"Ku eshte Tajleri?"-pyes unë grupin."Në dhomën e tij tha se do të flinte"-u përgjigj Brandoni dhe unë dola nga aty e shkova në dhomën tonë.
"Tajler?!"-flas unë duke mu dridhur zeri.Po ai ishte me atë Karinën duke u puthur ,ktheu kokën nga mua dhe më shikon i habitur.
"Deni?!"-flet ai duke mu afruar mua ndersa Karina qeshte si djall.
"Mos mu afro!"-them unë duke iu larguar.
"Nuk..eshte ashtu sic duket"-thotë ai.
"Po ..nuk është ke të drejtë"-qesh unë trishtueshëm dhe po u mundoja të mos qaja.
"Ke te drejtë Tajler vetem sa po e puthje kjo eshte normale"-them unë me ironi dhe nuk munda ti përmbaj më lotët.
"Deni prit!!"-dëgjoj atë teksa më therret por unë u largova qe aty duke qare ,ndalova te një fushë me lule, plot ngjyra e u ula aty.Teksa mundohesha te ndaloja lotet qe më rridhnin vazhdimisht si një ujvarë ,më shfaqesh iluzioni tyre ,Tajleri teksa puthte atë...Përsëri ma bere këtë??
"Pse??"-bertita unë duke shkulur lulet që kisha aty pranë.
Sytë e mi u hapën menjëhere dhe këtu kuptova qe kishte qenë thjeshte një makth...Shfryva e lehtesuar dhe hyra në banjë lava sytë dhe dola përseri.
"Ishte një makth..."-pëshpëris unë teksa ulem në krevat.Ishte kaq reale...
Flasim pak për ënderrat...
Endrrat janë rrënja e metafizikës, burimi i idesë se shpirti dhe trupi janë të ndara.
Asnjë ëndërr nuk bëhet realitet në
mënyrë magjike. Duhet djersitje, dëshirë dhe punë e vështirë.Realiteti mund të shkatërrojë ëndrren.Pse nuk mundet ëndrra të shkatërrojë realitetin?
Endërroj. Ndonjëherë mendoj se kjo
është e vetmja gjë e drejtë që bëj.
Endërrojnë në flirtim, por në martesë
zgjohen.
Mësoni nga ëndrrat tuaja atë që ju mungon.Enderro si fëmijë,jeto si i çmendur,dashuro si njeri..E vogël bota,
dhe ne kalimtarë.
Shumë prej nesh nuk jetojnë ëndrrat e tyre, por frikën e tyre.
Enderrimi i diçkaje të pamundur ka një emër specifik: "Shpresë".Endrra është dëshmia se të imagjinojnë, se të ênderrojnë për ate qe nuk ka ekzistuar, është një nga nevojat më të thella të njeriut.Endërroni atë që dëshironi, jo atë që nuk dëshironi. Eshtë e rëndësishme të ëndërrosh, të bësh ëndrra të mëdha dhe të mos ndalosh kurrë për të ëndėrruar.Gjithmonë të shpresojmë për të mirën."Mos shpenzoni atë që dëshironi për atë që nuk keni...Mos harroni se atë që keni tani èshtë diçka që dikur e keni ëndërruar qe ta keni.
Gjumi nëpër ëndrra, na jep atë që jeta na privon. Prandaj ëndërroni atë që nuk mund të keni.U shtriva përseri dhe gjumi më zuri shpejt...por nuk të lënë të fleshë këta,dikush po trokiste në dere dhe unë u ngrita gjithë përtesë e e hapa...
"Deni oj gjumashe eja dalim se edhe 2 ditë jemi këtu"-foli Kayla.
"Ku do ikim?"-pyeta unë duke i lënë ato te dera dhe u shtriva në krevat përseri.
"Po ca i ke bë o kunat?Ngeli shtri gjithë ditën."-foli Ela dhe unë ngrita kokën të shoh kujt i tha kunat dhe pashë Tajlerin te dera.
"Eshte e lodhur sepse bëmë disa ushtrime fiskulture."-tha ai duke më shikuar mua e më shkel syrin.Në atë moment erdhën dhe te tjeret.Beatrix ma beri mua me shenjë mua që të dilja nga dhoma dhe ashtu bëra..
"Hë cfare ka?"-i thashë unë asaj pasi dola.
"Eja se kemi një super plan do dalim"
"Prit të marr rrobe s mund te dal kështu"-i thashë unë Beatrix
"Eja vish nga te miat"
"E pse do dalim?"
"Për qejf dhe pa çunat"
"Si??Cfare pa ata??Mendon se do na lejojnë?"-pyeta unë.
"Ec ec se kemi menduar ne për këtë"-tha ajo dhe unë hyra në banjë të nderroja rrobat.
Pas disa minutash...
"Ku do ikni ju kështu?Qenkeni rregulluar."-tha Rajani dhe ngriti njërën vetull.Ndersa ne po qendronim te dera.
"Ne do dalim xhiro"-foli Ela.
"Eja pra dalim"-u ngrit Enea ,gati si gjithmonë ai.
"Jo jo vetem ne gocat"-thashë unë.
"Është me rrezik këto ditë...nuk ju lejoj"-foli Tajleri dhe ne dolëm jashtë e mbyllëm deren me çelës.
"Hapeni deren!Vajza!!"-bertisnin ata duke i gjuajtur deres.
"Bye bye"-thamë ne dhe vrapuam për nga dalja.
"Tokeni këtu!"-tha Beatrix dhe ne përplasem duart të gjitha.
YOU ARE READING
Gjithmonë Gati Për Një Aventure Të Re
Adventure"Ti je perendesha ime,sunduesja e zemres time."-flet ai. ••• ➭Dy drejtues,ai mafia e ajo një vajzë e thjeshtë takohen. Dy grupe aventurieresh qe janë gjithmonë gati për një aventure te re takohen rastesisht dhe do te kenë te bejnë me shumë aventura...