E merzitur nga rutina e kish marre malli per pak gjalleri, per pak ngjyra ne jeten e saj. Zhytur ne monotonine qe i ofronte dita nuk gjente dot kohe per veten. Te pakta ishin ato pasditet qe i kalonte me Drinin e me te pakta ato me Vjolen, ku kjo e fundit ankohej se e kish zevendesuar me shoket e rinj.
Mbremjes se sotme i kishte rezervuar disa ore per tu shkeputur nga realiteti e per te udhetuar ne ate token e saj te endrrave, prej kohesh te harruar. Zgjodhi bicikleten, i vajisi zinxhirin qe kish ngecur e vjeteruar e me bllokun e trashe e nje kuti lapsash sistemuar ne nje cante te vogel shpine iu drejtua liqenit, asaj copeze qetesie qe i kishte mbetur Tiranes.
U largua ca tutje atje ku askush nuk mund ta shihte, atje ku mund te ishte vetem ajo. La bllokun me nje ane e nxorri nga canta e shpines ate librin e trashe qe skish kohe qe e kishte blere.
Gjeti ate faqe qe kish perthyer e nenvijezuar ca rreshta.
"Bëj shenjë për "po".
Shtirem sikur kuptoj, sepse nuk dua të lëndoj askënd. Kjo është dobësia që më dha shumë probleme.
Duke u përpjekur të jem i sjellshëm me të tjerët, unë shpesh gjendem me shpirtin të bërë copash."...Lexoi ajo nenze gati duke peshperitur pa e kuptuar se dikush kaq prane saj po shqiptonte te njejten fraze. Ktheu koken per te pare fytyren e fundit qe donte aty.
-Bukowski ka perla,- iu drejtua asaj pa e pare ne sy. Ishte ai qe qe ulur aq prane saj aty ne barin e njome pa e vrare mendjen se ne rrobat e tij te shtrenjta mund te mbeteshin njolla, ishte ai qe hijerende kishte cituar ato rreshta qe rregjistruar aty ne trurin e tij kishin pritur kete moment si te ishte nje ngatrrese fati.
-Ti! C'dreqin! Po pse me del ngado ti!-ishte kthyer ajo duke iu hakerryer. Si dreqin, si??
-Sepse Tirane eshte e vogel,-e si gjithmone ky njeri pergjigjej kaq qetesisht pa kurrefarr ndroje.
Ajo beri te ikte, e bezdisur nga prania e tij, por si cdo here tjeter kyci i saj i vogel u be pre e dores zaptuese.
-Prit!-kerkoi ai teksa i afrohej dhe me prane.Perseri e frikesuar nga ai dhe veprimet e tij, nga te papriturat qe e ndiqnin mbylli syte fort duke mosdashur ato puthjet e tij te rrufeshme, te neveritshme.
-Me lere te lutem!-peshperiti ajo e mbase ne sy ju mblodhen lotet me te cilet luftonte ti mbante nen kapake
-Nuk po te bej asgje, ti vazhdo ate qe do te beje, pa u bezdisur nga prania ime, zere se nuk jam ketu.Mos u frikeso, ne rregull,-kesaj here zeri i tij u zbut me nje tonalitet e nga Sol kaloi ne nje La te bute, shume te bute qe te falte siguri. Nuk e dinte pse por kishte deshire te qendronte, ne pranine e ketij te panjohuri, ose ose mbase ishte disi me i njohur se cdo njeri tjeter ne park.Marion i ktheu shpinen duke bere ca me tutje si per te shtuar largesine midis tyre. E hutuar si gjithmone canten e la ne cepin tjeter prej nga ku Klaudios i terhoqi vemendjen blloku i trashe qe gjendej ne te. Pa pyetur, terhoqi bllokun dhe filloi ta shfletonte.
Sketch-e amatore, te kendshme gjeti aty,mbase te pakrahasueshme me ato pikturat e tij gjigande. E me nje nenqeshje te stampuar ne fytyre rremoi per nje laps e nje gome.
Per te nuk do te kishte qene e veshtire te kthente me bardhe e zi portretin e embel qe ai lehtesisht e bindi te qendronte aty. Ca vijezime, ca dritehije e puna e tij ishte e mbaruar.La bllokun per nje moment duke leshuar veshtimin mbi oren qe mbante ne dore. Vetem kur pa vendosjen e akrepave kuptoi se kishte lene te voglen e tij te priste pak minuta me shume. Ndaj ai se beri te gjate, zhgarraviti firmen mbi leter e pa u degjuar iku qe aty.
