Ishte me mendimin qe ta dergonte sa me shpejt ne spital sepse ndihej paksa fajtor ne kete mes.
E rehatoi ne makinen e tij, ende pa njenja,u sigurua ti vendoste rripin e sigurumit dhe iu drejtua te parit spital me prane asaj zone....
...
-Familjar i saj jeni ju?-iu drejtua infermjerja topolake duke bere me koke pertej vetrades se dhomes ku po qendronte Marion.
-Do te behet mire ajo?-pyeti ai duke neglizhuar ate cka i tha infermjerja.
-Po po, nuk eshte gje tjeter vecse alergji. Eshte alergji ose te pakten kete arritem te konkludojme. I shkakton bllokim te rrugeve te frymemarrjes dhe ato njollat e kuqe qe i jane zhdukur tani. Ka bere mire qe eshte mbeshtjelle deri ne gryke sepse mund te perkeqesohej gjate kohese qe merrte fryme.Per nje cast ai reflektoi dhe arriti te kuptonte ato qe iu thane.
-Do te zgjohet per pune minutash, nderkohe ju shkruani emrin e saj ketu,-i drejtoi ajo nje flete, te ciles as nuk mori mundimin ti hidhte nje sy. Te pakten emrin e saj e dinte.Nuk iu deshen shume minuta qe ajo te zgjohej e te shihte ate spekter bardhe e zi ne sfond. Ne nje dhome slitali, ajo hija e saj dhe pertej asaj dere ishte ai.
Ah, sa donte ta grushtonte, ta shkelmonte, ta godiste derisa ta shembte ne toke ate njeri! Pse i shkaktonte vetem dhimbje, merzi e lot?Dera e dhomes u hap pa trokitur me pare njeri ne te. Sapo hasi fytyren e tij fshiu ato dy pika loti qe kishin rrjedhur pa arsye dhe u mundua te shmangte shikimin e tij.
-Doktoresha tha se mund te dalesh tani...
-Dil! Dil jashte!-gati e urdheroi ajo.
-Do te te coj une ne shtepi,-e pa vrazhde ai.
-Ti cfare? Ore je a sje ne terezi ti? Ne fillim me shkaterron gjene me te cmuar qe kishim si familje, pastaj me del si hije sa andej kendej sikur me ke vene radar, derdellit 1000 brockulla, per te cilat as nuk jam e intersuar ti degjoj, behem keq per fajin tend dhe e theksoj kete te fundit, sepse jam alergjike nga ai dreq tymi cigareje, me sjell ti ne spital kur shume mire mund te kishe njoftuar miqet e mi e tani kerkon te me cosh ne shtepi?!
Ne c'ane te lind dielli ty se kuptoj?!
Une si lutem kujt, por nese ka vajtur puna deri ketu atehere me lere te qete, te lutem sinqerisht nuk mundem me... Pse me del ngado ti?!-permbylli gati ne nje deshperim te thelle duke psheretire.
-Eshte thjesht...fati,-kishte dashur ti thoshte,por zgjodhi te heshtte dhe te ruante po te njejten pamje te serte, po te njejten shprehi fytyre, pa percjelle kurrefare emocioni. Paten a spaten ndikim fjalet e saj ne qendrimin e tij su diktua gje.
As nuk ishte ngritur mire kur ai e terhoqi nga krahu ne drejtim te deres.
-Me lesho,-u mundua me kot te mbante nje qe qendrim rezistent ajo.
-Nese une them per dicka ajo ndodh sic une dua, e nese une them do te te coj une atehere ashtu do te jete!
-Po me vrett!- degjoi zerin e saj lutes e atehere ai e leshoi krahun e saj per te kapur ne kyc me butesisht. Ecte para dhe terhiqte ate pas vetes.
-Futu brenda!-e urdheroi.
-Nuk dua! Mund te marr nje taksi!-vazhdonte te kundershtonte.
-Te dija me tru! Ne 1 te nates do verdallisesh per taksi neper Tirane, duke marre parasysh edhe ata qe rrine cepave grupe grupe te ajo fare lagjje jotja. Fiks nje si ti u duhet atyre dhe mbarojne pune mire per sonte!- e ai perseri vazhdonte te ruante te njejten shprehi aq te qete, aq statike.
-Tii, ti je nje plehre, ti je...nuk e di cfare je, -shau ajo gati duke u kaperdire me veshtiresi duke pranuar faktin se ai kishte te drejte dhe se ajo vertet jetonte ne nje lagje ne periferi ku qe disi me siklet per nje vajze te levzite vetem ne ate ore.
-Ec tani e mos e zgjat,-e shyu ai drejt e ne makine.
-Mos te duket vetja me mire sa ata ty! Une nuk te njoh,nuk di asgje rreth teje. Pse duhet te te besoj?
-Dreqin, c'llafazane,-neperdhembi pa i kthyer pergjigjje Maronit.
As ajo nuk e zgjati me shume. Mbeshteti koken me xhamin e makines dhe po ferkonte krahun qe ende i dhimbte nga shrengimi i tij.Dhe syte e saj fshehtazi gjate asaj rruge vodhen mijra copeza te tij...
Syte e kaltera, floket sterr te zinj, tiparet aq bukur te theksuara, ato buze aq te plota... Menyra se si qendronte aq indiferent,i ftohte, i larget...
E ne momentin qe syte e tyre takoheshin ajo ulte koken e turperuar kurse ai nenqeshte ironikisht duke e pare ne bisht te syrit.
Nuk kishte ndonje bukuri te rralle...bukuri nga ato qe kishte pare ai apo nga ato qe kish pasur.
