Ate fundjave vesce kish perseritur mjaftueshem per provime, kish pare disa opsione te volitshme per temen e diplomes, kish zgjedhur gjithashtu te shetiste dhe Rein.
Krejt papritur dhe aq embel ajo i kish kerkuar ta nxirrte per akullore, e lidhja e asaj vogelushje me Marionin sa vinte e rritej.Syte e vegjel rrezatonin shprese edhe pse kohet e fundit skish qene aspak mire, gje te cilen ia kish treguar Klaudio ne te paktat biseda normale qe ata kishin.
Kthimi i papritur ne zyren e vogel, qe pritur mire nga ata pak njerez te cilet ajo njihte. Stafi thuajse ish zevendesuar e Klaudio e kish kthyer si i kish dashur qejfi ate vend.
Vizitat e shpeshta te tij per "arsye pune" e benin te hante dhe ndonje kunj nga koleget ne pushimet e shkurtra, gje qe ia ngacmonte nervat."Ste ka thene i dashuri qe ke nje temperament te keq?" kujtoi nje nder te shumtat ngacmime qe ai i bente e asaj i duhej te ruante qetesine, ndonese lendohej nga fjala " i dashur" atehere kur copeza kujtimesh shkeputeshim nga mendja e saj per ti treguar dhe njehere se ajo e Drini sqene gje tjeter vecse dy femije qe luanin me njeri-tjetrin.
Dy femije qe duheshin, por nje barriere e cudishme ngrihej mbi te tilla keqkuptime qe su jepnin dot zgjidhje.
...-Pse nuk e ke xhan Dion ti Marion?-kurioziteti i nje femije kishte shtyre ne pergjigjjen e nje pyetje te tille.
-Nuk eshte se une se kam xhan, ai eshte vellai yt! Eshte si puna e brokolit Rei, qe ty ste pelqen ndaj dhe kur e sheh te gatuar mundohesh ta shmangesh,-gjeti ajo nje shpjegim femijeror per te.
-Por edhe pse une se dua ai me ben mire,- vazhdoi ajo ama Marioni te merrej me shjegime perimesh si nje paralelizem per Klaudion se kish me nge ndaj dhe i shmangu shume e shume pyetje te tjera deri sa arriti ne deren e apartamentit.
I ra ziles, trokiti disa here, shfryu me inat deri sa zeri i bute i Reit i tha se i vellai mund te ish ne gjume.
E ashtu qe vertet, kur dera u hap e ajo u perball me nje gjigand te pergjumur, me floket e erreta qe i bini ne sy, e teper i shkujdesur per te veshur nje bluze.
Terhoqi te motren brenda e ajo rendi neper shtepi duke lene nje hapsire bosh midis tyre.-Ke filluar te me zesh deren si shpesh keto kohe,-u mbeshtet ne pjesen e brendshme te deres,- sben dot pa mua apo jo,- ngacmoi ai duke nenqeshur pakez.
-Ce pyet, kam filluar te te shoh dhe ne enderr! Ik ore me lere rehat,-beri te ikte por ai e kapi nga pjesa e pasme e bluzes.-Pse kaq nevrike se kuptoj! Pastaj ne jemi dicka bashke,- tundi koken ai duke e afruar gjithnje e me shume prane vetes.
-Ne? Qe kur ka filluar te ekzistoje nje Ne! Ska Ne! Ncuq, No, Nah,Nei, ska!
Nese e ke fjalen per ate budallekun e asaj mbremjes, harroje! Zere se nuk qe!,-shyu me gishtin tregues kraharoin e tij duke e bere te levizte pak centimetra me pas.-Te dy e dime mire qe nuk qe nje budallek, nuk eshte nje vije e shtrember qe fshihet me gome e ribehet nga e para. Ishim ne! Dhe une e di qe ti heret a vone do e kuptosh qe ka dicka qe te ben te mendosh per mua, mu ketu, dhe ketu,- preku kraharoin e saj e pastaj ballin e saj.
