Pjesa 9

1K 90 37
                                    

Shfletonte instagramin e saj duke pare faqet artistike te cilat ndiqte. Nuk ishte ndonje nga ato te socializuarat me followers qe kapnin rendin mije. Kishte vetem te njohur dhe faqe artistike apo mode qe i ndiqte. Ishte perqenduar ne nje video te shkurter kur tregohej se si mund te vizatoje me dritehije ne kater menyra.
Video pas videoje syte i zune nje profil te njohur. Ishte ai...based on likes... ajo fytyra aq perfekte qe i shfaqej kaq shpesh keto kohe, ajo blu dritheruese, shume here me e ftohte se dimri qe bente jashte. Nje kureshtje e brendshme e shtyu te hapte profilin e ndjekur te tij...shume piktura te postuara ne te, aq sa e benin ate profil te dukej si nje galeri virtuale. Kishte te postuara dhe video ne gjuhen angleze teksa ai pikturonte...Vjola kishte te drejte ne lidhje me talentin e tij...

Shtyu telefonin tutje si te kishte bere dicka te gabuar me hapjen e atij profili. Per ate person ndjente neveri, deri me sot kishte arritur te gjente nje vend ne zemren e saj per cdo kend edhe nese ekzistonte mundesia e mospelqimit te ndokujt, ama kete se honepste dot. Ja mesoi ai cishte urrejtja...dhe ia mesoi ne menyren me te mire te mundshme.

Krahas cdo gjeje ne jeten e saj ai ishte gjeja e fundit per te cilen i duhej te mendonte, ndaj se vriste shume mendjen. Donte vetem te flinte.
Donte aq shume te merrte nje sy gjume sepse puna po e lodhte vertet, ishte dhe shkolla nga ana tjeter. Muajt e fundit flinte heret qe te kishte energji mjaftueshem per te nisur diten. Brenda dy muajve Marion qe kthyer ne personin me te rregullt ne shtepi...aq sa Aroni tallej me te.

Degjonte zhurma nga jashte dritares edhe pse grila dhe perdet qene te mbyllura. Zere femijesh qe qeshnin, qe dukeshin sikur luanin, por per kete ore ideja iu duk absurde, e thjeshte mbylli syte edhe me fort.
Perseri zhurme, e kesaj here ishte celuari i saj qe binte teksa e kerkonte rreth e rrotull vetes.
-Po!
-Gjumashja ime, mos me thuaj qe nuk ke dal jashte,-u degjua zeri i Drinit nga ana tjeter e linjes telefonike.
-Ca pret te bej ne oren 9 te darkes me temperatura -3 a 4 grade celsius,-ia ktheu disi e pergjumur.
-Nuk e di! Te zbresesh poshte sic ka bere tere lagjja, perfshire dhe mua, e te luash me topa bore?-dha nje opsion ai.
-Dhe ti me shakat e tua,-u ngrit duke hapur grilen e dhomes, kurioze per te pare c'behej e nga se vinte zhurma.
-Po te pres floke bore,-pershendeti Drini teksa i mbylli telefonin.

Nuk iu desh te dilte ne ballkon per te pare se jashte po binte bore e nje shtrese e holle i qe shtruar vendit sikurse nje tapet i bardhe. Nuk u vonua shume, u mbeshtoll mire mire e fluturoi jashte per t'ju bashkuar dhe ajo lumturise se atyre casteve. Nese lumturia e sotme ishte t'i gezohej debores se pare ne Tirane atehere kjo ishte mese e mjaftuesheme per te.
Shihte se si te medhenj e te vegjel luanin, ndersa debora binte pa pushim. Gjeti te paren fytyren e Drinit qe po luante me ca femije ca me tutje.
A thoni ishte Aroni aty? I pare qe kish celur siparin e asaj mbremjeje kishte qene ai, teksa ne oborrin e shtepise kishte nisur te bente te famshmin plak prej debore.
-Ja ky tjetri me vellain tim budalla,-tha duke qeshur me pamjen qe kishte marre Drini.
Nuk e beri te gjate dhe si nje kunderpergjigjje mori nje top debore ne fytyre nga Drini qe ngerdheshej ca me tutje.
-Erdhe gjumashe,-e perqafoi si te kishte dite pa e pare.
-Pstt ej, jemi te rrethuar nga njerez qe na njohin, qenkan te gjithe jashte,-beri te lirohej nga krahet e tij ajo.
-E kujt i behet vone,-iu kthye ai moskokecares, teksa e puthi ne hunden qe ishte kthyer ne te kuqe nga i ftohti.
-Mua jo,-e nderpreu duke i dhene nje te puthje te shpejte.

E para besoj,megjithese as e tille nuk mund te quhet,-beri nje fyryre fajtori ai e njekohesisht akoma me te embel.

