"Mos e lejo dhimbjen qe te mposhte"-keto ishin fjalet e tij para se te largohej.
Sa bosh ndihej,sa pa jete,sa e pashprese.Nuk mendonte kurre se do vinte ne kete gjendje,gjithmon i shante shoqet kur dorzoheshin para jetes.
Çfare po bente ajo tani? Ishte dorzuar plotesisht,nuk kishte askend qe ti thoshte nje fjale te mire.Nga njera ane e kishte fajin vete sepse ishte ajo qe vendosi te largohej nga shtepia,nga ana tjeter kuptoj se shoqerin se kishte pas kurre.Asnjeri nga ata nuk u mundua njehere t'i telefononte dhe ta pyeste si ishte.
Pa asnje deshire per te jetuar vendosi te bente ate qe kurre nuk e mendonte se do ta bente per asgje ne bote.Por ia ne çfare gjendje ishte sot,thjesht merrte fryme kot.Duart i dridheshin,lotet i rrjedhnin dhe pa menduar per asgje vendosi t'i jap fund jetes saj.
U degjua nje zhurme mbi dyshem dhe me pas nje qetesi mbytese e mbuloj ate apartament.
Kishin kaluar ndoshta 20 minuta kur ajo dere u hap.
"Ames"-u degjua vetem zeri i atij,ishte Dioni.
"Kam harruar telefonin,mund ta marr"-serisht ai nuk mori asnje lloje feedback nga ajo.
"Ah kjo vajze,si ka kaq guxim ta lere deren hapur",-shkoj drejt divait dhe mori telefonin.
Syte i pane diçka,jo jo nuk po iu besonte syve.Ajo ishte pertoke pa ndjenja dhe damar te prere.
Ne mendjen e tij vinin fragmente nga e kaluara,edhe pse ishin dy persona te kundert ishte po e njejta skene.Ishte aq konfuz,ne mendje i vinin dy emra Emma dhe Ames.Kishte mbetur i shtangur,duhej te reagonte.Ndoshta ajo kishte vdekur ose ndoshta mund t'i shpetoj jeten.Mblodhi veten dhe iu afrua,dridhej i teri,po ndodhej per te dyten here para se njejtes situate.
"Ames,Ames"-e therriste papushim.Si mund te pergjigjej ne ate gjendje,ajo mund te quhej e vdekur.
Telefonoj ambulancen dhe u ule prap pran saj.E shterngonte ne krahror sikur te ishte Emma e tij.
Nuk vonoj shume dhe ambulanca erdhi ne vendngjarje.Ai qendronte aty duke e perqafuar,u deshen infermieret ta largonin nga ajo.Ishte i shokuar,Amesit sa vinin dhe te rrahurat e zemres i pakesohenin.
Ai ishte pran saj nderkohe shkonin ne spital.
"Ju lutem shpetojeni",-me ne fund u degjua ai.Me te mberritur ne spital e futen menjehere ne sallen e operacionit.Dioni vraponte pas tyre derisa i doli nje infermiere perpara dhe i mbylli deren.E shikonte permes atij xhamit,gjithcka ishte rikthyer.
Ai akoma nuk e kishte marre veten nga ajo ngjarja e tmerrshme qe i kishte shkatrruar jeten dhe ndodhej serisht aty pas 6muajve.Po perballe asaj dere,i ngjante si Emma e tij ajo qe ndodhej e shtrire ne ate krevat.6 muaj me pare.
'Emi shkova une zemer,do kthehem ne drek.Na bej diçka sot,dua dicka e bere nga ti"-e puthi kudo neper fytyre."Dion sot per here te pare do gatuaj une.Do pergatis dreken me te mire per mashkullin me te mire ne bote"-ishin fjalet e fundit te asaj.
U perqafuan aq shume,pasi kishte zbritur shkallet Dioni ishte kthyer prap ta perqafonte.
"Te dua me shume se gjithcka ne kete bote"-e puthi per heren e fundit dhe u largua me nje parandjenje qe po i merrte frymen.
Ajo shfletoj disa nga recetat qe ndodheshin ne librin e recetave dhe zgjodhi ate qe Dioni pelqente me shume.
Filloj te gatuaj,ne fakt ajo nuk kishte asnje lloje eksperience nga kuzhina.Filloje te gjeje produktet qe nevojiteshin,ndezi soben por iu kujtua se i kishte then Dioni qe nuk punonte.
"Duhet te ndezi gazin"mendoj me vete,ajo e hapi çelsin dhe filloj te kerkoje per dicka qe ta ndezte."Dreq kur te duhen nuk e gjen nje shkrepse"-filloj te kerkoje neper shtepi duke harruar qe kishte lene hapur çelesin e gazit dhe ai vazhdonte duke rrjedhur.
