43

582 38 2
                                    

"Thuaj cfare të duash ne nuk do kthehemi në shtëpi pa eksploruar gjithë pyllin."

"Uff"-shfryu ai.

Jeta është aventura më romantike, por vetëm ai që ka zemër aventurieri
mund ta kuptojë....Puna mbush xhepin, por aventurat të mbushin shpirtin.
Udhëtimi të bën modest, kupton se çfarë vendi të vogël zë në botë.Destinacioni i dikujt nuk është kurrë një vend, por një mënyrë e re për të parë gjërat.Një udhëtim prej një mijë milje fillon me një hap të vetëm.Ne udhëtojmë, disa prej nesh përgjithmonë, për të kërkuar shtete të tjera, jetë të tjera, shpirtra të tjerë.Një njeri me talent të zakonshëm do të jetë gjithmonë i zakonshëm, pavarësisht nëse ai udhëton apo jo; por një njeri me talent superior do ta çojë jetën dëm nëse mbetet përgjithmonë në të njëjtin vend.Mos më thuaj se sa i arsimuar je, më trego sa ke udhëtuar.

Do të zhgënjeheni më shumë nga gjërat që nuk keni bërë sesa nga ato që keni bërë. Eksploro. Ëndërro. Zbulo.

Udhëtimet dhe ndryshimi i vendit i japin energji të re mendjes.Nëse gomari niset për udhëtim, ai nuk do të kthehet asnjëherë si një kalë.Turistët nuk e dinë se ku kanë qenë, udhëtarët nuk e dinë se ku po shkojnë.Nuk ka toka të huaja. Është udhëtari ai që është i huaj.Një udhëtim është si martesa. Gaboni nëse mendoni se e kontrolloni atë.

Më pëlqen të udhëtoj, por urrej të mbërrij...

"Emm...Deni më fal që po të shqetesoj por..."-nisi të belbëzonte Kayla e unë ktheva kokën nga ajo.

"Cfarë?Kayla!!Ku janë të tjeret??"-fola unë pasi nuk po i shikoja.Ishim vetem ne të dyja dhe unë kisha filluar të frikësohesha.

"Për këtë do të të pyesja.Nuk e kisha mendjen sepse isha duke parë atë fluturën e pastaj pashë disa lule e u përhumba te ato."-fliste ajo duke bërë me duar në drejtim të fluturës që kishte ndaluar mbi lule.

"Po Beatrix dhe Ela??"

"Nuk e di"

"Po sikur të na dali ndonjë qen ose ujk këtu..??"-foli Kayla përsëri.

"Do të të vras mos mi përmend!!Fol për gjëra të bukura."-i thashë unë dhe sa do të flisja për fluturën dhe rrezet e diellit retë e mbuluan dhe flutura ishte larguar..tani kishte mbizotëruar hija në tokë pylli ishte i erret..po bëhej shumë i frikshëm.

"Cfarë ishte ajo??"-mu hodh Kayla përsipër.

"Ishte thjeshtë një lepur që ka lëvizur ose ndonjë ..."-nisa të flisja unë por ajo më nderpreu.

"Ose ndonjë ujk??"-foli ajo duke hapur sytë dhe duke më shtrenguar më shumë në përqafim.

"..kafshë tjeter e butë që nuk të bën gjë."-përfundova unë.

"Po sikur të na dali ndonjë gjë përpara??"-foli ajo përsëri.

"Moj ti pusho na ndjell të këqijat."-thashë unë e ajo nuk foli më.

"Do ikim këtej apo këtej??"-thashë unë duke drejtuar duart nga dy drejtime të ndryshme.

"Nuk e di...dua të iki në shtëpi"-filloi të qante ajo.O zot kjo më bën të kem më shumë frikë.

"Kemi humbur..."-thashë unë e ajo filloj të qante më shumë.Ooo ç'mu desh që e thashë!

Nderkohë nga Beatrix dhe Ela...

"O goc eja kthehemi mbrapa"-tha Ela pasi nuk po i gjenin të tjeret.

"Mir e ke ti ata do ken shkuar në shtëpi"

"Tani..nga cila anë erdhën ne?"-pyeti Ela.

"Unë mendova se mos e dije ti."

"Ne..erdhëm nga kjo anë.."-tha Ela jo e sigurtë pastaj drejtoi gishtin nga ana tjeter .

"Jo erdhëm nga kjo"-tha ajo përsëri duke u nisur nga anë.

"Ela kemi humbur"

"Po futja kot të dali ku të dali!"-tha Ela duke anashkaluar fjalët e Beatrix dhe duke shkuar në drejtimin ku tha,ndersa Beatrix e ndoqi nga pas.

Nga Deni dhe Kayla...

"Kam frikë"-foli Kayla duke qëndeuar mbrapa Denit me një shkop në dorë.

"Po atë shkop çe do?"

"Të godas atë që do më dali para."

"Duhet me patjeter të na dali dikush para Kayla??Mbylle!"-thashë unë duke vazhduar të ec përpara por një zhurmë më ndaloi.Ishte një si bum..e ke parasysh kur hedh një gurë dhe bën atë zhurmën bum por kësaj rradhe ishte i shoqeruar me zhurmën e gjetheve të thata dukesh sikur...uff nuk di si ta përshkruaj lëre fare.

"Deniii cfarë ishte ajo??"-bërtiti Kayla dhe po lëvizte si e cmendur bashkë me atë shkopin në dorë sikur po luftonte me dikë të padukshëm..

"Pusho mos bërtit se mos na degjon ndonjë ujk apo kafshë tjeter ose njeri dhe na vjen këtu."-i thashë unë epo ja doli ma futi frikën deri në palcë.

"Kayla kam një ide,qëndrojmë me kurriz njëra-tjetres"-thashë unë dhe mora një gur në dorë e qëndruam ngjitur me kurriz njëra-tjetres.

"Mir e ke ti shiko para unë mbrapa"

Gjithmonë Gati Për Një Aventure Të Re Where stories live. Discover now