Brajani i kishte thënë se do të shkonte në një festë që do organizonte një shok i tij atë natë. Kishte një parandjenjë jo të mirë. Brajanit i pëlqente shumë të dehej dhe s'do të ishte çudi nëse do të bënte ndonjë budallallëk me ndonjë femër.
Ia kishte fshehur merakun e saj atij, por Elisës s'mundi të mos i tregonte.-Po nëse ai të tradhton edhe këtë herë, ç'do të bësh?
-Sigurisht që do të ndahem prej tij. S'kam ndërmend ta shtyj më tepër në këtë mënyrë.
Nuk folën më. Elisa u nis për në punë, ndërsa Melionës i erdhi një dëshirë që të shkonte të shihte Stivin. E dinte se do të dukej e marrë që e bënte diçka të tillë, por kishte nevojë të fliste me të.
Në rrugë e pa Emën, e cila ishte ngrehur mirë e mirë, kushedi se ku do shkonte.
-Hej Melkë. Do më shoqërosh deri në parukeri? Ka festë sonte!
"Mos, - mendoi me vete, - prite kur të jetë te e njëjtja festë me Brajanin."
-Në rregull, se edhe unë andej e kam rrugën. Do shkoj te Stivi.
-Je çmendur?! Ç'të duhet të shkosh tek ai maniaku?!
-Nuk do qëndroj shumë. Thjesht ta shoh se si është.
Ema nuk i foli. Ku i dihet, mund edhe të ishte duke menduar që ta vinte Brajanin në dijeni të vizitës së saj te Stivi.
Duke ecur, mendoi ta vinte njëherë në lojë, se donte të shihte reagimin e saj.-E di çfarë? Jam në dashuri me Kristin.
-Je në dashuri me Kristin?! Kush është ky moj goc?! Ke Brajanin sa për dhjetë Kristi! - i tha ajo duke ngritur zërin.
-E marrë, mos e ngri zërin se do dëgjojë ndokush!- iu kthye me frikë duke i bërë me shenjë të heshtte. - Zot, shaka po bëja, pjesërisht. Brajani ka pëlqyer Kristiano Ronaldon kur ka qenë i vogël dhe i thashë se ndonjëherë do ta thërrisja Kristi, siç bënim ne kur ishim fëmijë.
-Aha, epo fol o Melkë, dija unë për çfarë e kishe fjalën.
Rrotulloi sytë e qeshur.
S'kaluan as pesë minuta kur rrugët e tyre u ndanë e Meliona shkoi në polici. Lajmi që dëgjoi e bëri të tronditej. Stivi ishte arratisur mbrëmjen e kaluar.Filloi t'i zihej fryma në atë vend aq të zymtë, ndaj edhe doli jashtë me nxitim. Nuk e kishte vënë re që duart i dridheshin. Ndihej sikur i kishte ardhur fundi. Nëse Stivi e gjente, kushedi se ç'do t'i bënte. Kishte frikë, dhe vendi i vetëm ku mund të qetësohej ishte pranë Brajanit, por edhe ai s'ishte në dispozicion.
Shkoi në shtëpi gati duke vrapuar, mbylli gjithë dyert, i siguroi të gjitha dritaret dhe u mblodh atje në divanin e dhomës së ndenjjes, por askush nuk i erdhi përveç Elisës.
I shkroi edhe Brajanit, i tregoi se ç'kishte ndodhur dhe nuk ishte aspak për çudi që ai as që e shikoi mesazhin e saj.
Nga brenda filloi t'i vlonte sërish ai inati dhe xhelozia e pakuptimtë. Kur mendonte se ai mund të ishte pranë një femre, se ndoshta duart e tij mund të ishin duke prekur një tjetër, se mund të ishte duke e puthur, çmendej fare.
E mori në telefon, por ai edhe aty nuk iu përgjigj. Në rregull, e pranonte, po çmendej, Brajani po e çmendte!
U përpoq të qetësonte veten, por s'mundi. Mori Emën në telefon, por edhe ajo as që denjoi t'ia hapte. Prej inatit, e flaku telefonin në divan dhe vendosi duart në kokë.
-Qetësohu Meliona. Të paktën sonte mund të vërtetosh nëse Brajani të do vërtet apo jo, - i tha Elisa qetë ndërkohë që ishte rehatuar në divan duke lexuar një libër.
YOU ARE READING
Folmë për dashurinë
RomanceE la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lo...