Pjesa 6

1K 90 66
                                    

Ne mese dy jave cdo gje i ishte kthyer normalitetit. Biznesi i tyre familjar nuk ishte me, dhe per te thene te drejten ia ndjenin mungesen. Te gjithe ishin sistemuar ne nje pune te re, vec Mariones.
Aroni kishte filluar pune si koordinator ne nje prej televizioneve me te rendesishme ne vend. Atij i pelqente bota e ekranit dhe per momentin e mira ishte te fillonte me gjerat e vogla. Synonte lart e me lart, kishte besim e kurajo, kishte mbeshtetjen e familjes e shume vullnet e durim.
Babai i tyre punonte tashme si punetor i thjeshte ne nje fabrike aty prane, kurse e ema po farmaciste si me pare.
Ndryshimi qe u kishte rene ne sy te gjitheve ishte qe Drini e Marioni ishin gjithnje e me afer, e me se shumti i shihje bashke.
Sic thoshte Merita me shaka "Na ke zene deren o bir", duke e ditur mire qe ai e donte Marionin.
E kush nuk e kishte kuptuar tashme?!
Thjesht rrinin urte qe t'iu konfirmoheshin dyshimet e mundshme.
                             ***
-Aroniii, po e marr une makinen sot,-bertiti Marion qe nga dhoma tjeter.
-Ehe,-mermeriti ai pa e degjuar fare se cfare tha ajo.
-Te kam xhan vellacko,-qeshi ajo duke mbyllur deren e dhomes ngadale.
Qeshi sepse e dinte qe Aroni nuk do ia linte makinen po te ishte i zgjuar,por kur ai flinte si qengj ishte e lehte fare te "manipulohej".
Dhe kishte te drejte! Sapo kishte nxjerr makinen nga garazhi pa Aronin te dilte ne ballkon me syte gjysem te hapur. Si dukej truri i tij i kishte perpiluar fjalet e saj, por ishte ca vone.
-Jo jo jo, Marion... Mos e merr makinen... tha gati ne deshprim ai.

Ajo e pershendeti pertej xhamit dhe u be ere nga aty.
Kishin mesim heret sot dhe me sa u kishte thene profesori duhej qe te ishin te gjithe prezentë sepse kishte nje komunikim te renedesishem per t'ju bere.
Nuk kishte kaluar shume kohe qe kur kishte dale per ne rrugen kryesore por trafiku, dicka e pashmangshme per Tiranen tanime, e kishte perfshire dhe ate. Kishte dhjete minuta qe shihte rradhen e makinave para saj dhe ngjyrat e semaforit te nderroheshin njera pas tjetres. Me nervat e bera tel dhe disi e nervozuar hodhi syte kalimthi pertej  xhamit gjysem te hapur. Krah makines se saj qendronte nje porsh i zi gjithashtu me dritare te hapur, por ndyshe nga makinat e tjera ajo ishte me timon anglez. I dukej shume e njohur ajo makine! Me veshtiresi arriti te dallonte dhe  profilin e personit ne te. Nje profil ky mjaft i njohur. Nuk ishte e nevojeshme qe te mendohej dy here per te hamendesuar, sepse fytyren e tij  ishte ngulitur ne mendjen e saj si dicka e pashqitshme.

Pati vetem nje takim te ftohte te syve te tyre gati te se njejtes ngjyre. Dukej sikur te dy e kishin pikasur njeri-tjetrin ne fshehtesi, dukej sikur ishin mendjet e tyre ato qe kishin derguar ne te njejten kohe ate impulsin nervor qe syte e tyre te takoheshin. Ishin vetem 2 sekonda,nje fragment tejet i shkurter, qe shkaktoi te te dy nje dritherime te lehte qe u pershkoi trupin.
Thone se ne dy sekonda mund te ndodhe cdo gje, ne dy sekonda mund te njohesh njeriun e zemres tende, mjaftojne dy sekonda per te rene ne dashuri, por ne dy sekonda mundet edhe te shkaterrohet cdo gje.

E hutur per disa caste Marion vazhdoi rrugen e saj duke pare ne pasqyre se si porshi i zi nderronte  drejtim nga ai i saji.
Iu deshen dhe dhjete minuta qe te mberrite ne parkimin e Fakultetit te Shkencave te Natyres.
Menjehere sapo hyri ne sallen e madhe po kerkonte me sy Drinin.
Mes shume fytyrash te studenteve e pangaterrueshme ishte ajo e tij.
Ulur ne pjesen e fundit te auditorit, ishte kaq i perqendruar me shenimet e hapura gjithandej.
-Djal studioz njeri, - u ul prane tij duke lene canten me nje ane.
-Pse nuk e hap telefonin ti,-i tha serioz pa ia shqitur syte shenimeve.
-Nuk me ke cuar asnje zile o Drin,-u shfajsuar ajo.
-Ou, hape telefonin njehere.

