Sa minuta te jetes sone shkojne duke pritur? Presim dike, nje lajm,nje mesazh, presim nje perqafim, nje fjale qe nuk na eshte thene kurre. Presim e mbase lodhemi, zhytemi ne mendime. Fjala zhytemi eshte kaq klishe, fundosemi do te qe me mire. Shkojme aq thelle, prekim anet e fshehta te universit ne mendjen tone, atje ku realja nuk guxon te shkele. Realja friksohet, refuzon me bindje te takoje endrrat, sepse mbase nje dite ato do ta mbysin ate. Hah,pikerisht, kjo eshte frika e saj.
-Te humbasesh ne endrra apo te mbytesh ne realitet, dilema e re shekspiriane?
Nje gje eshte e sigurt, ketu e ne cdo bote tjeter nese te jepet nje mundesi e dyte, jetoje, jeto endrren duke mos e leshuar realen! Ne kufirin e te pamundures? Atehere zhduki kufinjte, jeto pa ta nese mund tja dalesh!-Si mund ti zhduk kufinjte Klaudio?- psheretiu ndersa shfletonte librin e tij per te disaten here si te ishte nje nga ato lojrat anti-stresuese.
I kish ardhur nje e-mail te cilin se kish hapur ende. Nje email nga universiteti jashte vendit ku ajo kishte aplikuar jave me pare.
Nuk kishte nder mend te klikonte tek posta elektronike dhe te merrte ndonje lajm jo fort te mire ne kete kohe pushimesh. Ishte ne Himare, ne nje nga ato plazhet e bukur me pak njerez e as qe ia prishte dot njeri terezine. Kish mbushur nje cante plot libra a thua do i lexonte te tere ne nje dite, e nje tjeter me pije freskuese. I kish thene te ashtequajturit te dashur tanime, se do ikte ca dite te qetesonte mendjen e mund te mos i pergjigjej ne cdo kohe.
"Rri puno ti, mos bej gje tjeter Remi" i kishte thene kur ishte ndare me te.Ajo do kish shpresuar qe ai ta ndiqte, ti kalonin bashke pushimet, por Klaudio nuk ishte njeriu i surpizave te medha. Ishte logjik, i ftohte si cope akulli. Iu lut dhe here te tjera ne telefon e ai fshihej pas justifikimit se kish pune me nje plan te ri.
Kur te gjithe ishin ulur ne restorantin e fresket nga celulari i saj u degjuan dy bip-bip.
Ne ekran u shfaqen dy mesazhe njeri pas tjetrit, buza i qeshi, gje qe terhoqi vemendjen e te tjereve.
-Me falni mua,- u ngrit me nxitim pa ia shqitur syte telefonit.E ema e veshtroi me habi ndersa ikte pastaj i leshoi nje veshtrim pyetes te vellait.
-Nuk e di,- foli ai me gjysme zeri duke kaperdire kafshaten qe i kish ngecur ne fyt.
-Cdo te thuash me nuk e di? Ti je binjaku i saj. Ty ti thote te gjitha ajo,- i tha e ema gati e revoltuar.
-Ma, jam binjaku i saj, po nuk jam telepatik. Nuk rri ne mendjen e Marionit ta di si e ka hallin ajo. Une Aroni,-beri me shenje nga vetja, ajo Marioni,-tregoi ne drejtimin nga iku e
motra.
-Aronn, mos e zgjat,- i foli si te ishte akoma ne femije ajo.Ai nuk e zgjati me, por i qeshi dhe njehere para se te kullufiste nje cope nga embelsira e tij. Mendoi se Marioni do u tregonte vete cdo gje ne nje moment te pershtatshem. Nese do u tregonte ai do quhej tradheti. Binjaket se tradhetonin njeri-tjetrin...
Ate te dy kishin minuta te tera qe ecnin perkrah njeri tjetrit kuturu pergjate bregdetit.
-Une mendoj se duhet te flas me prindrit e mi per ne te dy!-shpalli ajo me aq siguri.
-Sdo e kisha problem, vetem se... a je e sigurte ti? Je shume e re, mund te besh zgjedhje qe me kohen do pendohesh...-i foli aq sinqerisht ndersa syte ia nguli detit te qete.-Nese ka zgjedhje per te cilat nuk do pendohesha ne kete jete, ti je nje nder to Klaudio. Dua cdo gje ne ty...
E donte aq sa me fjale nuk shprehej dot. E donte...
Mbase prindrit e saj do te benin fjale, do te kundershtonin, por ne fund do te pranonin. Kur ta njihnin do e pranonin,do kuptonin se ka nje zemer te madhe e se ishte nje njeri i vecante.Por ajo nuk mundi tua permendte ne asnje prej diteve te pushimeve. Vetem kur ishin kthyer ne Tirane ishte munduar nje mbremje te fliste si larg e larg.
"Une kam dicka te rendesishme per tju thene" kishte shpallur e ata sy e veshe ishin perqendruar tek ajo."Pelqej dike dhe mendoj se ju duhet ta njihni ate!" me nje fryme e me zemren qe i rrihte kish thene shpejt e shpejt.
Ne cepin tjeter te dhomes haste shikimin mbeshtetes te te vellait e nje fije ndihej e sigurte dhe pse shume ne siklet.
"Je mjaftueshem e rritur per te zgjedhur nje person te pershtatshem. Mund ta takojme, te diskutojme..." kish folur me gjakftohtesi i ati.
Por mbiemri i tij kish qene vatra e nje debati qe fort mire skish perfunduar. E ajo mbushur me mllef skishte dashur te gjykonte situaten por kish ikur duke perplasur deren.
...-Ha pak,- i foli Klaudio duke perkedhelur floket e valezuar.
-Nuk dua,-pershperiti duke kthyer koken ne anen tjeter.
-Nuk besoj se do rrish gjithe kohen me turinj, ke dite keshtu. Heret e vone prindrit e tu do te na kuptojne,-kerkoi ai per syte e saj e ajo i dha nje buzeqeshje te sforcuar.-Te dua,- peshperiti dhe e perqafoi fort. Njejte beri dhe ai...
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.