Diku nga mesi i rruges ne kalimet dytesore te autostrades veshi i kapi ca tinguj te humbur te zerit te saj,ca murmuritje "Ule pak shpejtesine" e ai si kokeshkemb qe ishte beri te kunderten.
Ajo shtrengoi fort rripin e sigurimi ndersa ai e ndiqte ne bisht te syrit.-Thuaj nje fjale Marionn!-i foli gati i pashprese e tejet i penduar.
-Marion,-ngriti zerin duke i terhequr vemendjen.-Cfare? Do me godasesh prap! Beje, derisa te kam lejuar une...
-Te kerkova falje,-u justifikua.
-Ska vlere!-ktheu koken nga ana tjeter per tu zhytur ne mendimet e saj te trishta.
Qe nje moment kur ndjeu lekundjen qe makina beri si te qe nje varkez ne dallget e detit, pastaj ate peplasjen e vrullshme.
Mendja i vinte verdalle por ndjenjat nuk i humbi. Thirri disa here emrin e Klaudios e paniku e zuri kur nuk mori pergjigjje. Me syte ende mbyllur mbeshteti koken ne sedilje per te marre pak veten pastaj u kthye nga Klaudio.
Ai kishte nje cehre te zbehte, gati i verdhme ne fytyre e kish shtrenguar fort krahun e tij.-Je mire?-e pyeti me ze shume te ulet.
-Po,-u pergjigj ajo.
-Kjo ishte nje goxha aventure,-qeshi duke u perkulur drejt saj.
Te dy filluan te qeshnin me shpirt, thua ckishin bere. Ajo ishte gervishtur ne anen e majte te ballit kurse ai e kishte njeri krah te thyer, por ishin mire; te pakten shpirterisht.-Ke shume portrete te mijat?-i lindi ajo pyetje nga hici kur veten e ndienin te mpire.
-Kam ca!-u pergjigj sinqerisht.
Dy a tre kalimtare te rastit u afruan per te pyetur ne ishin mire, madje u ofruan ti conin ne spital.
Kur mberriten para deres se apartamentin te tij ishte vone. Ajo u sigurua ta vinte ne shtatin e tij, ti jepte ato keshillat e fundit para se te dilte,nja dy hape qe duhet te pinte.
E ne fund e pershendetin me nje mirupafshim te ftohte.-Nuk dua qe ti te ikesh,- peshperiti.
-Kam nje familje qe shqetesohet per mua, i kam genjyer mjaftueshem,-i foli e ngarkuar me peshen e fajit e ndjente se sapo te vinte kemben ne shtepi do te rendte tek gjithesecili per tu thene se sa shume i donte.
-Te dua!-i tha ndersa ajo terhiqte deren per ta lene vetem.
-Edhe une! Por kjo nuk do te thote se do te fal,-ia ktheu.
Dhe vetem kur mbylli deren e leshoi veten. Rruges numronte se sa shume kish shkelur mbi parimet e saj. Sa e zhgenjer ndihej me veten. Ajo duhej te merrte nje vendim se cdreqin te bente me jeten e saj.
Nese gjerat shkonin si duhet dhe fitonte bursen ne France ajo mund te ngrinte nje jete te re nga e para. Do te ishte e zonja e vetes, sdo te kishte me Drin e Klaudio per te cilet te shqetesohej. Por bursa dukej se do mbetej vecse enderr duke pare notat e saj qe sa vinin e i afroheshin atyre jokaluese. I duhej te mblidhte mendjen, ate muaj i duhej te mblidhte mendjen nese donte nje diplome.
...Klaudion me se kish takuar e as ai nuk kishte levizur asnje gur qe atehere.
Te shumta ishin rastet kur i thoshte vetes se ate dite ai ish tallur por kohe per tu kthyer pas nuk kishte. Ditet iknin shpejt, fletet e librave qe ajo studionte po ashtu.
E kish lene punen, me nje email te thjeshte kish dhene doreheqjen a as nuk ishte kujtuar ta hapte per te marre pergjigjjen e tyre.
Kish ndryshuar, gati me rrenje. Nuk i perngjante kurrekund asaj vajzes qe nuk dukej me shume se 18. Floket i kishte prere deri ne sup, e majat i kish lyer pak ne nje nuance me te erret se te sajat. Vishej bukur, e po i pelqente vetja kur e shihte ne pasqyre. I dilte koha per cdo gje, nuk ishte me harrakatja e me parshme. Ne pak dite kish ndryshuar shume gjera.
Pasditet i kalonte ne bibliotekën e fakultetit ku mundohej me shpirt ti thithte fjalet e rreshtat ne librat qe si kish hapur prej me shume se gjysem viti. Kishte harruar se sa bukur ishte te lexoje, kishte harruar se sa e bukur ishte bota ne libra fundet e te cileve ishin nje perralle e lumtur.
Sa donte te kthente pas 1 vit te tere te cbente ato qe kishte bere.
Se fundmi kishte kuptuar se sa kalimtare ishte dashuria e se kishte gjera te tjera per te cilat ia vlen te derdhesh lot apo te gezohesh.Skishte qene e lehte, por kish pasur krah njerez te mire. Jeta diti ti sjelle prane miq te mire kur ajo kish pasur me shume nevoje. Pas ikjes se Vjoles jashte vendi per arsyet e veta familjare kish qene Kevin nje ngushellim i fundit qe e kish ndihmuar ne ngrihej ne kembe. Ai skishte ato cilesite e Drinit as ato te Klaudios e kete sa vinte e kuptonte cdo minute qe kalonte me te. Ai nuk e shihte si nje objekt as loder, as per qellime te tjera, e shihte si Aroni, me syte e nje vellai te madh qe ndihej pergjegjes per te.
"Kev, si ka mundesi qe te besoj kaq shume ne kaq pak kohe" e kishte pyetur nje dite ndersa gjerbte cajin e ftohte.
"Nuk e di, eshte tipi, te puqet natyra besoj"i qe pergjigjur ai duke mos ditur cti thoshte.
Pastaj ajo e kishte ftuar per ceremonine e diplomes qe do te mbahej ate te premte.
Ja kish dal te kalonte cdo provim e krenare per veten fliste me koken lart.Per Kaludion guri i fundit kish mbetur Kevin. Perpiqej ti nxirrte ndonje gje megjithese ai nuk tregonte. Padashur i kish treguar per ceremonin e diplomimit nje pasdite e sado ish munduar ti vishte genjeshtra ai se kish ngrene.
Krahun ende se levizte dot lirshem e fort mire nuk ishte me shendet, por mendjen e kishte ndare qe do te shkonte. E vogla e tij po diplomohej, ai duhet te ishte aty!
Hey miq!
Ca beni! Si i shtyni pushimet?Tani...Kevin cun i mire eshte..sikur, sikur..sikur e kuptoni vet ju.
Kam dhe pak pjese e dua te ndaj mendjen cdreqinnn te bej me kete histori qe me duket me palidhjee ska!
Nejse pres ndonje ide, mendim tuajin. Do e bej pjese te historise 😧❤
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.