Ajo nxorri celularin dhe pa 3 thirrje te humbura nga ai.
Me nje fytyre prej femije iu afrua embel.
O Drinii, nuk e kam degjuar zilen, une e di qe je shqetesuar, por une e di gjithashtu se ti me do shume edhe do te me falesh mua,-perdrodhi zerin ajo si te ishte 5 vjec.
-Drini, Drini, Drini, Driniii o Drini kthehu dhe me shih mua, Drinii,-filloi ta shkundte nga krahu teksa qeshte.   
Ai u kthye nga ajo duke qeshur me cepat e buzes.
-Femije i poshter,-ishin fjalet e fundit qe i tha para se salla te binte ne qetesi me futjen e profesorit.
Pas nje ore te gjate leksionesh te shumta profesori i vjeter kerkoi vemendjen e studenteve.
-Sic po iu thoja dhe dje kam nje komunikim te rendesishem per t'ju bere. Nje firme ndertimi me nam ne Shqiperi dhe me filjale te shumte jashte shtetit kerkon te marre per specializim dhe pse jo te punesoje pese nga studentet tane me te mire te IT-se. Ata kane nevoje per inxhiniere te mire, IT, programues, qe t'u mirembajne e kontrrollojne webside-et e tyre.
Merreni si nje tip sfide me veten.

Koktejli i organizuar nga firma do te zhvillohet tek Sheraton Hotel ne oren 20:00, pas dy ditesh.
Shpresoj mos te me zhgenjeni dhe te paraqiteni mire,- permbylli ai lajmerimin e tij.
Jeni te lire te shkoni,-shtoi me pas duke lene studentet ne sallen e cila gumezhinte.
-Pra, do te shkojme?!-pyeti me padurim Marion.
-Une e kam nje pune, por pse jo te mos shkojme,-i buzeqeshi embel ai teksa i largonte nje fije floku nga fytyra.
-Dalim ne tani? Ti sikur do takohesh me Vjolen,- vuri ne dukje Drini.
-Po e di, por sdua te iki nga ty,-e perqafoi ajo nderkohe qe kalonin ne korridoret e universitetit.
Ai i hodhi doren ne sup teksa e terhoqi prane vetes.

-Pafshim kakao -i tha teksa po nderronin drejtime.
-Celuarin...mbaje hapur,-theksoi Drini  fjalet gati ne nje kercenim te embel.
-Hapur ka qene gjithmone, dhe pamerak Drin, do ta mbaj ne dore gjate gjithe kohes duke pritur me padurim thirrjen tende, -u tall ajo.
-Moj ti, je bere shume e poshter,- iua ktheu ai.
Qeshi dhe ajo ndersa kembehej me Drinin. Ndaloi ne kafen ku e kishin lene te takoheshin me Vjolen. Si gjithone ajo kishte mberritur e para dhe po priste duke "shfletuar" instagramin e saj per kushedi te saten here.
-Ngele ne instagram moj,-u tall Marion duke i terhequr vemendjen.
-Ti shtrig, me ke zevendesuar me Drini tani, nje here ne jave mezi gjen kohe te me takosh,-u ankua Vjola.
-Jo moj, ska lidhje, kam qene e zene, shkolla nga njera ane, e pastaj ne nuk pushojme se foluri nga mengjesi ne darke.
-Mire, mire se na hengre,-filloi te qeshte ajo nga justifikimet e njepasnjeshme te Marionit, e cila kishte humbur ne shikimin drejt rruges.
-Huhu, Toka therret Marion. Ku humbe?
-Mu duk sikur pash ate djalin o Vjol! E pashe edhe sot ne mengjes
-Cilin moj?
-Ate qe na mori ofiçinen.
-E tani qe me kujtove, si ishte ai? Pa perfshire karakterin,vetem pamja e jashtme...
-I gjate,shume i gjate, me floke pisk te zeza, sy blu te thella, tipare te rregullta, teper ironik e serioz... gati te vriste me ate shikim,-i beri nje pershkrim me aq sa kishte memorizuar ajo.
-Keshtu si e ke pershkruar ti me duket si Klaudio Remi ky mua.
-Kush?
-Ky,-i tha teksa i drejtonte celularin me nje faqe instagrami hapur.
-Ky eshte, te betohem kty eshte! -tha gati duke bertitur ajo.
-Sheeeet,cke qe bertet! E mora vesh... Ky eshte kaq i miree, eshte piktor, ka disa galeri qe i kam ndjekur une.
Vetem ta shohesh ca pikturash ben, eshte shumee i talentuar.
-Ai eshte njeriu me i keq qe une mund te njoh Vjola, dhe asgje ne bote nuk ma ndryshon mendjen. Bejme mire ta mbyllim kete para se te me behen nervat kacurrel.
-Uf te me kish ardhur mua Klaudio do i thoja "Merrme jam e jotja", u tall shoqja, por nuk e zgjati me kur pa shikimin plot neveri te Marionit.

Hello everyone! !
I'm back...pas nje zhdukje nga ato epiket😂 vjen nje update.
Nje mendje me thoshte qe ta fshija librin e kismet ta shkruaja nga vera, por ja qe rri e rri shkruaj ndonjen gje.
Shpresoj ta pelqeni pjesen, po mbajtet mend gje sigurisht.
XOXO
Erilda💋

MarionetëTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang