Ndryshe nga cdo dite tjeter mezi priste te mbaronte orari i punes dhe te kthehej me shtepi. I ishte merzitur te qendruarit ne ate karrige shpine-mpirese, perballe kopjuterit duke nderruar cdo dite dicka ne faqen e asaj firme.
-E merzitur?-pyeti Savjo qe po ndiqte me vemendje levizjet e saj.
-Mbase!-iu pergjigj duke varur turinjte. E kisha menduar ndryshe kur zgjodha kete shkolle, dicka me pak te merzitshme.
-Por ty te pelqejne shume kompjuterat, ke aftesi te shkeqyera ne perdorimin e gjuheve te programimit, je, je shume ndryshe nga te tjerat,-e kete te fundit e tha duke ulur koken i penduar, ne kete fushe, nenkuptova,-shtoi pastaj.
-Faleminderit! Por nuk qendron tek kompjuterat problemi! Me ka merzitur rutina!- u shpreh e sinqerte ajo
-Kuptoj, nga njera ane ke te drejte, eshte profesion i bukur, interesant...-Nese kerkoni gjera interesante mund te levizni ca nga vendi se nuk jeni ngjitur me karriget,-e nderpreu Eli qe rishtaz kish hyr ne zyre.
Ata e pane cuditshem te dy e ajo rrudhi buzet e bezdisur.
-Mos me rrini duke u ankuar, kur nuk keni pune, nuk keni pse rrini brenda, eksploroni ca, ketej verdalle ca nuk ka. Si per shembull, arkitekti i ri ne firme.... Ehh, ai ishte i magjishem.Savjo e Marion ia plasen te qeshurit e ia filluan.
-I magjishem? Kshu krahe kishte ai? Flututonte si zane?
-Jo jo mos me thuaj qe kishte dhe shkop magjik.-Ha ha ha,- qeshi ajo ironikisht. Une vetem sa e pashe perselargu, ishte veshur i gjithi "Louis Viutton". Kishte nje si pune shalli te kuq se e kam pare kur i vene keta rrokeret, floket i kishte te stiluara aq bukur...
-Quhet bandana,-e nderpreu Marion.-Le te mbetet mes nesh, lart e poshte qarkullojne fjale qe eshte i rendesishem, djali shefit te madh, me duket.
-E si supozohet te mbetet mes nesh kur lart e poshte kane qarkulluar fjale,-perseriti Marion ate frazen e fundit per tja vene ne dukje shoqes.
-Une po them nga ne mos te dali gje ketu brenda zyres se e degjon ajo nevrikja, e vdes per ti trasmetuar cik llafet ajo tek shefi.
-Drejtoresha e departamntit te Teknologjise ajo, eshte mbi ne,-vuri ne dukje Savio. E te mos merremi me llafe se jane fukarallek,-imitoi ate fjalen e urte e me pas i dorezoi Marionit nje kuti me kabllo te dale jashte perdorimit per ti kaluar ne depon ne fund te koridorit.E kish bere ate rruge disa here e ajo te conte ne pjesen me te erret te firmes. Depoja ishte e madhe, me ndicim te paket, ne te cnuk gjeje.
Pa dashur te vonohej me shume, la kutine ne nje qoshe e kyci deren. Asaj gjithmone ia ngacmonte kureshtjen ajo dera ngjyre qumeshti pa asnje emer se kujt i perkiste, pa asnje njeri ne te. Pikerisht ajo dere ishte gjysme e hapur sot. Zgjati koken vetem paksa qe te mund te shihte ate pikturen qe deri me tani e kish kundruar neper te carat e asaj perdes blu zyrtare. Ne nje moment shtangu kur verejti c'ajo kishte te pikturuar ne ate tablo. Do betohej se ishte ai, ai emri i te cilit, imazhi i te cilit, e zverdhte te teren. Klaudio, piktori i famshem kish realizuar nje poret te tijin aq madheshtor, aq domethenes, i zymte e ter ngjyra ne te njejten kohe.Syte, syte i dukeshin te egersuar aty e buzen e plote e kish theksuar dhe me shume. Ishte ai e ajo skishte dyshime. Do e njihte prerjen e tij te fytyres dhe ne 100 te tjere si ai, do e njihte sepse i kishte aq mire te memorizuara ato tipare, ata sy te kalter , ate njeri serioz qe buza si qeshte ndonjehere.
Ai ishte i adhurueshem e e pranonte se do ish dashuruar me te ne cdo kondite tjeter, po ja qe jeta deshi qe per ate fytyre, pikerisht per ate te ndiente neveri.Talenti i tij binte dukshem ne sy, e shpirti i atij artisti ishte teper i trazuar, ose te pakten kjo pasqyrohej.
Me pikturat e tij po, me ate ishte e dashuruar. Ckish dashur te thoshte valle me ate pikture?Per kete pyetje kishte kerkuar pergjigjeje dhe ate pasdite kur instagramin e tij shfletonte per te disaten here. Kalonte cdo foto e e studionte me vemendje. Ishte po aq i bukur kur ate nate pas spitali e kish kthyer ne shtepi, po aq i bukur dhe kur pa deshiren e saj e kish puthur.
Ishte e sigurt tanime se edhe ate nate, kur te gjithe luanin me debore ai ishte perplasur me te, e paturpesisht e kishte puthur. Nje arsye me shume per te urryer ate dhe veten pee puthjen ia kish dhene atij."Mendjelehte!" Kritikoi veten teksa flakte celularin ne shtrat. Sdo te kish vonuar shume nje thirrje nga Drini e ajo e cliruar kishte pranuar menjehere ftesen per te dale.
"Fitova, fitova bursen"kish qen gjeja e pare per te cilen i kishte folur e ajo shume e gezuar e kishte perqafuar fort.
