Pas dy muajsh.
-Brajan! Ke ndërmend të thyesh edhe këmbën tjetër?! - i foli e inatosur kur pa përpjekjet e tij të dëshpëruara që po bënte për të përthyer pak këmbën e dëmtuar ndërkohë që për pak do të ishte rrëzuar.
E detyroi atë të ulej në kolltukun e butë teksa vetë do ikte të mbyllte dritaren, prej së cilës kishte filluar të hynte një erë e ashpër përdëllitëse, por Brajani si gjithmonë do ta pengonte.
Tërhoqi trupin e saj drejt vetes duke e mbajtur në prehër. E puthi lehtë në qafë dhe më pas e vështroi në sy.
-Më duhet të mbyll dritaren dhe të ik në punë Brajan. Mos bëj sikur s'je i vetëdijshëm për këtë.
-Në orën pesë do nisemi. Mos harro.
-Je i sigurt që dëshiron të ikim? Këmba jote...
-Mund të ec Mel. Thjesht nuk e përthyej dot shumë, nuk kam ndonjë gjë serioze.
Psherëtiu lehtë.
Brajanit i ishte fiksuar të shkonin në Paris. Kishte bërë çdo gjë gati pa i thënë asaj asgjë: kishte prerë biletat, kishte prenotuar hotelin, vendet që do vizitonin, sa ditë do rrinin.
Dhe asaj ia kishte treguar gjithë këto gjëra vetëm një ditë më parë.-Në rregull, unë po nisem.
I la një puthje të shpejtë në buzë dhe u largua duke nxituar. Nëse qëndronte pak më tepër, ishte e sigurt se Brajani do ia ndryshonte mendjen dhe në fund do qëndronte me të.
Që ditën kur ai ishte lënduar, ajo kishte zëvëndësuar atë në punë. Përveç punës së saj, bënte dhe disa gjëra të tjera që me raste e kishin mbajtur ngulur te kompjuteri deri në orën shtatë të darkës.
Sigurisht që Brajani kishte shkaktuar një potere të vogël kur e kishte marrë vesh atë gjë, por më tepër për Melionën ajo ishte një bisedë që e bëri të kuptonte se ai shqetësohej për të më tepër se ç'kishte menduar.Mbaroi punët e saj aq shpejt sa mundi, shkroi dhe disa të dhëna që i duheshin Brajanit dhe pa orën. 15:11. Ishte vonë. Dhe Brajani e kishte telefonuar disa herë...
Duke vrapuar shkoi në dhomën e Neos dhe hyri pa trokitur fare.-T'i kam besuar ty të gjitha punët Neo, mos më zhgënje.
Ai bëri një gjest të çuditshëm me dorë, si të thoshte "Mos vallë po dyshon në aftësitë e mia?!"
I bëri një shenjë largimi dhe u zhduk nga sytë këmbët. Zbriti shkallët si e marrë, mori një taksi dhe pas dhjetë minutash shkoi në shtëpinë e Brajanit.
Ai sapo kishte mbaruar së vendosuri valixhet në bagazh e ishte bërë gati të hynte në makinë.
Nxitoi të hynte atje para se ai të mos e vinte re e më pas të largohej.-Pse s'më përgjigjeshe? - e pyeti menjëherë i shqetësuar teksa makinës po i jepte pak më shpejt se normalisht që të arrinin në kohë në aeroport.
-E kisha vendosur telefonin në dridhje që dje. Kisha harruar ta ndryshoja.
U rehatua në vendin e saj dhe mbylli sytë ndërkohë që era e freskët dhe dielli i ngrohtë i asaj dite tetori ia preknin fytyrën.
Më në fund do të binte në qetësi. Vetëm me Brajanin, larg të gjithave: njerëzve, keqdashjes, stresit. Çdo gjë do ta linte pas për pak kohë.
Në vendin e shumëpritur arritën në muzg, kur rrezet e fundit sapo po zhdukeshin. Aty edhe ajri sikur ndihej ndryshe. Ose i dukej asaj ngaqë për aq shumë kohë kishte qëndruar vetëm te një vend.
Shkuan te hoteli luksoz, hëngrën darkën që iu servir plot hijeshi në dhomë dhe më pas ranë të flinin së bashku, në krahët e njëri-tjetrit. Shiu që binte iu jepte një dëshirë që vetëm të flinin e të mos zgjohesheshin më kurrë, por mëngjesi erdhi ndryshe. I gjeti më energjikë.
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...