Folmë për dashurinë

1.2K 75 102
                                    

Kohë më vonë

- Folmë për dashurinë.

- Dashurinë? - u ngërdhesh lehtë me ironi.

- Po.

Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lot të poshtër malli.
Mori frymë thellë, mbushi mushkëritë me ajrin që e vriste ngadalë, se çdo frymëmarrje i kujtonte atë që kishte humbur.

- Dashuria është si kjo që sheh. E bukur, ka diellin e saj më të shndritshëm, ka edhe shiun më të fortë, dallgët më të ashpra. Dashuria është katastrofë kur s'e jeton siç duhet, një sëmundje e fortë, që edhe pse largohet të lë të lodhur.
Dashuria ishte kur njoha atë. Kuptova se kur njeriu dashuronte, nxirrte nga brenda vetes një tjetër njeri, rilindte, krijonte një univers tjetër që t'i përshtatej dëshirave të të dyve.
Dashuria ishte të harroje veten e të rindërtoje tjetrin me copat që shkëpusje prej trupit tënd. Ishte të prisje, të lodheshe, e sërish të qëndroje.
Dashuri do të thoshte të hiqje zemrën prej kraharorit e t'ia servirje tjetrit në pjatë të argjendtë, ta shihje të shkëpuste çdo copë të atij organi, të luante si të donte, t'i ngjiste, t'i shkatërronte po të donte, e përsëri ajo ndjenjë do të qëndronte gjithmonë aty brenda.
Dashuria ishte ta doja atë, dhe më pas në fund ta lija sikur të mos e kisha dashur kurrë.

- Pse u largove prej saj?

Thithi një herë cigaren që kishte mes gishtave, pastaj prej buzëve pak të hapura nxorri i trishtuar tymin e bardhë.

- Nuk e dija, nuk e kam ditur kurrë se Stivi ka qenë babai im.



FUNDI I LIBRIT TË PARË

Vazhdimi: Kafaz dashurie

Folmë për dashurinëWhere stories live. Discover now