C'ndodh kur i bejme vetes pyetjen "Cpo behet me jeten time?". Atehere kur jemi nje lemsh e kur e vetmja gje qe duam eshte pak qetesi, atehere kur fillojme te besojme qe dashuria eshte dicka e bukur me nje afat skadence te stampuar nder rrokjet e fjales. Ngadale humbim besimin, mbase dhe shpresen e ato cka derdhim nuk jane me lot por vecse mendime e mendime pafund per dicka qe na servir e nesermja...
-Dhe ti mendon se je i lumtur me jeten qe ben?-ish pyetja e rradhes qe i drejtoi Klaudios ate mengjes ulur ne nje kafe.
Kish qene kerkesa e tij qe ta takonte e pas shume mesazhe ajo kish pranuar.
-Skam pse mendoj, sepse jam i lumtur,-u pergjigj shkurt ndersa dicka shfletonte ne celular.
-Ti mendosh njerezit si te nenshtruarit e tu nuk eshte gje qe te ben te lumtur. Te respektosh, mbi te gjitha, te ben njeri...
-Nuk te thirra te me besh leksione e di mire sec bej me jeten time e njerezit rreth meje,-e nderpreu duke e lene me nje shprehi aspak te kendeshme ne fytyre.
-I njejti...egoist,- shkundi koken e zgjenjyer mbase pa pritur gje tjeter prej tij.
-Shiko, eshte nje projekt i rendesishem dhe nje tender per tu fituar. Je e gatshme ta pranosh oferten? Besoj se nuk ka ndonje problem tani qe prindrit i ke ne shtepi e shendosh e mire,-hyri drejt e ne teme duke i treguar planin e projektit ne celularin e tij.
Vec kesaj, do paguhesh mire dhe do te mund te mbyllesh dhe borxhet e spitalit,-e oferta qe i beri mund te quhej e parefuzueshme perderisa ishin ngushte keto kohe me parate, ishin shume ngushte.-Une...duhet te flas me ta ne shtepi me pare! Nuk besoj se do u vinte mire ta merrnin vesh ne te tjera rrethana,- e nje gjysme po-je ia dha pa ditur cdo te thoshin familja e saj per kete.
-Dua nje pergjigjje kokekacube! Fundja ne ndihme po te vij! Te largosh dhe ca mendjen nga Drini, kushedi vjen ne vete "romantikja e deshperuar"!
-Nuk ke pse e permend ne cdo bisede emrin e tij! Nuk eshte gje e kendeshme,-shprehu pakenaqesine e saj sepse ne nje fare menyre sa here permendej tema e "Drinit" dicka e shtrengonte ne kraharor e fjalet e tij qe e kishin vrare aq shume i vinin ne mendje pa dashur ta linin te qete.
Nje ndjenje faji e hidhur e ndiqte ngado ne cdo vend, cdo kujtim, madje dhe ne kakaon e embel qe po pinte."Kakao, eshte ky nje pseudonim apo cfare?"i kish thene dikur kur ajo e kish thirrur per here te pare keshtu.
"Kakao, sepse keshtu me pelqen mua"E kujtimet e bene te shkeputej per pak duke qeshur me veten si te qe nje femije.
-Pstt,-kokekacube!-i thirri Klaudio me ate etiketen qe i kish ngjitur qe ngahera.
-Une kam nje emer, Klaudio, mund te ta kujtoj nese do,- i foli ironikisht por e cuditshmja qe se donte te degjonte njehere emrin e saj te thene nga goja e tij.
-Nuk ta fal ate kenaqesi,me beso! Po vdes te degjosh emrin tend te shqiptuar nga une,- nenqeshi sikur te kish hyre ne mendjen e saj.
-C'lloj njeriu je ti! Me ty e gjeta dhe une te ngaterrohem!-u ankua duke rrudhur turinjte.
-Deri ne nje fare pike, ngjajme,-konstatoi ai papritur ndersa Marion po behej gati te ikte.
