"Po litarin? Do e shohin"-flet Ela dhe unë e kap dhe e hedh sipër për ta hipur në ballkon por që deshtoi,e provova disa here dhe funksionoi.
"Shhhh"-pëshpëris unë kur mu' duk sikur ndjeva disa hapa.
Hapat po ndjeheshin edhe më shumë nxitojmë të fshihemi pas lulishtes.Ishte Lucas që kaloi aty po veshtronte përrreth dhe pas u largu.
Dal nga aty me ngadalë duke zgjatur kokën të shoh.Nuk kishte njeri,i bëj me dorë vajzave dhe ato vijnë.Epo ishim të mira në këtë fushë kishim vite qe i bëjmë te Dimërorët këto.
"Gabimi edhe më i vogël shkaterron gjithçka"-ishin fjalët e Të Parit qe na thoshte gjithmonë.Kishte te drejtë,sa do i detajuar te jete bërë një plan,gjithcka perfekte,vetem një lëvizje gabim e shkaterron të gjithë mundin.
Pasi arritem të dilnim nga aty,tani gjendeshim në rrugë,po prisnim të kalonte ndonjë taksi.Nuk vonoi shumë dhe pamë një taksi,ia bëmë me dore dhe ai ndaloi.
I treguam adresen.Pasi mberritem paguam dhe dolëm nga aty duke u gjendur përballë një diskoje.Sigurisht qe nuk kishim shkuar te diskot e Tranksit,Brandonit dhe Joelit.Po qendronim aty jashtë dhe po prisnim të vinte Luna.I kishim shkruar qe para se te niseshim qe te vinte këtu.
"Hey Girls"-vjen e buzeqeshur Luna dhe na përqafon.
"Keni shumë që prisni?Mezi ia mbusha mendjen Xhiminit."-flet ajo pasi u ndamë nga përqafimi.
"Jo,eja hyjmë"
Pasi hymë brenda shkuam te një tavolinë,porositem kokteil pa alkool ,nuk deshëm te dehenim dhe te bënim çmendurira pastaj.Shkuam te turma e njerezve qe po kërcenin dhe filluam te kercenim edhe ne.
"Po marr dhe një kokteil"-i them në vesh Lunës pasi nuk degjohesha nga muzika e lartë.Shkoj te banaku dhe ulem atje.
"Cfare deshiron zonjusha?"-pyet banakieri drejt meje.
"Një kokteil pa alkool,të lutem"
"Aron një vodka"-hap syte nga ai ze aq i njohur.O zot,nga të gjitha diskot pikërisht te kjo erdhem ne?Kthej kokën anash qe ai mos te më shikonte.Nëse ai më sheh,do ti tregoj Tajlerit,kush duron atë pastaj.
"Ja ku e ke zonjoshe"-trembem pak se mendova mos më zbuloi,por pastaj qetesohem.Marr kokteilin dhe i buzeqesh,ngrihem të largohem nga aty dhe të lajmëroj vajzat qe te ikim sa më parë nga këtu.Ndjej një dorë që më kap te kyçi dorës.E di kush eshte!Mbyll sytë,marr frymë thellë dhe kthehem nga ai.
"Ku po shkon z...."-ndalon së foluri Enea dhe më shikon mua i habitur.
"Çfarë dreqin?Kunatë?!"-ngrihet ai në këmbë.
"Enea..."
"Deni..."-ndalon se foluri Kayla kur shikon Enean aty.
"Jam i vdekur,prit pse te jem unë i vdekur?Rojet e kanë fajin...jo jo,më shumë unë,Rajani dhe Joeli e kemi fajin"-fillon të flasë Enea kur pa edhe Kaylën aty.
"Shpirtiii im"-vjen një vajzë flokë zeze,e veshur me një fustan shumë të shkurter, përqafon Enean.
"Mos edhe ty të kisha mangët unë!"-thot nën zë Enea pasi ajo ndahet nga përqafimi.
"Stela flasim më vonë"-flet ai.Pra kjo qënka Stela e këtyre.
"Ju të dyja ejani me mua"-thotë ai dhe ne e ndjekim.
"Waa sa i ngjakan Kaylës dhe Denit këto..."-degjojmë zërin e Joelit.
"Ne jemi"
"Cfare??Më zgjoni nga kjo ënderr"
"Thërrit dhe Rajanin,do shkojmë në shtëpi."
"Prit se eshte dhe Ela,Beatrix dhe Luna."-flasim ne.
"Seriozisht e keni ju?Shumë mirë,bravo."-fillon e qesh ai,here na shikonte me nerva dhe pastaj fillonte të qeshte përseri.Shikojmë njëra-tjetrën të cuditura.
"Nuk po bënit shaka apo jo?"-pyet ai serioz.
"Jo..."
"Këto do ia tregoj Tajlerit.Therrisni vajzat e tjera dhe ejani këtu"
"Cfare?Jo nuk do e besh!"
"Bëni atë që ju thashë!"-rrotullojmë sytë dhe po kërkonim për ato të treja.Pak më tutje i pamë dhe shkuam te ato.
"Vajza ejani do ikim në shtëpi"
"Cfare?Kaq shpejt?"
"Epo...Enea,Joeli dhe Rajani sikur te mos kishte disko te tjera ishin pikërisht këtu."
"Shaka?"
"Jo"
"Po...por...ata do t'iu tregojnë..."-fliste Beatrix ngatarrueshëm.
"E dimë,u bë tani.Ejani"
YOU ARE READING
Gjithmonë Gati Për Një Aventure Të Re
Adventure"Ti je perendesha ime,sunduesja e zemres time."-flet ai. ••• ➭Dy drejtues,ai mafia e ajo një vajzë e thjeshtë takohen. Dy grupe aventurieresh qe janë gjithmonë gati për një aventure te re takohen rastesisht dhe do te kenë te bejnë me shumë aventura...