Kishte gati dy ore qe vinte verdalle neper dhome duke rremuar sa andej kendej per ndonje veshje te pershtatshme per darken e rendesishme qe organizohej sonte.
Kishte menduar gjate para se te dorezonte projektin e saj, sepse donte te ishte e sigurt per cdo hap qe hidhte. Mundesia per t'u punesuar ne nje nder kompanite me te mira ne vend nuk te vinte shpesh, aq me teper ne moshen e saj. Punoi gjate keto dy dite, per te realizuar nje projekt te pelqyeshem, natyrisht qe nuk i mungoi as ndihma e Drinit. Marion u mor me skeletin e faqes si dhe me dizajnin e saj sepse i vinte me doresh,kurse Drini e ndihmoi shume ne strukturimin e saj, e ne ekzekutim te gjuhes se programimit.
"E kemi bere me shume dashuri" i kishte thene Drini pasi kishin pare projektin te finalizuar.
"Po , dashuria ska munguar ndonjehere. Te shpresojme te jete e mjaftueshme qe une te fitoj nje vend pune ne ate firme." kishte shprehur ajo.
"Do fitosh, edhe e di pse? Se e kam bere une me shume se gjysmen e projektit" qe tallur ai. Dhe si per te qetesuar disi Marionin ndaj asaj cka tha, e kishte perqafuar fort dhe aq kishte qene e mjaftueshme per te per tu shkrire ne krahet e tij.Dhe...po sot Drini po priste prej 10 minutash tashme ne sallonin e shtepise se Marionit. E kishin lene te shkonin bashke ne prezantim, por si gjithmone Marion ishte vone.
Sonte po vonohej se nuk kishte kurrgje te vishte vec xhinseve dhe nja dy a tre fustaneve qe dukeshin teper te renduar. Pa ditur cte bente,telefonoi Vjolen duke i kerkuar ti sillte ndonje fustan.
E si i thone asaj fjales se urte " Miku i mire duket ne dite te veshtire" edhe Vjola gjithmone ishte e gatshme te ndihmonte me sa kishte mundesi.
Nuk vonoi shume qe dera e shtepise se tyre te trokiste.
Gjithe pertese Aroni la kokoshkat, te cilat po i shijonin aq shume, per te hapur deren.
-Oo zonjush Vjola... Na nderuat me mireseardhjen tuaj,-tha duke iu vardisur Aroni.
-Hapu Aron se nuk kam kohe te merrem me ty,detyra me therret,-u tall ajo teksa ngjiste shkallet per ne dhomen e Marion.
-Thuaj asaj motres sime qe i dolen thinjat ketij te shkretit duke pritur,- tha Aroni duke iu referuar Drinit.
-Ska gje jo Aron, kemi kohe,-kundershtoi qetesisht Drini.
-He pra, kur nuk ankohet ai, cke qe i qan hallin ti Aron?-pyeti Vjola pa marre pergjigjje nga ai sepse kishte mbyllur tashme deren e dhomes se Marionit.
-Cke bere o Marion?-klithi nga habia kur pa dhomen te kthyer permbys.
-Huh, nuk di c'te vesh! Provova cdo gje te mundshme, por jo!
-Po se kur te them une marrin dhe fustane t'i zotrote s'do, ja e sheh qe te duhen dhe ato te uruara. Meqe u kujtova Drini i shkret u be tym atje poshte. Ama, sec kam nje dyshim qe do lere koken sonte,-tha duke ngritur vetullat, shoqeruar me nje buzeqeshje "tinezare".
Vish kete...dhe keto... shkojne shume.
-Mire jane thua?-pyeti me dyshim Marion.
-Shume,-siguroi Vjola.Nuk vonoi shume dhe vajzat zbriten ne sallon. Fustani i Vjoles i rrinte shume mire Marionit. Ishte i gjate deri pak poshte gjurit, me pjesen e siperme te qendisur qe i binte mbi supe. Nje fustan i zi, fin, i thjeshte e serioz.
-Shkojme?-iu drejtua pafajshem Drinit, i cili po kaperdihej me veshtiresi pa ia shqitur syte.
-Drin,-i ra lehte ajo me berryl.
-Aha, po, po shkojme,-pohoi ai duke pershendetur te tjeret.
...
-Kushedi se si duhet te jete atje o Drin! Njerez te rendesishem, profesore, drejtore, inxhiniere te njohur,-tha ajo sa per te thyer ate heshtje qe i kishte mberthyer.
-Ashtu duhet te jete, jane studentet me te mire qe konkurrojne.
-Do ta kem shume te veshtire...
-Jo se besoj, ke punuar mire.
...
Gjate rruges bisedat e zakonshme nuk munguan. Jeta, e ardhmja, apo c'ti vinte ne mend Marionit zinin rrenje ne mendjen e Drinit si trendafila, sepse cdo fjale e thene nga ajo i tingellonte embel, si nje melodi.Hyne brenda ne sallen e madhe te pritje, ku dritat e forta, projektoret e te ftuarit nuk mungonin. Nje e ardhme e re e priste nese fitonte sonte, nje e ardhme me e mire per veten e saj, nje jete e re ne boten teknologjike.
Per gjithkend te qendruarit para nje kompjuteri eshte puna me e thjeshte qe mund te besh, por cdo profesion ka veshtiresit e veta. Nje matrice e nderlikuar, e perbere nga 1-sha e 0 te pafundeme qe formojne ashtu si hallkat nje zinxhire qe gjate.
