Pjesa 2

1.4K 125 73
                                    

Donte te vazhdonte me punen e lene pergjysem, por fjalet e atij djalit i mbeten ne mendje. C'dreqin donte te thoshte me "Ndoshta sepse prej meje varet bisnesi i tij"?
Po e priste me padurim te atin per ta pyetur.
Ende pa kuptuar kishte filluar te shqetesohej...
La kombinoshet te palosura ne vendin e tyre dhe u ul ne karrigen e vogel duke mbeshtetur koken mbi tryeze. Vec kesaj i duhet te mendonte edhe per shkollen. Vazhdonte Fakultetin e Shkencave te Natyres ne degen inxhinieri informatike.
E ema me shaka i thoshte gjithmone "e ke zakon ti t'i futesh duart neper tela e priza" sepse sa here qe prishej ndonje gje Marion duhej se sben ti hidhte nje sy. Nje here kishte tentuar te ndreqte dritat e pemes se vitit te ri , nga pakujdesia kishte bere lidhjen ne qark keq dhe kur i kishte futur ne prize kishin pelcitur te gjithe pocat e vegjel te dritave. Kjo kishte mbetur ne histori jo vetem ne familjen e saj por edhe te Drinit duke qene se familjet kishin miqesi te mire me njera-tjetren.
Cuditerisht edhe ai kishte te njejten dege. Fale rezulateve te larta ne mesime, madje edhe me te larta se Marion mund te kishte zgjedhur nje dege akoma me te mire, por jo kishte zgjedhur edhe ai kete.
Drini, Dirni,Drini! Cdo gje vertitej rreth tij. Shkolla, jeta, mendja e saj kishin nje piketakimi. As vete nuk ishte e qarte te bente dallimin mes pelqimit dhe dashurise...

-Do te dalim sot? Vetem une dhe ti,-i propozoi ne ikje e siper.
-Une? Ti? N..e?- peshperiti e ndjeu qe faqet i kishte shume te nxehta.

Gjate gjite dites ne mendjen e saj u rrotullua vetem ajo fraze " Do te dalim sot" aq sa e harroi dhe tipin e cuditshem.
Vinte verdalle neper zyren e vogel, levizte orendite, hera-heres fliste me vete,qeshte si femije, ishte e lumtur.
I dukej sikur bota po e shihte lumturine e saj... ate copez lumturie qe i perkiste fale Drinit.
Ndjehej se ishte e plotesuar. Ndihej e dashuruar. Do te mund ta quanim valle ndjenje? Apo si perceptim? Eshte goxha e veshtire per ti dhene nje perkufizim, sepse dashuria eshte si puna e atij perkufizimit qe ka dhene Anjshtajni per erresiren. Erresira,-thote ai,- eshte mungese e drites, te cilen nuk mund ta shohesh e megjithate ajo nuk mund te ekzistoje pa driten. Erresira nuk mund te shpjegohet. Ajo vjen vetem atehere kur gjithcka ka ikur. Erresira eshte asgje...dhe ne fund eshte gjithcka.
Nese kjo fjale zevendesohej me fjalen dashuri cndodh?
Pak a shume ndodh e njejta gje dhe me dashurine
Dashuria ne fillim eshte asgje, pastaj eshte gjithcka sikurse Drini per te
Ai ne fillim ishte asgjeja..dhe tani eshte gjithcka.
Kishte krijuar nje bote te re per Marionin e gjore, nje bote e ndertuar me barriera trendafilash larg nga bota qe e rrethonte!  Pimerisht barriere trendafilash, qe leshonin esencen e tyre ne ajrin rreth saj e qe e dehnin cdo dite e me shume.
...
Duke ardhur verdalle pa kuptuar ora kishte fluturuar. I ati hyri ne zyren e vogel ne momentin qe ajo do te dilte e kur e pa syte i shendriten.
-Baa, sa mire qe erdhe! Isha vetem...dhe me duhet te ikja,-shpegoi shpejt e shpejt.
-Ku eshte Aroni? Ia lash atij sot ne dore.
-Si gjithome i doli nje pune.... Dhe mua...me doli nje pune tani,- tha duke bere ate fytyren e embel prej koteleje.
-Shko shko, fale Zotit qe te kam ty se te ishte per Aronin kisha dale ne rruge te madhe ,-qeshi ai duke shkundur koken.
-Epo une jam hajmalia juaj,-ngriti vetullat si ata femijet e vegjel, gjest ky qe i kishte mbetur qe nga femijeria.
Beri te dilte nga zyra por iu kujtua ai tipi i cuditshem.
Nje fishkellime mesazhi beri qe celulari ne pantallonat e saj te dridhej. Ishte Drini.
"Te pres ne hyrje te pedonales."
Vrapoi si e marre drejt shtepise e ngjiti shkallet e dhomes se saj me nje fryme. Kerkoi per dicka te thjeshte e sportive qe te mos binte shume ne sy.

