"Rri pak me drejt, dhe shiko majtas" beri shenje me majen e penelit ai.
"Klaudio, u mpiva",-u ankua me te drejte. Kishte kohe qe ruante ate pozicion vetem per pikturen e tij.
"Duro dhe pak, eshte thuajse gati" e dic sajonte ne ate telajon e tij.
Ajo u ngrit duke shtrigjur duart si te kish shpetuar prej ndonje lodhjeje te madhe.
"Eshte, shume e bukur, me e bukur se une" tha ndersa qendronte perballe portretit te saj. Ishte vertet i bukur, plot jete, misterioz...
"Ti po di te luash me ngjyrat" qeshi e e perqafoi nga pas.
"Hmm nah, sjane ngjyrat, je ti" preku faqen e saj butesisht e ajo instiktivisht mbylli syte.
-Je kaq e brishte, sa kur te sheh thua "kjo thyhet". Dhe e di cila eshte me e bukura? Kur hiqesh si nevrike, sepse e di qe nuk te shkon fare me karakterin qe ke,mundohesh te jesh serioze por srri dot nje sekond paqeshur. Je shume e mire per kete bote,per mua,- e fjaline e fundit e tha ne peshperitje si te donte te mos e degjonte ajo.
-Jam kaq budallaqe!-i tha ndersa ktheu koken nga ana tjeter.
-Je njeriu me me vlera qe une njoh, je dhe njeriu me me vlere per mua.-Te kisha vlera une nuk e tradhetoja Drinin me shokun e tij, nuk kundershtoja prindrit e mi, nuk flija ne te njejten cati me ty, te kisha ato vlerat qe thua ti asnjera nga keto nuk do te kishte ndodhur.
-Nuk e quaj tradheti ndaj kurrekujt. Ti Drinin nuk e doje por dhe nese do te ishte e kunderta une sdo pendohesha per asnje moment qe te preka ty. E di cfare? Dua te bertas me te madhe qe je e imja, une egoisti dua te bej kete gje.
Ti mbase nuk e kupton, por eshte si puna e dickaje qe ti e do shume, dickaje te vecante qe ka pritur vetem per ty e ne momentin e ben tenden nuk do ta ndash me asnje. Eshte e jotja dhe pike.Ai vazhdonte te fliste e nuk e kish vene re fytyren e saj te perflakur qe mundohej ta fshinte prej tij.
-Une po shkoj te...te pi uje...ne kuzhine,- u mundua ta shmangte.
-Ke turp, ti akoma ke turp prej meje edhe pas gjithckaje qe kemi kaluar,- qeshi me te ndersa e mbertheu pas vetes.
Do te mjaftonte vetem prekja nga buzet e tij qe ajo te humbiste. Ajo humbiste ndaj tij, gjithmone.
Dhe atehere kur per nje fije ishte stepur ai e kishte perqafuar fort duke i nenkuptuar se ne krahet e tij ajo mund te gjente vetem siguri.-Eshte vone, duhet te shkoj te fle,- u mundua te ikte.
-Marion...-Po,- e pa ajo drejt e ne sy.
-Me ka marre malli Marion...-lemoi butesisht qafen e saj.
- Klaudio...une...une kam frike,-ishte budalleku i rradhes qe i tha kur mendja i perpiloi ate cka po i kekonte
ai.
-Justifikimet e tua jane kot fare,- qeshi ndersa e mori me krahe.
Te premtoj qe do te jete ndryshe, te premtoj qe do kujdesem per cdo petal tendin trendafil, sonte do e bej,-i foli me aq siguri.Klaudio e mbajti fjalen, per kukullen e tij e mbajti, duke e ditur mire se pas disa ditesh gjerat mund te mos ishin njejte, te pakten sonte ai ish kujdesur si per askend tjeter.
Ish kujdesur vertet qe petalet e shpirtit te saj te mos lendoheshin, ish kujdesur qe ti dhuronte dozen e embelsise e cila asaj i kish munguar.
...Ishte nje fillim shtatori, nje mot i kthellet e i ngrohte, nje dite e bukur.
Kishte zgjedhur te shetiste me Reinen, ajeri i paster i bente mire. Kohet e fundit kish pasur goxha shqetesime e ndonese Klaudio si kish thene gje ajo e kish kuptuar nga mungesa e tij ne shtepi e telefoni qe nuk e leshonte nga dora.
Ndersa e shoqeronte e nuk lodhej ti pergjigjjej pyetjeve te saj vuri re qe ajo spo ndihej mire. Hapat po i hidhte gjithnje e me ngadale e fryme po merrte shume shpejt. E pyeti disa here ne ishte mire e pergjigjje nuk po merrte.
-Rei, cke zemer?- e mori ne krahe ajo kur e pa qe e vogla nuk mundej me.Me hapa te shpejte mberriti ne vendparkim per te marre makinen e per tju drejtuar spitalit me te afert. Nuk harroi te telefononte Klaudion per ta vene ne djeni e nje fije faji po e brente. Nuk ish kujdesur sa duhet valle, ndaj ndodhi kjo? Ndoshta e kishte lodhur ca me shume...
Kur e la ne doren e mjekes ajo ish zverdhur e tera e Marioni bashke me te.
-Eshte me astme, dhe...ka dicka ne lidhje me mushkerite,- qe gjeja e pare qe i tha kur hyri ne dhome.-Jeni nena e saj?-e pyeti tere dyshim mjekja ndersa mundohej ti normalizonte frymemarrjen e femijes.
-Jam nje e afermja e saj, i vellai vjen tani, nuk besoj te vonnoje-i sqaroi ajo.
-Do ju lutesha te dilnit, dhe ...mund te me njoftoni kur te vije nena...ose...ose vellai.
Nuk vonoi qe Klaudio te gjendej aty. Thuajse nuk e vuri re Marionin e iu drejtua dhomes se te motres. Degjoi zerin e larte te tij te debatonte me doktoreshen pastaj hapat e rende neper korridorin e ngushte.
-Pse po i bertisje?- pyeti ndersa e ndiqte nga pas.
-Nuk donte ta merrja.
-Por kjo do te thote qe ajo nuk eshte mire...Ndoshta do benim mire ta degjonim.
-Marion, nuk eshte ceshtje qe te takon ty. E vendos une ceshte me e mira. Ti ktheu ne shtepi!-i foli prerazi kesaj here.
-Por, Klaudio...
-Do ta coj te mjeku i saj, ti ne shtepi.
Ajo ngadalesoi hapat duke mbetur pas e nga perselargu i tha se do te vinte ta shihte me vone.
Ndjese per vonesen! Keni te drejte te me kritikoni :p
Do mundohem qe ne 2 pjese ta mbyll historine.
Pra, brenda javes do jete e perfunduar. :)
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.