Pjesa 21

949 86 25
                                    

Kish ngecur mes deshires per ti shkruar Drinit dhe inatit te saj. Ai si kishte shkruar, per te nuk gjente kohe ndersa per Anen po. Te shkonte ne pune as qe i behej, jo kur e dinte se Klaudio ishte verdalle. Vertet i kallte daten ai njeri, kishte dhe nje hije te rende e bashke me ato tiparet e erreta e veprimet qe bente i linte pershtypjen e nje prej bosave te mafjas.
Kish dit qe nuk ia kish pare fytyren e ndihej me fat...lutej qe dhe ato pak dite te kalonin shpejt e te zhdukej qe aty. Jo se kish frike te ikte dhe tani, por me mendjen qe kishte ai "mafjozi" kushedi cbente.
...
Dhe nje dite tjeter, teper e rraskapitur nga shkolla do i duhej te degjonte zeri acarues qe vecse bertiste. E kesaj here po i drejtohej asaj. Faqja e saj e webit si kish pelqyer e po kerkonte llogari tani...

-Fotot jane kaq te shpifura...dhe shume te vjetra,-iu tha teksa shfetonte e analizonte me tej faqen ne kopjuterin e Gretes. Pastaj...kush dreqin ka punuar me dizenjimet grafike, kane ngjyra skandaloze,- vazhdoi e zeri i tij mbushur me inat e mbushi Marionin e me nuk mbante. Donte te shperthente, tja plaste ne fytyre se po i cante koken me ngjyrat e fotografite e tij, por para se te fliste shikimin e nguli tek ajo.

Nje dite kish menduar pse i rri mendja vetem te puna ketij njeriu? E kjo se mos ishte e vetmja pyetje pa pergjigje?

-Ti, eja merr aparatin fotografik ne zyren time dhe do shkosh te fotografosh kompleksin e ri..dhe ambjentin perreth,-iu drejtua fytyrvrenjturi Marionit duke i bere shenje me koke.

-Por...une sjam fotografe,-iu ankua gati gati me inat.
-Ama piktore je, je aq sa te me sfidosh mua dhe duhet te dish cdo piktor eshte fotograf i mire,-e shihte ne bebe te syrit nderkohe qe i fliste e njerin cep te buzes e mbante ngritur.

Si i kerkoi qe pas 10 minutash te dukej ne zyre per te marre aparatin fotografik, iu drejtua zyres se bashku me Greten, e cila i kish turinjte vesh me vesh.

"Kushedi, ja ka vene syte kjo" i qe drejtuar Eli me ze te ulet Mariont e ajo nuk kish shfaqur interes te dinte me tej. Se mos i behej vone!
"E njeh ajo, me ka thene vete"kish vazhduar Eli me te sajen derisa Marioni ishte ngritur drejtuar zyres se tij.

Brenda degjonte te qeshuren hingelluese e zerin mjaullites te Gretes qe i fliste Klaudios.

"Pse dergove ate pacavuren, ska per te te mbaruar pune" degjoi pertej deres se drunjte.
"Me thuaj Dio, deti, Jala, vera ste kujtojne gje?" e kish pyetur e Marioni te degjonte nje pergjigje skish dashur ndaj trokiti fort ne dere.

-Avash se do na e kishe shembur deren mbi koke,-iu drejtua Greta prisheses se "momentit te saj romatik".

Perselargu shqoi buzekuqin e saj te perlyer e rrudhi turinjte me neveri kur pa njollat e tij ne jaken e kemishes se Klaudios. Per nje moment u ndje keq, mbase nga ajo skene krijuar.

-Une...erdha per aparatin...mermeriti duke belbezuar e si iu dorezua asaj ne dore u zhduk nga syte kembet.

Valle cqe ajo ndesi e krijuar? Kerkonte te bente me faj momentin ne te cilin u gjend, mendjen e saj te pabindur qe kish filluar te analizonte sjelljet e Klaudios, kerkonte te fajsonte cdo gje, oret, minutat, sekondat e kaluara ne ate firme, Drinin qe sish kujtuar  per te.
Ai dreq kompleksi ishte larg e rruges vetmia se linte te rrinte pa u futur ne boten e mendimeve. Harrohej disi duke plasur ato karamelet ne lojen e saj, duke pare ndonje video keshtu mund ta shtynte rehat rrugen.

Pastaj vetem fare, per nja tre ore u sorollat neper ato pallate sa brenda jashte me kamer ne dore. Ideja qe nuk do te kishte Klaudion perreth e bente te ndihej e qete, ndaj nuk kish bere shume fjale kur kishin ngarkuar ate per kete detyre.
Por ajo nuk dinte se fill pas saj dikush tjeter doli nga firma me pretekstin se kishte mbledhje!

Me te tijen ai po bente fotot e webit, por nuk kishte cep ku nuk ishte kapur Marioni. Kish gjetur me se te genjehej...

E kur iu shfaq dhe njehere si hije asaj gati sa si ngriu gjaku. Puliti qepallat disa here e kur kuptoi qe perballe saj qendronte ai rrotulloi syte e bezdisur.

MarionetëWhere stories live. Discover now