Pastaj rrembeu nje cante te vogel e doli furishem nga shtepia.
Nuk ishte ndonje cudi e madhe, ajo gjithmone keshtu ishte.
Flinte vone sepse mesonte naten, zgjohej vone sa mezi kapte oren e pare, kur dilnin se bashku Marion ishte gjithmone vone! Dhe sot ishte vone.
Mberriti nja 10 minuta me vone nga ci kish thene Drini.
Po priste ne nje nga kafet aty.

-Hej,zgjati koken ajo si te ishte nje femije e ai qeshi me mimiken e saj.
-Marion sa femije qe ngele, u perkul ta puthte ne faqe ai, por cuditerisht Marion vuri doren para dhe me gjest akoma e me te cuditshem e terhoqi nga krahu.
-C'pate ?-pyeti ai  nga reagimini saj.

Si ti thoshte atij qe zemra e saj kishte marre superxhiron dhe kishte filluar ate maratonen e rrahjeve ne 120 per minute? Si ti thoshte qe cdo prekje e tij e bente si spec te kuq, e bente te ngaterronte fjalet ne njera-tjetren?
-Jemi vone pra,-ishte justifikimi idiot qe arriti te gjente.
-Kohe ka plot,-qeshi ai.

Ai qeshi, kurse ajo u shkri ne ate buzeqeshje qe te embel. Mbeti e fokusuar te dhembet rruaze te tij dhe tek buzet e trasha me nje forme aq te lezecme.
-Shkojme, meqe jemi vone,i terhoqi vemendjen ai.
-Ku?-pyeti me padurim ajo.
-Verdalle,- ruajti ai suprizen e tij.

-Shkojme?kerkoi ai nje miratim nga ajo.
Marion pohoi lehte me koke duke buzeqeshur dhe kesaj here ishte Drini qe humbi ne te...
Gjate gjithe rruges flisnin per gjera ne pergjithesi, se si u njohen, koha e gjimnazit, shkollen.... me se shumti biseda per te mbushur kohen deri sa te mberrinin ne parkun e liqenit.

Po ecnin pergjate bregut dhe pane qe cdo stol ishte i zene.
-Ulemi ne toke,-u tall Drini.
-Mire e ke,- e terhoqi ajo duke u ulur bashke me te mbi gjethet kerrcitese vjeshtake.
-Sa te lezecme!!-leshoi ajo nje klithme femije.
-Ske qene ndonjehere ne kohe vjeshte ketu?
-Skam qene ketu u bene gati 3-4vjet, i tha ajo duke admiruar natyren.
Ai qeshi me embelsine e saj e i kerkoi te priste pak caste.
Ajo pohoi dhe vazhdoi te shihte rreth e rrotull. Ca me tutje ndodheshin disa femije te vegjel qe luanin, ca pleq qe luanin domino, te rinj qe vini aty per te qene vetem, te dashuruar...dhe ne fund ishin ata te dy.
-Tadamm,-ishte Drini me nje pambuk sheqeri ne dore.
-Ku e dije qe me pelqejne keto?
-E thjeshte, cdo vajze i pelqen,-tha ai duke mbedhur shpatullat.
-Ehe, po cdo vajze ..mermeriti ajo duke ngrysur vetullat pakez xheloze

-Mire, le te shijojme spektaklin tani, megjithese do dhe ca te perendoje djelli,-tha ai duke keputur nje cope pambuku te
embel.
-------------------------------------------------------------
A/N: Hej miq! Pershendetje! Kjo supozohej te behej ne kapitullin e pare por nuk e di pse nuk doli ne publikim😶...
Doja shume shume t'ju falenderoja per mbeshtejtjen tuaj si dhe per komentet pozitive per librin e ri !
Shpresoj t'ju kete pelqyer dhe t'ju jete dukur interesant mjaftueshem per te vazhduar leximin.
Doja t'ju falenderoja gjithashtu per arritjet tek dy libat e pare. Sinqerisht me duket cudi kur shoh numrin e lexuese dhe per kete ju jam mirenjohese.
Ju dua shumee!!
Xoxo erilda💋

MarionetëWhere stories live. Discover now