-E di cfare?! Une po iki! Ti rri gjej ngjashmerite dhe ndryshimet nga hici! Je kaq idiot, Klaudio Remi,- rrembeu canten e vogel te shpines per te levizur qe aty.
-Mund te te shoqeroj une,-u ofrua ai.
-Faleminderit shume! Nuk dua ta shoh veten neser ne faqe te pare te gazetave te "Show Bizz-it" si ku*va e re e Klaudio Remit,- ironia e saj arriti kulmin por ai nuk qe aq i papermbajtshem sa ajo.
-Nuk eshte se me njohin shume ne Shqiperi! Jo aq sa per te me nxjerre ne faqe te pare te gazetave, di si ta ruaj jeten time private!- ia ktheu me ate qetesine e tij te zakonshme pa pasur nje shprehi specifike ne fytyre.
E ajo qetesi vdeknaje qe ruante ai njeri ne cdo lloj situate e vriste me keq se sarkazma qe perdorte ndaj saj.
Para se ti thyente ndonje filxhan kokes iku pa e kthyer koken pas, megjithese nje deshire te shihte fytyren e tij e tundonte.
...U foli ne shtepi per propozimin per pune e dukej se gjithcka qe ne rregull deri ne momentin qe u permendi emrin e firmes.
Ne fillim degjoi vetem ato "Jo-te" kategorike, pastaj me arsyetimin qe do shpetonin nga borxhet u arrit dicka, derisa arriten ne perfundimin qe do ta linte punen kur faturat e borxhet te qene lare e i ati mezi i tha nje "Mire" te vaket.***
Ditet per te qene bere nje barre e rende qe mezi shyeheshin, pune, shkolle, lodhje e mbremjeve dhe melankoli e kujtime.
Ideja per te studiuar ne Gjermani nderkohe qe kish nje lidhje kish qene nje deshtim me vete.Fati i poshter qe e kish takuar me Anen ne Berlin kish qene nje tjeter fatkeqesi e tani i mbetej vecse te qante hallin e vetes.
-Sikur ke zene rrenje ketu ti mor burre,- e shtyu Redi shokun.
-Me lere rehat,-iu kthye ftohte ai pa dashur te grindej me te per hicgje.
-Prap u kape me ate torollaken andej nga Shqiperia e, lere më, duket qartas qe se doni njeri-tjetrin.
- Mbaj gojen, asgje nuk duket, kemi bere gabime te dy, por qe do ti rregullojme punet,-foli i sigurt Drini duke shpresuar ende se ai e Marion do te ishin bashke.
-Ti je fiksuar, pa per ta dashur se do! Pret te rregullesh gje, ti ketej ajo andej,- iu kthyer Redi me mosbesim.
-Do e gjej nje menyre, se si se sdi , por do e gjej nje menyre,- u perpoq te bindte veten.
Te vazhdonte ti kthente pergjigjje sja kishte qejfi ndaj dhe levizi ne dhomen e tij. Nje Zot e di sec ishin ai e Marioni, por kur mendonte thelle kujtohej qe cdo lidhje kish veshtiresite e saj, ama ai nuk qe tipi qe mbante lidhje e kete e dinte fort mire.
I kujtohej se si Marion ankohej per neglizhencen e tij e me te drejte, gjithmone kish vene veten para cdo gjeje. Ne kete menyre qe gatuar ai, por nese i duhej te kishte Marionin do te ndryshonte, per te do e bente.My dears ky liber po behet nje katastrofeeeee epike!!
I can't afford ittt!
Jam ne nje pike ku snuk me😂 me duhennnn ide!!!
Me shkruani nese ndonje gje iu duket e hajrit ( pervec zhdukjes se Drinit😅, qe e doni aq shume).-Do vleresoja shume mendimet tuaja!
Xx erilda💋
VOCÊ ESTÁ LENDO
Marionetë
Diversos-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.