Kur punon me pasion nuk ka veshtiresi dhe kjo vlen per cdo gje qe bejme ne jete.
...
Pasi cdo student paraqiti projektin e tij, te gjithe zune vend dhe gati ne ankth po prisnin verdiktin per projektet me te mira. Kaluan gati 15 minuta ne pritje derisa dikush, qe sic dukej ishte nje nder perfaqesuesit e firmes kaloi ne qender te hollit dhe filloi lexonte emrat e 5 fituesve.
E pritshme qe emri i Mariones te jehonte ne salle. E pritshme sepse kishte bere nje pune te shkelqyer, nje webpage te kuruar deri ne detaje.
Nje lot i vogel i rreshqiti pavetedije ne faqen e saj te bute. Nje lot qe tregonte lumturine e saj ne ato momente teksa fort shtregonte doren e Drinit.
...
Ate mbremje e kishte kaluar ulur ne nje qoshe duke pire hijeshem si nje zoteri goten e tij te shampanjes. Nuk kishte dashur te ishte i pranishem sonte,nuk donte te ishte askund ne veçanti, por kur kishte hasur ne nje siluete te njohur per te ishte stepur e strukur ne nje cep duke e vezhguar me vemendje. Kishte nje cope here i perqendruar ne trupin e drejte qiri e ne fytyren imcake ne te cilen ishte vendosur pak make up. Hera-heres shihte gjestet e levizjet qe bente, kur kalonte doren nder floket oker te ngaterruara, kur shtrengonte ne ankth doren e shokut te tij, kur lehteshem mbeshteste koken ne shpatullen e tij, kur degjoi emrin e saj te therritej ndjekur me pas nga duartrokitjet e merituara.
'Marion, Marion Kraja' kishte kumbuar ne veshet e tij. Marion, qe i pershtatej me se miri epitetit qe ai kohe ne pare i kishte vene, mbase pa vetedije. Marion si pupete, si marionete, me te cilen mund te luash si te duash, dhe, nga ai moment ajo do te ishte lodra e tij e re. Kishte nevoje per argetime te reja, e nuk i behej vone nese i perkisnin apo jo atij apo dikujt tjeter, sepse ne fund te fundit kush ishte ai, Klaudio Remi.Levizi nder njerez duke mberritur ne anen tjeter te salles, atje ku Drini me Marionin po qendronin. Mbeshteti doren miqesisht mbi shpatullen e tij duke i buzeqeshur embel.
-Klaudio,-thirri Drini teksa i lumtur veshtronte mikun e tij.
-C'e mire te solli ne nje event te tille?Ti nuk ke konkuruar apo jo?-pyeti kureshtar Klaudio.
-Une? Jo, jo. Une... kam ardhur te shoqeroj...nje...mike,-hezitoi paksa ai.
-Une nuk jam vetem mik...-nuk vazhdoi me tej Marion pasi me habi veshtroi personin me te cilin po rrite Drini.
-Hej Marion, ky eshte shoku im Klaudio, eshte...
-Njihemi,-i tha ftohte teksa terhiqte Drinin drejt nje hapsire tjeter.-Ai? Shoku yt?-pyeti ajo me habi dhe gati nervoze.
-E di, e di kush eshte ai, e di sa te ka merzitur, por me beso se ai nuk ka asnje faj ne blerjen e tokave ne zonen ku babai yt kishte oficinen.
-Por, ai erdhi ate dite...
-Ai eshte njeri i mire, thjesht eshte i mbyllur dhe...dhe i vuajtur.
-Drin, per ca mund te vuaj ai, te lutem? Se i mbyllen kartat e kreditit... -tha duke nxituar per drejt daljes.
-Nuk ke pse bertet e me nxjerr nervat e kota mua. Nuk eshte se po mundohem ta shfajesoj por...
-Une neser filloj pune, duhet te ikim besoj,- tha me vendosmeri duke hapur deren e makines.
As Drini nuk kundershtoi, e vuri re se Marioni ishte e nxehur, por nuk i jepte shume te drejte.
Qeshte lehte teksa veshtronte se si ajo lekundte koken ose rrudhte vetullat nervoze. Nuk i foli gjate gjithe rruges,dhe kur u pershendeten e pershendeti ftohte. Vazhdonte ti mbante meri...por e dinte qe do ti kalonte. E tille ishte ajo, kryenece e nevrike,por zbutej shpejt. Ndaj dhe ai e donte shume... e tashme i uronte shume sukses ne rrugetimin qe kishte nisur. Te vetmes gje te ciles i druhej ishte se mos firma e sontshme ishte nen pronesine e familjes Remi... Kete nuk e donte...
------------------------------------------------------------
A\N
Update i rradhes! "Update i shekullit" me mire😝... Mire, ju them ta shijoni edhe pse eshte kinda i merzitshem.
Komentoni, shprehni mendimin tuaj si ju duket libri ( e jo vetem ky, por te gjitha "masterpiece-et" e mija😂)
Deri update-in tjeter add in your libraries my books, if u like them dhe stay in, edhe pse une nuk jam shume aktive ne wattpad.
Kam nje mal me libra per te lexuar ne librarin time, do i lexoj,po se kur...😂
Dua t' ju pergezoj te gjitheve sepse beni nje pune shume te mire duke na postuar libra mjaft te bukur e interesante, me behet qejfi qe shqiptaret sa vijne e shtohen ne watt.
Sdua t'ju marr me shume kohe😂
Bye 💋
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.