Sa me padurim e kish pritur takimin me Drinin, sa kish dashur ta perqafonte perseri, por qe ndryshe u ndie kur u has me fytyren e tij, akoma me ndryshe kur ai e puthi.
Fytyra e tij ish me e zbehte se zakonisht e dukshem te binin ne sy rrathet e zinj poshte syve, floket i kish te shpupuritur e te pakrehur, ish dobesuar e shpesh rrinte menduar.
E kur e kish pyetur ckish ai i qe pergjigjur se shkolla atje qe e veshtire e qe kish filluar nje pune naten per te mbuluar shpenzimet. Ish e kote ta genjente, Marion se besonte lehte.
"C'ke ti Drin?" ish pyetja qe si shqitej nga mendja.
"Te kam meriztur une" e kur thosh kete ai thyhej ne mijera copa per ti ribashkuar serish.
***
Dite me pare
Berlin, GjermaniKish ore qe punonte me nderthurjen e dy gjuheve te programimit. Ndihej i lodhur, i pergjumur. Redi ish zhdukur me dite ne Frankfurt, me ci kish thene e te vetmen gje qe haste ne shtepi ishte hija e tij. Marionit skish dashur ti telefononte jo se nuk e kishte marre malli por dic ndiente kur fliste me te, trishtim, dashuri a nje dreq miks ndenjash.
Mund te kish pritur cdokend ate nate te shfaqej ne deren e tij, por jo Anen, qellimet e se ciles i dinte mire qe nga hera e fundit qe ishin takuar."Te festojme" i ish hedhur ne qafe tere entuziazem e ndoshta pa pasur nje arsye te mirefillte per kete gje.
"Per cfare" i kish kerkuar nje arsye me te drejte ai.
"Filloj pune ne nje spital privat" qe ai justifikim me te cilin Drini i kish hapur deren.
"Urime" i kish thene thate duke pare akrepat e ores qe doni pak minuta te preknin numrin 1.
Me te drejte ish shfaqur i irrituar kur ajo i kish zene deren ne mes te nates per nje arsye idiote e cila as e tille nuk mund te quhej.Ana kish kthyer diku tek 5 gota vere e efektin alkooli diti ta bente si kurre me mire. Drini e kish lene vetem ne aneksin e kuzhines duke ia prere shkurt qe sia kish qejfi te festonte e aq me teper te pinte me te.
" Do pi per veten atehere" i kish bertitur kur e kish lene vetem e ish mbyllur ne dhomen e tij.
Nga ta dinte Drini qe ajo ishte aq guximtare sa te futej ne dhomen e tij e ne shtratin e tij, ose mbase vera ish me guximtare se ajo.
Gishterinjte e holle qe depertonin nen ate bluze te bardhe, buzet qershi qe digjeshin per te kahera, peshperimat e saj te embla...
"Drin dua te jem e jotja, sonte, gjithmone Drin! Po digjem se sheh" i pergjerohej nenze ne pritje te pergjigjes se tij.
E mbase per pak, i pergjumur kish shkembyer puthje me te, kish deshiruar per pak trupin e saj, kish deshiruar per pak sepse mendja e tij luante me imazhin e Marionit.
Kish ditur te ndalte kur kish qene vone, kur nuk kish nje justifikim per veten, kur kish hapur syte mire dhe kish pare floket e saj korb me baluket qe i binin ne sy, iriset geshtenje e buzet e trasha.E kish shtyre tutje, e ajo ulur ne buze te shtratit qante me ngasherimin e nje femije.
"Pse nuk me do ti mua, cgjen tek ajo qe nuk e kam une?" i kish kerkuar me ngulm te dinte."Je shume e mire, por jo per mua, po e tepron me kete fiksimin tend" i qe pergjigjur duke e shoqeruar drejt deres e ate nate vete kish qendruar zgjuar.
Ish mashkull,ish tunduar e ish pergjumesh, tre arsyet per te cilat shfajesohej.
Ai ndihej ne faj se e kish puthur e mbase pak me shume Anen...
A mund te ngaterrohej Marion me nje tjeter?
***
-A mund te ngaterrohesh ti me dike tjeter,-buzeqeshi teksa i largonte floket pas supeve ulur prane njeri-tjetrit ne ate kafe modeste.-Drin, ti dicka me fsheh,te pakten me jep nje arsye te sjelljes tende,-i kerkoi e shqetesuar.
-Skam asgje pra! Boll me pyete,-e kesaj here ngriti zerin, gje qe se kish bere me pare. Ai Drini i qete, qe fliste me ze te ulet, qe ish gjithmone i pagabueshem, i arsyeshem, ai kish ndryshuar.
Ajo e pa cuditshem, e 2 a 3 persona kthyen dhe koken.-Une...pyeta se isha e shqetesuar per ty! Gjithsesi mendoj se duhet te rrish vetem, te qetesohesh ca,-beri te ngrihej qe aty me koken ulur.
-Jo jo, prit, me fal Marion, me fal shume! Le te flasim,- e ndaloi ai.
-Te flasim per cfare?
-Per ne, per kete lemshin qe kemi bere...as lidhur as zgjidhur! Nuk vazhdohesh keshtu,-e se nga dreqin i rrodhen ato fjale as vete spo e kuptonte deri sa pa fytyren e Marionit me nje shprehi tjeter.
-Ti nuk je i sigurt per ne?- e pyeti ter dyshim.
-Jo... dua te them po... jam i sigurt per ty qe je zgjedhja e duhur, por nuk jam i sigurt per veten. Une nuk jam djali qe arrin ti shprehe me se miri ndjenjat, dukem i qete por dreqi ta haje jam lemsh me vete,-rrefeu duke zene fytyren me duar per te fshehur ate fytyre te shqetesuar.
-Kete e kam vene re! E di Drin? Une kam qene e sigurt qe ne fillim...per ne! Ama...-hezitoi te thosh dicka qe i brodhi mendjen, hezitoi ti tregonte.
-Ama cfare?
-Asgje! Ikim, vijme verdalle,-perdori ate shprehjen e tij te famshme e ai qeshi duke nderthurur gishterinjte me te sajit.
"Verdalle" qene! Aq verdalle sa syve te Klaudios nuk i shpetuan. Do kish dashur ta rrembente, te shihte fytyren e saj te suqej nga te ftohtet ose nga fjalet qe i thosh ai, do kish preferuar nje telajo ta ngjyroste me te, do kish dashur ate prane sepse e bente te ndihej mire.
Drini e takoi, shkembeu nja 2 fjale me te, kurse ajo vazhdoi te mbante ate qendrimin e ftohte por thelle thelle dicka kish ndryshuar...per ate, per te tre.
Ndaj mendja e saj e shtyu per nje tjeter aventure. Te marten e ardhshme do te shkonte te vizitonte Reinen...mbase dhe me heret, kush e dinte !
Ja praaa!
Nje sqarim, Drini shkrete eshte shume i ndershem so me Anen asgje per momentinn😋Pas ca pjesesh ndahen perfundimish, e le Marion se ashtu i thote mendja😂
Ok enough spoiling! Love u so much for +4K.
JONA0125 here it is💕
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.