La librin qe po lexonte mbi komo, u ngrit me pertese dhe filloi te rremonte dollapin per te gjetur nje veshje te pershtatshme.
"Dreqin Aron! Pse nuk i vendos rrobat e tua ne pjesen tende te dollapit" mermeriti me vete. Vellai i saj binjak ishte aq i rremujshem sa e kishte shendrruar dollapin ne nje lemsh te vertete.
Si perfundim, veshi nje pale xhinse te zeza dhe si per inat dhe nje pulover te Aronit. Do t'i bente namin, e dinte, por i pelqente kaq shume rrobat e te vellait.
Mblodhi floket e saj me onde rremujshem dhe
zbriti me nxitim ne kuzhine.
Rrembeu nje kruasant dhe u be gati te dilte.
-Marion nuk ndalon dot te hash si te gjithe ne ne tavoline. Mendon se nje kruasant do te te mbaje ne kembe.
-Jam me nxitim ma! Do ha rruges! Ku eshte babi?
-Ne oficine ku mund te jete tjeter.
-Po eshte heret...
-Per ku je nisur ti njerhere?
-Une? Une do takoj Vjolen dhe...dhe do ble nja dy libra.
-Na plase me keta libra! Do te te dalin syte duke lexuar!
-Nuk me gjen gje ma!-e mbeshtolli ajo me nje perqafim dhe u be gati te dilte nga shtepia.Ajeri i fresket vjeshtak iu perplas lehte ne fytyre. E adhuronte aromen e tij pasi binte shi. Ishte kaq i fresket,kaq i paster dhe ajo lehtesisht do ta krahasonte me ndjesine me te bukur te cilen mund ti falte natyra.
Epo te pakten natyra e qytetit te zhurmshem te Tiranes. Pas diteve me shi vendi pushtohej nga qetesia. Pikerisht keto dite ishin te preferuarat e Mariones. Gjithmone do te gjente nje pretekst per te dale kur koha ishte e tille.-Marion! Thash se nuk do te vije sot. Kam cerek ore qe te pres, u ankua Vjola sapo e pa te hyte ne deren e lokalit.
-Sa ankohesh edhe ti?! U vonova se erdha ne kembe. Ti e di mjaft mire qe une e adhuroj kete kohe. E ku ka me mire se te ecesh ne freskine qe te fal vjeshta, te shkelesh gjethet e zverdhura, te numerosh guret katrore te trotuarit dhe te degjosh muzike?
-Oh, ti dhe mendimet e tua filozofike! Nuk do te heqesh ndonjehere dore nga te qenit kaq femije,-rrotulloi syte Vjola si te donte te thoshte se sjellja e Marionit nuk po i pelqente.
-Kjo me ben te ndihem mire, e pse duhet te ndryshokekam?-qeshi lehte ajo teksa hidhte bustine e sheqerit ne kapucion e saj plot shkume te bardhe.
-Of, Marion! Je kaq e cuditshme! Gjithesesi...
Si eshte Aroni?
-Mire le te themi! Nga tu kujtua karagjozi tani?
-Jo ne fakt doja te pyesja per Drinin po thash ti bie gjate mos te dilja drejt e ne teme.
-Drini...Drini si gjithmone,-tha ajo pasi u mendua pak.
-Cdo te thuash me "si gjithmone"? Pse po e zgjasni kaq shume? Njeri duhet te leshoje pe. Ju pelqeheni, duheni a ku di une ceshte kjo e juaja!-u shpreh konfuze ajo.
-Sigurisht qe njeri po...edhe ai eshte Drini. Ndonjehere sillet si njeriu me i embel me bote, si djali me perfekt qe ekziston, por ndonjerhere sillet si egoist, sikur nuk mendon per gje tjeter vec vetes. Nuk e di! Ai djale me konfuzon... Aq sa e dua aq me ben te kem dyshime. Ndonjere cuditem si munda te pelqej nje njeri si ai, me nje karakter kaq bipolar,- fliste ajo duke levizur duart sic e kishte zakon.
Nuk jam e qarte as une!-shpalli pastaj.
Mbase mund ta pelqej...ose ta dua...se di jo...jam nje lemsh i vertete...,shkundi koken konfuze.Biseda e tyre e shkurter u nderpre nga nje mesazh i Aronit qe e kerkonte te motren ne oficine. Sigurisht ndonje problem me llogarite! Ai djale ishte i pandreqshem.
Perseri kishte katranosur ndonje gje..dhe Marion ishte zgjidhja e problemeve te tij.
U pershendet me Vjolen dhe iu drejtua atij biznesit te vogel familjar. Nje bisnes fitim-prures le te themi me te cili ishin mbajtur gjithe keto vite. I ati kishte kohe qe zoteronte kete zanat dhe ishte kthyer ne prej mekanikeve me te mire te qytetit. Kur Marion ishte e vogel parapelqente ta kalonte kohen ne ate vend dhe kjo ndoshta edhe prej lidhjes qe kishte me te atin. Ajo gjithmone kishte qene e vogla e babit, dhe ne nje fare menyre kishte nderruar rol me Aronin.
Marion mund te thuhet se kishte mesuar cdo gje nga babai, dhe mbi te gjitha kishte marre nga ai pasionin per makinat. Kishte mesuar qe heret ti jepte makines, nje gje qe jo shume vajza e bejne, madje shumica nuk arrijne te kalojne as kursin e patentes.
...
Po kalonte pergjate rrugices qe te drejtonte ne oficine kur qe nga larg njohu ate, fytyren e djalit qe e kishte bere ti fluturonin ato fluturat ne stomak e ti rrihte zemra shume me shume qe heret ne femijeri.
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.