"E dija" i kishte thene plot siguri ajo.
"Pas dy javesh do te jem ne Gjermani" e do kishin qene pikerisht ato fjale qe do e pikellonin me se shumti.
"Po me mua, me ne?" Kishte pyetur ter frike ndersa i shrengonte doren ne ecje.
"Ne...ne do te vazhdojme njesoj, do te flasim cdo dite, une do te vij sa me shpesh te jete e mundur, ne do jemi po njesoj." Ishte munduar ta siguronte ai.
"Ehe, fundja eshte vecse nje vit."ishte shprehur ne deshperim te thelle ajo.
"Kalon shpejt" ishte munduar ta qetesonte teksa e puthte lehte ne balle.Por per dreq, per te nuk do te kalonin shpejt, per te do te dukeshin pafundesi.
"Prite tere keto vite Marion, prit dhe nje vit" i mbushte mendjen vetes.
Pavaresisht shakave te Aronit ajo vazhdonte te rrinte turijvarur.
-Cke qe i ke varur turinjte dy pellembe dhe ti,-plasi ai i lodhur nga tentativat per ta bere te qeshte te motren.
-Drini iken neser, ne Gjermani! E kishte fituar bursen,- i tregoi pa e pare ne sy.
-I lumte! Per ca merzitesh ti?-beri ai nje fytyre prej te bezidisuri.
-Po ja, tani qe ne ishim me afer se kurre atij i duhet te largohet. Mua do me marre malli shume, sa e dua o Aron!-i tha teper e deshperuar ajo.Aroni e pa ne bisht te syrit dhe pastaj qeshi.
-Eshte nje vit vetem! Per Drini ben keshtu ti!-u tall ai. Drini eshte cik legen, por eshte i mire! Mos ia ki friken,- siguroi Aroni para se te fillonte te kendonte ate kengen qe aq shume e donte, Shape of you.-Sec kam nje si pune ligeshtimi,-e nderpreu ajo.
-Cou, cou,cou,-e detyroi ai te kercente me te.
E deshi sdeshi ia nisen nje karaoke te bukur pa e vrare mendjen hic se lagjja mund ti hidhte ne gjygj per prishje te qetesise publike...Ate te neserme as kembet si benin te ngriheshin. Mbase deri ne aeroport kish qare nen ze ndonese Drini e kish pasur te perqafuar gjate gjithe kohes.
"Nuk po te le" i kujtonte vetes.Por ai po e linte, po e linte per nje te ardhme atje, per jete pa te.
I merzitur qe dhe ai ne castin e ndarjes.
"Me jep dicka tenden" i kish kerkuar kur po merrej me gjerat e fundit para nisjes. Drini pa e bere te gjate kishte hequr byzylykun e tij dhe e kishte rregulluar ne madhesine e dores se saj. Po ta perktheje nga anglishtja lexonte shpreso.E ajo e vetmja gje qe kishte ishte ajo varesja e celesave me nje arush te vogel jeshil, te cilin ia dha pa hezituar...
Ktheu dhe njehere koken para se te kalonte ne anen tjeter gati per te nisur nje jete te re. Pershendeti me dore per te disaten here ndonese dhe mundohej te buzeqeshte per hir te familjareve te tij, nje pjese te zemres e kishte lene me te, e kishte lene per Marionin.
Pritja qe vdekje, derisa nga avioni me te cilin do te udhetonte ai u dha njoftimi per nisjen.
Ai zuri vend ne nje cep prane dritares sipas vendit te caktuar.Kish pritur cdo kend te ulej krah tij ne ate vend bosh, kish pritur nje te moshuar qe udhetonte per te takuar femijen e tij, nje te ri me fatin e tij, kish pritur nje fytyre krejt te panjohur, por jo Anen qe tere miresjellje kishte kerkuar te ulej krah tij.
Ate bidesen e tyre te shkurter diten e ditelindjes e mbante mend ende.
"Jeni te lidhur?" kishte dashur te mesonte ajo prej tij, por ai se kishte hapur gojen. E kur e kishte pyetur perseri ai i ishte pergjigjur vetem me nje "Jemi".
Dic ishte verenjtur ne fytyre, i kishte shkuar prane e me gishterinjte e holle kishte ngacmuar shpatullat e tij.
"Ti meriton me mire" kishte provuar ate flirtin hapur per te cilin e ai ja kishte prere shkurt " Me lere rehat" e kishte ikur.Ishte Ana e matur, gjithmone e veshur me klas, gjithmone e lyer e e kuruar ne cdo pike. Te tille e mbante mend cdohere. Ana qe nuk kishte lene rast pa ja shprehur pelqimin qe kishte ndaj tij. Po ajo Ane ishte ulur krah tij.
-Per ku?,-pyeti per te thyer heshtjen ajo.
-Berlin,-ishte pergjigjja e tij e shkurter pa u shkeputur nga libri qe po lexonte.
-Sa mire! Do jemi ne te njejtin vend!-i beri me dije ajo.
Te pakten do paskem nje te njohur ne ter ate Berlin te madh. Une studioj atje, mjeksi sic e di,-kerkoi ajo vemendjen e Drinit, por ai as se mori mundimin ti fliste.Dy a tri here i ktheu pergjigjje shkurt gjate gjithe rruges.
Kur u ndane ai mori taksine, kurse ajo kishte njerez qe e prisnin me dale nga aeroporti.
Nje kryqezim i rrugeve te tyre,ne te njejtin qytet, nje fillim i ri....
E cdo te ndodhte asnje nuk e dinte, ajo qe nje e ardhme e shkruar ne laps....
KAMU SEDANG MEMBACA
Marionetë
Acak-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.