hotel, por nuk e di për në vazhdim. Po filloj të mendoj se më duhet ta denoncoj. Nuk kam ç'të bëj tjetër. Këtu s'mund të qëndroj po e pata Stivin në këmbë. As nuk mund të largohem, se si fillim më duhet të mendoj për borxhin që i kam Brajanit.
-Po unë ty s'të kuptoj seriozisht! Brajani të ka thënë tërë ato herë që nuk i do paratë mbrapsht, ty prapë aty të rri mendja!
-Em, e kupton që ka paguar dy milion dollarë dhe as që kishte pse ta bënte atë gjë?
-Po ti e kupton se ai të pëlqen ndaj dhe i bën gjithë këto?
-Po, sigurisht, shumë, ndaj dhe ditë për ditë e shoh që merret me lloj-lloj femrash! - tha e acaruar dhe u ngrit që nga vendi ku ishte ulur.
-Thuaj ç'të duash, për mendimin tim ai vetëm sa nuk do t'i shfaqë ndjenjat e veta.
-Lëre fare. Shihemi.
Ia mbylli telefonin në inat e sipër dhe u largua që atje ku po qëndronte. Qyteti ishte shumë i ndriçuar, a thua se njerëzit më shumë jetonin natën se ditën.
Vendosi të shkonte që në atë moment te policia. Nesër ku i dihej ç'mund të ndodhte.
I tregoi policit të sjellshëm se Stivi e abuzonte, se e kishte kërcënuar disa herë me gjëra të ndryshme, dhe në fund se donte që ta shiste te një i panjohur.
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...