Pjesa 18

940 87 42
                                    

-Ku do te ndaloje Marioni?-pyeti ai duke bere te paditurin per vendndodhjen e shtepise se saj.
Ajo e pa eger e me gjysem zeri i kerkoi te ndalonte ne kthesen tjeter.
U ngerdhesh disi me pergjigjjen e saj, sepse e dinte fare mire qe shtepine e kishte nje bllok pallatesh me tutje.

Kur ndali makinen vuri re se e kishte sjelle fare prane shtepise e ajo e harruar duke luajtur me Reinen as qe e kish vene.
"Dua te te takoj prap, te lutem" i kish kerkuar ajo me ate fytyre prej bebushi e sycka jeshile.
"Patjeter qe do te takohemi, te premtoj" kete i kishte thene por sa do e mbante premtimin se dinte. Te shihte Klaudion se kishte me qejf te madh, por per hir te asaj vogelusheje qe kushedi nga c'vuante ajo do e bente.
"Jejjj, te dua shume shume, heren tjeter dua te te tregoj koleksionin tim te kukullave, vecse do vish te shtepia ime" ishte kerkesa e saj kur Marioni i puthi faqen.

Deren e makines e kishte mbyllur pa mundur te mohonte e as nje pergjigjje te kthente.
Jo jo! Ne shtepine e tij skishte pune!
Por ajo premtoi, e veten e njihte nga ato qe i mbajne premtimet, aq me teper kur i premtoje atij femije te pafajshem...
...
U ul e lodhur ne kolltukun e "saj" e po shihte Aronin te flinte qetesisht ne divan. Ai ishte nje kopje karboni e saj. Tipatet e tyre ngjasonin aq shume, karakteri...Mbante mend se si dikur kishte shkruar nje ese per te e ende sot ajo nuk mund te ndalonte se foluri per gjysmen e saj me te mire, partnerin e preferuar ne krim, kundershtarin me te denje ne garat me makina... ai ishte vellai me i mire qe dikush mund te kishte...
Ne fakt, cdo vella eshte me i miri per motren e tij, edhe Klaudio.
Edhe ai qe mbase hiqej si i ftohte me kedo, edhe ai kishte nje pike te dobet e ajo skishte dyshim qe ajo vogelushe ishte drita per syte e tij.
Ndoshta ajo ftohtesi e tij lidhej me te, ata sy te eger, te akullt shkrinin vetem per te, e kush e dinte.

"Po cte duhet ty" vazhdonte ti kujtonte vetes sa here qe ndonje pyetje rreth tij i gervishtte mendjen. Interesin e tepruar e justifikonte me kuriozitet, te pakten ajo kish gjetur kujt tja vinte etiketen e fajtorit, kurse vet ai ishte i bindur se ai kuriozitet rreth saj ishte vecse "te studiuarit" e prese se tij.
...
-Ajo ishte kaq e mire Dio,-vazhdonte e motra te fliste papushuar per Marionin.
-Mire pra, e kuptuam qe te hyri ne zemer shpejt! Do akullore?- u mundua me kot ai ti hiqte mendjen nga ajo .
-Poo! Do marrim dhe Marionin per akullore ndonje dite? Si thua Dio?- qeshte e fliste papushim.

I cuditur se si syte e saj te vegjel kishin marre nje shkelqim tjeter sot, meriten ia jepte Marionit. Ai donte qe ajo te ishte gjithmone keshtu, edhe kur kishte per te marre ato kurat e dhimbshme cdo te marte, dhe kur dhimbja e mposhtte ate te vogel, dhe kur trishtimi e kaplonte. Ai donte ti jepte asaj boten, por ja qe nuk mundej. Nuk mundej te ruante gjysme henezen e ndritshme te buzeve te saj cdo dite, nuk mundej te ruante te njejtin shkelqim...edhe po te donte ai.
Nuk i donte parate, as famen, as jeten luksoze, donte qe e motra te ishte mire, te merrte fryme lirshem.
...
-Ia doli me sukses,-i foli te emes pasi e kish lene te voglen te dremiste pakez.
-Ajo do ia dale Klaudio, ajo te ka ngjare ty,-u mundua te fliste embel dhe pse shqetesimin ne syte e saj se fshihte.

Ai vecse pohoi me koke e i lodhur u ul per pak caste ne divan.
-Dio,-e thirri ne emer e mori fryme thelle per te vazhduar serish,- merre jeten seriozisht, leri skandalet me lloj lloj femrash, gjej dike te te doje vertet, justifikoje mbiemrin qe mban...

-Hah, sic e justifikove ti?-nenqeshi ai e as su mundua ti hidhte nje shikim te emes.

-Ndihem mire me jeten qe kam zgjedhur te bej!-u justifikua para te birit dhe pse denjoi te shihte syte e tij qe e vrisnin pak dita dites.

-E nese flitet per skandale...mendou mire para se te me drejtohesh mua.
Une jap shpirt per ata qe dua, punoj nate e dite per tja shperblyer tim eti, atij burri te duruar, njeriu kolos qe meriton shume e me shume, dashurine e punen e palodhur te ter ketyre viteve. E nese jam ketu perballe teje sot, dije se arsyeja e vetme eshte ajo vogelushe atje qe detyrohet te paguaje mekatet e tua,-drejtoi gishtin tregues nga dhoma e Reines.
Para se te ikte i tha nje "Mirupafshim" aq te zbehte sa as muret se degjuan e jo me e ema.
Ai vertet punonte, punonte krah per krah me te atin ne deget qe ajo komapani kish neper Evrope, ish nder arkitektet me ne ze ne Gjermani e Zvicer, piktor me disa galeri te celura ne Paris...ai kishte nje te ardhme...kishte emer.

Por nata i zhbente mrekullite e dites. Njeriu korrekt e punetor humbiste ne petkun e erresires, per tu kther ne ate njeriun e dobet qe e suprimonte arsyen kur kombinohej me alkool a ndonje substance tjeter narkotike.

Syte e perskuqur e shija e alkoolit zevendesonin logjiken me kenaqesine mekatare per cilendo femer qe i zinte rrugen. Ishte runtine, menyre jetese.

Kur ne mesohemi me dicka a fitojme nje ves veshtire se mund ta heqim.
Dhe ai sado te mundohej zor se ndyshonte.
Vetes i mbushte mendjen se dashuria sqe gje per te. E ku e shtynte dot ai me te njejten femer me shume se 3 dite?

Kish mesuar cishin ato! Perfituese, gjuetare pasurish, e ai dinte si tu dilte hakut ndryshe.

Me Marionin e kishte te veshtire, vetem prej brishtesise se saj, vetem prej ngjashmerise me te motren, por jo te pamundur. Se linte rehat egoja e tij derisa ta fuste ne shtrat dhe ate.
Ne mendje e dinte me detaje si do te vepronte, me te mire a me te keq c'rendesi kish kjo!

AngieRun & _mikaela_28 for u💕

MarionetëNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