"E gjeta"-kercej nga gezimi dhe shkoje me vrap ne kuzhine.Filloje te degjoje nje ere te rend por nuk i kushtoj rendesi dhe ndezi shkrepsen.Menjehere bombula pran saj plasi,nje tronditje e madhe qe dridhi gjithe pallatin.
Dioni po kthehej nga puna,para apartamentit pa njerz duke bertitur,shebimin e zjarrfikesve,ambulance.
Doli me vrap nga makina,duke tentuar qe te gjente Emmen e tij mes asaj turme por nuk ishte askund.Nuk kishte guxim te hidhte shikim nga apartamenti,kishte frik te shihte.
Dikush i tha,"Me vjen keq".
"Çfare dreqin po thua,Emma do jete ketu rrotull",nuk donte te besonte fjalet e tyre,bente sikur nuk i degjonin.Te gjithe e shihnin me dhimbje,te gjithe e dinin sa duheshi.
Syte i shkuan tek apartamenti i tij,toka nen kembet e tij u shemb.Vrapoj per te shkuar atje, sa hyri brenda pa doktor rreth saj qe mundoheshin t'i jepnin ndihme.
U ule pran saj duke e marre afer krahrorit dhe qante,bertiste."Me vjen keq"-u degjua nje ze,ai nuk reagonte,e kishte humbur.
Si 6 muaj me pare u tha e njejta fjale para tij.
Sot.
"Me vjen keq"-njeri nga doktoret i vuri doren mbi supe per ta ngushlluar.
Ai u permend dhe u kujtua perse ishte aty.Per nje moment mendoj se po e ngushllonin per çfare kishte ndodhur me perpara."A eshte mire vajza"?-iu drejtua doktorit qe qendronte para tij.
Ai luajti koken ne shenje mohimi."Çfare thoni,çfare dreq doktoresh jeni ju?-bertiti i acaruar.Ishte e vertete qe Amesin nuk e njihte por i dhimbte zemra qe nje vajze tjeter aq e re ti jap fund jetes saj vetem per nje çast dobsie.Ajo i kujtonte Emin e tij dhe i dukej sikur po vdiste per te dyten here.
"Ka humbur shume gjak,eshte shum e dobet fizikisht nuk besoj qe mund t'ia dale.Duhet lajmruar dhe pjesa tjeter e familjes.Gjithcka mund te ndodhe"-tha doktori i bindur qe ajo nuk mund te jetoj me.
"Ajo do shpetoj,ajo do shpetoj"-u degjoheshin fjalet e tij te mbytura.
Kaluan me shume se 2 ore dhe aty u mbledhen shume familjare te saj.Dioni vazhdonte te qendronte ne nje karrige aty afer dhe nuk reagonte.
Gjithcka i kujtonte ate,ne mendje te tij ishin fragmente te shkurtra te asaj dite qe para syve tij ishte nje tjeter ngjarje sot.Dhe e pare ne pamje te pare i njejti trup,e njejta fytyre pertoke."Kush e solli ketu"-u degjua Teo mes loteve.
"Ai"-e drejtoj nje infermiere per tek Dioni.
Teo u nis drejt tij per ta falenderuar dhe pyetur si kishte ndodhur.Askush nga ata nuk e dinte te verteten."Ai eshte fajtori"-e ndali Ani.
Teo nuk po kuptonte asgje "Fajtori,ti do thuash se ai ka tentuar te vras motren time"?"Eshte e sigurt kjo,e kam pare qe e shikonte çuditshem.Te gjithe e quajn te çmendur,pijanec,te droguar,ka bere dhe burg,flitet qe ka vrare dhe nje tjeter"-pa mbaruar fjalen,Ani ishte i shtrire pertoke,Dioni vazhdonte ta qellonte pa meshire.
Te gjithe mundoheshim qe ta largonin nga ai por ishte e pamundur.Ai nuk po e kontrollonte me veten,ndoshta e quante veten fajtor per vdekjen e Emmes tij por per gjendjen e Amesit nuk kishte faj."Te lutem pak meshire per keta prinder te gjore qe po i mbyt dhimbja"- u afrua Era tek ata.Vetem nje shikim ne syte e saj beri qe Dioni te ndalohet.U afrua pran saj dhe e perqafoj.
"Vajza juaj do shpetoj"
Ishte Teo qe e kapi per krahu dhe e nxorri jashte.
"Me ty merrem me vone"-i tha duke i mbyllur deren ne fytyre.
Dioni vendosi te largohej nuk kishte çfare te bente aty dhe aq me pak tani qe po e akuzonin.
YOU ARE READING
Dy Jete ne Nje
Romance-Ti vete mundohesh te qetesosh dhimbjen,por vetem nuk mund ta sherosh ate. -Disave iu jepet nje shanc i dyte dhe nuk dine te permirsojne gabimin.Ndersa disa kane vertete nevoje per nje mundesi te dyte qe nuk jepen kurre. ...