Kjo ishte nje kokshkurre, me floket si deng leshi ne ngjyre mjalti, buzet e saj ishin te vogla e te ngjasonin me ato te priceshave te Disney-t, profli i saj nuk te bente per vete, syte i ngjasonin nje maceje, e pervec se nje trupi te rregullt ajo ishte e shkurter. Por, mbetej e bukur, ne menyren e saj, ne menyren se si ai e shihte. Gjerat e bukura nuk jane perfekte, dhe kete shihte ai, te mos qenit perfekt eshte ajo qe te ben te vecante gjithkend...dhe ate.
Nuk pati asnje pipetime gjate gjithe rruges. Nderkohe qe ajo luftonte me krenarine e saj per ti thene nje faleminderit, ai e kishte ndare mendjen qe me pare sec mund te kerkonte prej saj.
E ashtu ne medyshje kur ai ndali makinen prane shtepise se saj u mundua te nxirrte nje gjysme faleminderit.
'Nuk eshte e mjaftueshme' i beri me dije ai.
Nuk i ktheu pergjigjje e ai nuk e duronte dot kete. Njejte si disa ore me pare e mbertheu kycin e saj te vogel duke mos e lejuar te dale nga makina. Iu afrua ngadale si gjahtari prese aq i fokusuar drejt targetit te tij.Buzet e saj ishin dhe nje here te tijat.
Ndryshe nga ajo nata e bardhe sonte ajo e shtyu fort duke dashur ta godiste, por reflekset e tij ishin me te shpejta. E pa i mbetur gje tjeter per te bere doli me nxitim,duke vrapuar drejt shtepise se saj.
Klaudio vetem nenqeshi, nenqeshi sic vetem ai dinte. Dhe njehere trimfator, dhe njehere vulosi te njejten ndjesi, te njejten shije ne buzet e asaj "gjese se brishte", dhe kishte nder mend shume e shume gjera te tjera.
...
Ndersa nxitoi te mbyllej ne dhome shmangu te gjitha pyetjet nga Aroni me nje "Jam mire". Zemra gati do i dilte vendit. U mbyll ne banjo ku i hodhi disa here uje syve dhe i lau dhembet per nja 20 minuta te mira. Ndihej keq, ndihej e tille jo nga ajo dreq ndodhie por ngaqe i dukej e njejta me ate puthjen e saj te pare edhe pse absurde ajo filloi te mendonte se puthja e asaj nate nuk kishte qene vetem nje halucinacion e as nje loje ngaterrestare e mendjes se saj.
Donte te telefononte Drinin, kishte kaq shume nevoje te fliste me te, por kishte frike ta zgjonte tani, ndaj hoqi dore dhe u mundua te flite.
Krahu ende i dhimbte e i qe mavijosur paksa. Shenjet e gishtave te tij i kishin lene ato vijat blu ne vjole qe dukesh si mos me keq.
"Bukur fort! I bere gjithe ate rezistence Marion!" kritikoi veten teksa masazhonte lehte krahun. Te pakten neser e kishte pushim. Nuk do ti duhej te cohej heret... Mbase do te kishte mjaftueshem kohe te shperlante trurin, te ftillohej dhe ta harronte Klaudion...
***
-Ti sje mire! Po si iken pa lajmeruar,-kishte 10 minuta qe i bertiste Vjola ne lokalin ku ishin ulur.
-Ehaa, sikur ika me kembet e mija une,-u shfajsua ajo.
-Po pra po Marion, gjakun na e bere uje! Telefonin per ca e mban?!
-Ta thash nja 100 here. U bera keq nga tymi i cigares. Ti e di!-i shpjegoi per te disaten here Marion asaj.
-E cbere me pas?-kerkoi te dinte me tej Vjola.
-Domethene, me sa di une Klaudio Remi, ai i famshmi jot na kishte qelluar mbrembe aty. Zoteria u tregua shume i sjelleshem e na coi ne spital e prej aty ne shtepi,- tha duke perdredhur zerin si te ndiente neveri per te teksa fliste.
-Mos ja fut kot?!-u cudit Vjola nga ana e saj. Si si??? Remi i madhi?Mbase te kane bere syte, do kete qene ndonje tjeter.
-Jo, jam e sigurt! Vetem se... ka dhe dicka tjeter, por qe duhet te me premtosh qe do te jete mes nesh....Vjola pohoi me koke dhe tere kuriozitet kerkoi qe ajo te vazhdonte rrefimin.
-Po ja...ai...kur po dilja nga makina...me puthi...porrr nuk doja te betohem qe nuk doja! Mos ja thuaj Drinit! Nuk do ja thuash?!- foli me nje fryme ajo.
-Wow, nuk do ti them jo! Ca fati qe ke?- tha teksa cuditej me rrefimin e shoqes se saj.
-Fat dreqi!-u ankua ajo.Me te drejte ankohej! Si qenka kjo pune te te puthe tjetri pa e njohur pa e ditur kush eshte. Nuk qeme ne kinema ketu si romancat e filmave hollivudiane. Ajo Klaudion e urrente e pas ketyre veprimeve te fundit qe kishte bere ajo lutej nate e dite qe ai te zhdukej nga jeta e saj. E ndjente se po ti tiposej atij ai mund te te bente te paberen, te te fshinte si njeri. Te mos i shfaqej me ashtu sic kishte bere koheve te fundit, ajo mund te lutej...por nuk e dinte ende sec e priste....
A/N
Hiiii friendsis😝
New update ketu! Isha e frymezuar dhe i shkrova te gjitha te ky kapitulli! Vlen te them se eshte i preferuari im deri tani💙.
Anyway....
Ju si ju duket?
Ndonje sygjerim, ide koment keni??
Thjesht me lini te kuptoj si ju duket libri deri taniiiii😸
Xx erilda💋
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.