29

586 41 0
                                    

Rrezet e ngrohta të diellit që depërtonin nga dritarja më bienin në fytyrë ,hap sytë dhe shoh që ora është 12:26 ,paskam flejtur shumë shyqyr sot e kam pushim do shkoj dhe te Dimërorët sepse...uh harrova që u largova nga atje.Hyra në banjo dhe pastaj u vesha dola nga dhoma dhe shoh që Ela dhe Beatrix i kishin mbaruar punët e shtëpisë.

"Mirmëngjes princesha jonë"-tha me sarkazëm Brandoni.

"Ej zot edhe të Shtunë të Dielë nuk të lënë të flesh!"-shfryva unë.

"Ku është Tajleri?"-pyeta unë.

"Prit se e kam në xhep"-tha Ela duke kontrolluar xhepat.

"Kur nuk e di ti nga ta dimë ne?"-tha ajo pastaj.

"Qenkeni ngrit me nerva sot ju"-thashë unë duke shkuar në kuzhinë të pija një gotë qumësht.

"Ytt ku shkoni ju??"-tha Beatrix kur mbylli deren me celës, pasi pa Tranksin dhe Brandonin që po shkonin drejt derës fshehurazi.

"Po pra si shumë të fshehta po na mbani."-thashë unë.

"Po ja ne..."-nisi të fliste Brandoni por e ndaloi zhurma e telefonit që e kishin harruar mbi tavolinë.Ndersa unë shoh një litar aty në një qoshe dhe i lidh ata ndersa ishin pa mendje.Po litarët përse u nevojiten këtyre ?Nejse më hynë në punë.

"Hape dhe fol normal"-i drejtoi Ela telefonin Tranksit.

"Ca ke ju moj?"

"Hape se nuk e lë un Elën për një muaj të bëj upsi dupsi me ty"-kërcënon Beatrix ndersa Ela i bie ballit me dorë.

"Ose e sheh atë thikën ta pres"-thashë unë duke bërë me gisht te thika që ndodhesh atje tutje.

"Ju e dini që e bëjmë"-thashë unë përsëri.

"Mir e hapëm"-tha ai dhe e hapi ndersa unë i bëra me shenjë ta linte me zë.

"Alo"

"Ku jeni ju ore??"-u dëgjua zëri Tajlerit ndersa unë i shkruajta në një letër që ta pyesnin ku do shkonin.

"Në cfarë vendi do të vimë?"

"Nuk jua thashë dje unë??"

"E harruam"

"Te xxxx vend"

"Dhe po ju pret Joeli te diskoja"-shtoi Tajleri duke mbyllur telefoni ndersa Brandoni dhe Tranksi shanë nën zë.

"Cfarë Diskoje??Ku do shkonit??"-filluam ne të marrim në pyetje ata.

"Do ju shpjegojmë cdo gjë kur të vimë"-thanë ata dhe ne i liruam,epo kemi dhe mënyra tjera po nuk e mbajtën fjalën.

Ishim ulur në divan dhe po mbanim sytë nga dera duke pritur ata të shtatë,dhe ja ku dera u hap pritëm që ata të uleshin,Tajleri erdhi i fundit e qëndroi në këmbë përballë nesh.

"Mir...do t'ju tregojmë gjithcka, jemi...mafia"-tha ai serioz,si gjithmonë.

"Tjerat i vazhdoj unë ulu aty ti"-u ngrit Aleksi dhe u kollit "khëm khëm" për të rregulluar zërin e nisi të fliste.

"Ti je një njeri i rrezikshëm që drejton biznese. Ti e di kush do të ndjekë deri në fund dhe e dini se kë do të vrasësh kur nuk të shërben më për qëllimet e tua.Ti je i ashpër dhe i respektuar në biznes."-tha ai.

"Bukur i thashë lajmet?"-tha ai dhe ne qeshëm.

"Ja edhe endrra e Deni Collins u bë realitet"-tha Beatrix ndersa unë i bëja me shenjë që të pushonte.

"Që ta rrëmbente një mafioz i pashëm dhe kjo të binte në dashuri me të"-përfundoj ajo dhe të gjithë kthyen kokën nga unë epo nga vendi ku isha ulur 1 minut më parë sepse unë kisha ikur me një shpejtësi marramëndese në dhomë e duke u përpjekur të më hiqej turpi vija rreth e qark në dhomë.Më kapi 5 minutshi turpit tani mua ,dil nga dhoma Deni!

"Hë moj ca pate?"-qeshte djallëzisht Beatrix ca dreqin ka shpik kjo?

"Nuk janë të vërteta nuk e di ca ju ka shpik Beatrix!"

"E ka fajin wattpadi na fiksou me mafiozat"-thashë me zë të ulët unë.

"Të kujtojmë të shkuarën,episodi 2"-tha Joeli.

"E kemi ne radhën t'ju tregojmë si jemi njohur e shumë gjëra"-tha Tajleri.

"Po ju dëgjojmë"-thamë ne duke u rehatuar në divan.

"Pasi unë ngela jetim...qëndroja rrugëve u mësova të jetoja,të mbroja veten ,të mësohesha pa babain dhe atë kwrvën që e quaja mama."-tha Tajleri dhe po mundohesh të mbante lotët.Atë e nderpreu Aleksi pasi e pa që nuk mund të fliste më.

Gjithmonë Gati Për Një Aventure Të Re Where stories live. Discover now