Kur ajo fshehrazi hodhi veshtimin per te gjetur ate u takua vecse me hapsiren boshe. Ai nuk ishte me aty,por nje pjese te tij e kish lene e ajo e kuptoi kur pa bllokun jo me ne cante. Ajo qe me aq fanatizem i ruante nga syte e gjithkujt nuk kishte mundur ti fshihte nga ai.
Shfletoi shkujdesshem fletet e fytyra e saj veshi nje shprehi habie kur
Ne njeren prej fleteve ishte nje sketch i thjeshte i saj, sot aty ulur prane asaj peme ne koder. Por cudia nuk qendronte ne vizatim. Ajo qendronte tek firma qe aq shume e kish hasur ne pikturat qe e rrethonin cdo dite ne zyrat e korridoret e asaj kompanie. Ishte tekstualisht e njejta, i njejti mbishkrim K.R vizatuar ne cdo pikture, qe per te ishin pjesa me e bukur e dites. Klaudio Remi, ishte piktori i famshem, pikturat e te cilit i jepnin shpirt atij vendi. Nuk kishte ndonje gje per tu habitur, ne fund te fundit ai piktor ishte. E me shume e stresuar se e qete mblodhi rraqet e saj drejtuar shtepise.
***
-Ti u vonove,-llastohej e vogla e tij teksa e perqafonte fort.
-E di, e di, Reina ime eshte e merzitur me mua, por une di si ta bej te buzeqeshe,-i ledhatoi faqen nderkohe qe dic kerkonte ne kroskot.
Do me falte Reina mua po ti jepja kete super cokollaten?-e pyeti ai duke i shkekur syrin.E vogla iu hodh ne qafe e pa vonuar shume hapi cokollaten.
-Dio, pse je kaq i merzitur?-kerkoi te dinte ajo tere kureshtje.
-Nuk jam kukull,-mohoi ai.
-Pse nuk gjen nje princeshe ti Dio, ajo do te kujdesej per ty, do te luante me mua...Po une nuk dua ato priceshat koti qe te gjen mami, jo ato qe me fusin friken, dua pricesh si Barbi.
E Dio qeshi me shpirt nga mini "fjalimi" i sinqerte i asaj vogelusheje.-Po qe e ke mire ti!-iu bashkua mendimit te saj ai.
As une si kam qejf hic ato qe na gjen mami,-rrudhi turinjte si per ta vertetuar ate cka tha.
-Qejf si ke ti, po prap me ato del shetitje me shume se me mua,-u ledhatua edhe me shume ajo.
-Ncuq, pse genjen! Une ty te dua aq shume sa ska princesh te te zevendesoje. Pastaj une sot u vonova se gjeta nje Barbi prej verteti, jo nga ato kotit qe gjen mami.
-Urra,-brohoriti ajo nga gezimi. I ka floket si Barbi te gjata?-pyeti duke gritur vetullat.
-Hmm, po i kishte shume te gjate, keshtu si te tuat rrela-rrela, bionde...Ajo i buzeqeshi dhe njehere, e nje lodhje e kapeloi duke ia pergjumur syckat smeraldi te gjelber.
Dio rrinte e veshtronte ate engjell, driten e syve te tij qe aq shume e donte, e mendonte cte keqe i kish bere ajo kesaj bote qe te vuante ne kete menyre. Cdo vajze per te ishte kalimtare, nuk mendonte me shume se nje nate per gjithesecilen prej tyre. Ai i ishte perkushtuar vetem asaj vogelusheje shpirterisht e menderisht.
As nuk i behej vone per pipiruqet bishtperdredhura qe e ema i gjente ne rrethin e saj shoqeror, e as per ato qe takonte sa ne njerin bar me tjetrin. Ai nuk kishte qene kurre ai tipi qe dashuronte e as nuk kishte per te qene ndonjehere.
E nese ndonjera kalonte cakun, ai ia priste shkurt dhe qarte.
"Vetem per nje nate, pastaj deren e dinin vete" do te kish qene parimi i tij egoist.
Ai nuk dashuronte, ai perdorte dhe flakte. Ai ishte si puna e gjahtarit qe i pelqenin prete e veshtira, por deri me tani skish hasur ne to, ishin femrat te parat qe i shkrinin si bonbonet e qe shisnin veten per pak nga vemendja e tij, ndersa ai ndjente neveri qe dita-dites i shtohej per to.
Ishte ai aq egoist sa te bente te tijen cilendo? Ishte me shume se egoist...
Thjesht ishte msuar me ate lloj jete sado shpifarake ti dukej tashme... Ai kishte boten nen kembe, e per dashurine sja ndiente. Dinte kush ishte i vetmi person qe e meritonte e asaj i kish kushtuar gjithcka...
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.