-Ti mendon se une do te te dua ty? Ky eshte konkluzioni yt idiot!- shtremberoi fytyren ndersa ai ruante ate plastiken e perhershme, te qete e pa asnje shprehi.
-Ti me do, mua,- e qene ato fjale te thena me aq siguri qe ia ben zemren te bridhte brenda kraharoit ne panik e te mendonte nje cope here per to.
A e donte vertet ajo?
Nuk qe e mundur, skish se si, ne qe dikush qe ajo e donte ai ish Drini!
...
E te njejten gje i tha dhe Vjola kur po i tregonte per te.
"Mos ti ke rene ne dashuri me te" i kish ardhur ne forme habie ajo pyetje."Ska shance, pse mendon keshtu" i qe drejtuar e frikesuar nga reagimi i Vjoles.
"Sepse edhe kur flet keq per te duket sikur e ben me zemer, sikur e shan me dashuri, se di Marion ,eshte si pune fati. Nuk rastis te njihesh cdo dite me nje Klaudio Remi." I kish folur shoqja e vec sa ia kish bere mendjen akoma dhe me corap se ce kish.
Nje gje qe aspak nuk e priste ish ajo fotoja ne profilin e tij te instagramit. Kish qene nje dreq nga ato pak dite kur ata i kalonin pa u grindur ne studion e tij. Marion veshur me nje bluze gri te tijen qe i mbulonte xhinset gjer ne gju, per te mos bere pis ate te sajen, hipur ne stolin e vogel, me njeren dore mbante nje penel qe furcen e kish te ngjyer me boje blu, e tjetren qe valvitej ne ajer si te qe nje femije i lumtur. Floket e mbledhur lart, e nje buzeqeshje hutuese stampuar ne fytyre e Klaudio aq prane saj me nje nga ato qendrimet e perhershme pozuese.
Kush dreqin e kish bere ate foto dhe pse ai kish zgjedhur ta postonte, kur fotot e tij me vajzat numeroheshin me gishtat e dores?
-Klaudio,- bertiti sapo degjoi telefonin te hapej...po, pas kaq shume kohesh kishin shkembyer numrat.
-Cke?-u degjua qetesisht prej tij.
-Pse e kishe postuar ate foton, fshije shpejt, fshije ose te vodha adresen,-kercenoi ne menyre qesharake.
-Posi pra! Pastaj ti ske pune tjeter qe ben "stalk" profilet e mija sa andej ketej. "Stalker",- ia tha mbase duke qeshur ne anan tjeter si ndonje adoleshent .
-Plasa une te shoh profilin tend, fshije foton dhe jemi ne rregull!
-Jo!-tha ftohte e i mbylli celularin duke ia bere nervat kacurrel.
***
Nderkohe dhe Drini po turfullonte nga na tjeter e shoku, si pa te keq i hidhte dru zjarrit.
-He e pe, te thash qe te ka fshire me kohe ajo torollakja shqiptare. Te kish 2 fije mend e ndergjegjje nuk vente me shokon tend!- zeri i Redit ne aneksin e kuzhines po ja gervishtte nervat.-Do shkoj neser, ate shokun e njoh si eshte une! E paralajmerova, s'ha me te mire ai,-foli Drini pasi fitoi qetesine e meparshme.
-Je ne terezi o burre! Do paguash bileten 600 e sa euro per surratin e ktyre, per mua mos u merr me te.
-Per parate sme behet vone! Duhet te flas me te!- e kish ndare mendjen ai. Dhe nese ndaheshin te pakten te perfundonte mire kjo gje...
Miq, shume suksese per te gjithe ata qe kane nisur vitin shkollor, ne vecanti maturantet e shkreteeee!
Kohe per upadate do mundohem te gjej kudo😂,ne 5 minutshe, ne shtepi,qe ta heq qafe kete liber.Deri update-in tjeter, shumeee perqafime.
Xx erilda❤
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.