-Po, hera e pare qe bie bore ne Tirane,-tha ajo pa e kapur fillin  pyetjes ndersa e humbur shihte tutje-tëhu.
Drini qeshi ne shpirt nga perhumblja e saj ndersa ajo e shihte ende e hutuar me nje perskuqje te lehte qe kishin marre faqet e saj.

-O e hutuar,-i terhoqi vemendjen Aron duke e goditur me nje top te akullt debore.
O kalamaja lufte me Marionin e Drinin,-bertiti me fort duke mbledhur "ushtrine e tij".
Me nje levizje te shpejte ajo kaloi pas Drinit si per tu fshehur pas trupit te tij te madh. Si nje bumerag u drejtuan mbi ta shume e shume topa bore te ngjeshur fort qe te vrisnin pakez.

-Ikaaa une,-mori mundimin te fshihej per pak Marion,-nuk kam nder mend te ha me shume debore,-beri te largohej.
Nisi te vraponte dhe ajo njejte si femijet aty, qeshte e luante me ta, me Drinin, here pas here perfundonin te perqafuar. Paksa e lodhur, per ti shpetuar debores, levizi ca me tutje per te marre fryme. Teksa vraponte disa pallate me tutje shtepise se saj ne nje pjese me pak te ndricuar u perplas fort e ra mbi dicka a dike. Per nje cast iu duk sikur u perplas me nje nga ato shtyllat e dritava por kur u rrezua se bashku me te kuptoi se ishte nje dikush. Mendja i thoshte se ish Drini...por...

Ai u ngrit pak me berrylat mbeshtetur ne toke e me ate qe ishte kaq prane tij sa lehtesisht mund te ndiente frymemarrjet e shpeshta te saj e zemren qe i rrihte si e cmendur.
Arrinte te shihte ne ate drite te zbehte jeshilen e syve te saj te frikesuar e floket qe ne fytyre i qene ngaterruar. E njihte mire ate rebele te vogel... S'kish heret qe i kishte vene vetes nje qellim rreth saj...dhe fati...fati i tij i mire ia solli ne krahe. Dic i thoshte mendja ta puthte.
-Drini me vrave,- u ankua ajo ende pa e shquar me ke ish perplasur.

E ai qe qe i paturpi ne kete mes largoi floket nga fytyra e saj, per te prekur me pas buzet aq te buta nen ledhatimin e nje puthjeje qe as ajo nuk e kundershtonte. Mbase ajo ishte e hutuar, e kish humbur toruan...ose mbase ishte thjesht se ajo po e ndjente deri thelle ate puthje, po aq sa dhe ai.

U ngrit e ndersa hija e tij zbehej e ndjeu dhe ajo qe dicka nuk ishte sic dukej . Betohej se nen ate fare pak drite kishte arritur te shihte nje rrezatim bluje, nje blu qe e friksonte, nje blu qe e kishte hasur me pare.
Ama per fraksion sekondash reflektoi, ktheu koken pas per te vertetuar dyshimet...kishte qene nje enderr. Hutimi qe i kish falur ajo nate kishte cuar ne krijimin e halucinacioneve idiote surreale. Nje iluzion  asgje me shume. Mori fyme disi e cliruar duke vazhduar te besonte se ajo ishte nje enderr...e se pergjumja i pat sjell kete hutim.

Por ai e dinte se nuk ishte e tille. E dinte se kjo mbremje ishte vecse fillimi i dickaje...nje shenje. Ndaj nenqeshi ironikisht teksa perplaste deren e makines pas vetes.

Kishte dale dhe ai si gjithe njerzia verdalle neper qytet, jo se e entuziazmonte bora, apo ftohtesia e asaj nate, por sepse ishte nje kerkese e vecante qe ishte dashur te mos e refuzonte. Rastesisht kishte hasur mikun e tij jashte, per t'i kujtuar dhe nje here ato kohet e kur luanin sebashku keshtu. Ajo do te ishte diku prane, ia ndiente te qeshuren ne ajrin perreth dhe nuk ishte gabuar. Fati ia solli prane...

-U vonova,-tha duke puthur me faqe personin ne sedilen tjeter te makines.
-Ncuq,-u pergjigj me embelsi teksa me adhurim syte e vegjel jeshile shihnin te tijet. Kishte po te njejten jeshile si te Mariones, po e njejta jeshile shpresedhenese, vetem se kete jeshile ai e dashuronte...












(Kur shoh Drinin ..them si mund te jem kaq mizore une😂)
Heyyy babiesssss
Update 2 brenda muajt, keshtu qe mos u ankoni😂... Shpresoj te kete edhe te tjere...
Okejjj, ngaqe mu merziten ato lovey dovey-t e kalamajve thash ta thyej pak me ca nuanca te tjera.
-Si ju duket ju?
-Keni ndonje mendim per ate personin misterioz tek makina e "atij"?
Vote, comment dhe mendimin tuaj te sinqerte!!
Deri update-in tjeter bye!
Erilda💋

MarionetëWhere stories live. Discover now