41. Po ti kush je?!

954 80 54
                                    

Rrezet e dielli luftonin me grilen e dhomes se saj duke care neper hapsira. E si te mos mjaftonte kjo zilja e celularit binte papushuar ate mengjes. Duke mallkuar neper dhembe me syte gjysem te hapur u mundua te arrite telefonin mbi komo. Nuk u menduar dy here ta hapte e te dergonte nje "Alo" ne anen tjeter.

"Marion" zeri i qarte e mjaft i embel thirri emrin e saj. Por ajo se njihte, pa numrin e tij, pa dhe emrin qe cuditerisht qendronte mbi numer.
"Kevin, Kevin..."
U mundua te bente lidhjen e zeri me emrin e tij. Ku dreqin e njihte ajo nje Kevin? "Kujtohu Marion" shkoi doren nder floke.

E si u mundua nje cope here ta kujtonte sja doli dot.
"Je me mire sot?"pyeti pas ca çastesh heshtjeje djali.
"Po ti kush je?"kerkoi te dinte.

"Kevin."ia ktheu ai e nga telefoni u duk sikur u degjua nje e qeshur.

"Ej,nuk po tallem! Nga e gjete numrin tim? Nuk njoh asnje Kevin une! Nese je ndonje shok i Aronit e kerkoni te beni ndonje nga ato budalleqet tuaja ua ndreq une!" shfryu tere inat.

"Nuk po tallem, jam vertet Kevin! Ai i mbremshmi, te Arena."sqaroi ai e kesaj here toni i zerit te tij ishte tejet serioz.

Ajo u mundua te kujtonte ato pak gjera qe mbente mend e aty e beri lidhjen. Kevin kish qene baristi, "shoku" me te cilin kishte qare hallet ca ore me pare. I ra ballit si te donte te fshinte nga mendja cdo fragment te atyre oreve, te fshinte fare ate nate.

"Doja te dija nese je me mire sot?"nuk hezitoi te pyeste perseri.

"Une, them se jam mire! Te lutem me thuaj qe nuk bera ndonje te pabere?" foli aq shpejt sa ai mezi e kuptoi e nga ana tjeter filloi te qeshte.
Kishte nje ze te embel, terheqes.

"A mund te te takoj? Ma ke borxh.."nuk priti pergjigjjen e saj. Ndersa ajo mbeti e cuditur nga ajo kerkese e tij. Deshi ti bente me dije qe ata nuk njiheshin, por sditi tja thoshte kryq e terthor.

"Nuk ha njerez, frikacake!" u tall me hezitimin e saj.

"Jo...nuk eshte puna aty... une".
"Po ose jo, nuk ka problem" e nderpreu duke i folur qete.

"Ne rregull, Kevin" theksoi emrin e tij duke pranuar dhe pse nje arsye per ta takuar nuk e gjente.

Ai i tha adresen dhe oren kur do te takoheshin dhe e pershendeti.

Me bukur nuk behej! Do te takonte dike fytyren e te cilit as nuk e njihte. Ne mendje i vajti te merrte dhe Vjolen, pastaj hoqi dore nga kjo ide. Ne cdreq telashesh e fuste veten!

Kush e dinte si mund te ishte ky Kevin? Ndonje i frikshem me mjeker me floke te kapur bisht, ose ndonje nga keta te mbuluar me tatuazhe e pirsing. Idene me te vogel se kishte se ci kish derdellitur mbreme.
E kish mbeshtjelle nje ankth i tmerrshem ca nga mendimet, ca nga frika per te takuar Kevinin.
***
Ishte e para qe kish mberritur ne kafen e vogel ne nje rrugice te bllokut dhe e para shpresonte te dilte. Syte ia kishte ngulur pamjes pertej xhamit e mbase pas tij kerkonte Klaudion.
Sa donte te shfaqej aty, ta shpetonte, ta nxirrte nga situata. Ajo ende kundrronte pertej qelqeve e zhurmen e karriges qe u terhoq diku prane saj as qe e degjoi.
Per minuta te tera as qe e diktoi ate qe i qendronte perballe, as nuk donte ta bente. Kur e ktheu koken syte i mbylli instiktivisht.
Pastaj u gjend perballe dy syve te shkruar qe i qeshnin me ate shkelqimin e tyre.

-Ti duhet te jesh...
-Kevin,- plotesoi ai duke i drejtuar doren.

Ai nuk ishte sic e kishte pritur, ai ishte...i bukur. Kishte tipare te rregullta, floke ne nje kafe me nuanca te se artes,e syte i kishte te shkruar ne nje gri hiri.

-Marion,- vuri theksin e emrin te saj ne pjesen e pare, e asaj per here te pare i pelqeu. Vazhdoi ta ndiqte me sy per te mesuar ckishte per te thene.

MarionetëWhere stories live. Discover now