Pjesa 28

909 72 38
                                    

Kish filluar te mendonte me shume sec duhej per te keto kohe, kish qene duke thirrur Drini, Dio per te disaten here por ish kujtuar ne kohe. Ish mbledhur ne kolltukun e vogel me gishtat e nderthurur ne floke, aty ku mundohej te gjente pse-ne per Kaudion qe qarkullonte si elektron me ngarkese negative ne mendjen e saj. Dinte shume pak, por e terhiqte aq shume ai universi enigmatik i tij.

Dinte shume pak, e mendja sja merrte se basketbolli ish nje tjeter hobi e se tani ai e Drini po luanin ne fushen e pasme te shtepise se tij.

"Tek per tek, si ne kohet e vjetra" i kish kerkuar Klaudio kur ishin takuar e ai kish pranuar edhe per ti bere nja dy gjera te qarta shokut.

***
-Ti i the asaj te jepte doreheqjen?-pyeti atehere kur loja qe nxehur.

-Duke te njohur ty,-perplasi dy here topin e mori shenje nga gjysem fusha,-mendoj se bera mire,-perfundoi duke qeshur i kenaqur kur pa topin ne kosh e perplasjen me te cilen shoqerohej me pas ne siperfaqen e betonit.

-Pra ske mjaftueshem besim tek ajo,-provokoi Klaudio duke tribluar topin e me doren tjeter duke u mbrojtur nga "sulmet"e Drinit.

-Jo, ska lidhje! Thjesht dua te kujdesem per te! Ti je shume i rrezikshem per nje si ajo,-kesaj here i beri te qarte shokut vendin e tij.

-Ajo eshte imja,-shenoi piken qe i jepte avantazh ndaj Drinit e ne te njejten kohe i shpalli nisjen e nje beteje qe mund te mos perfundonte hic mire.

-Ajo nuk te perket ty,asgje qe te perket ty,-i erdhi aq prane e mbase dhe zeri i doli i eger.

-Pranoje Drin! Dhe sa here te tjera do humbasesh ndaj meje. Ne fund te fundit as ti sje shenjtor. Nuk ma mbush mendjen qe gjate gjithe kesaj kohe, vetem, te mos kesh pasur asnje lidhje.

-Ta pret mendja,-nenqeshi ironikisht, e pastaj me nje shikim te egersuar vazhdoi, serish- qendroi larg asaj.

Qe e fundit gje qe i tha para se te largohej duke leshuar topin perdhe e sebashku me te hoqi dore nga Klaudio, nga nje shoqeri disa vjecare.
Rrethanat e detyruan, Marioni.

Mendoi se  disa gjera i beri te qarta para se te ikte,pas dy ditesh kur ai te linte perseri Tiranen per te vazhduar aty ku e kish lene gjithcka.

***
Ato dite, kaluan sa hap e mbyll syte si te mos qene, shetitje, verdallisje, te qeshura pafund. Harruan per nje cast se kthimi ne botet e tyre te vogla sqe i larget, harruan ckishin per ti thene njeri-tjetrit e ia lane vendin akrepave te zemres me tik-taket e tyre te mbushnin boshllekun e kohes.

"Me premto qe sdo me shmagesh, dhe qe do flasim me shpesh" i kish kerkuar ajo ndersa doren ia shtrengonte ne ato pak minuta para se avioni te nisej.

"Bej kujdes! Me duaj shume, vetem mua, mire" e kish pare cuditshem e ne te njejten kohe i frikesuar se po linte nje pjese pas, dike te cilin e donte.

I kishte kerkuar shpegim per ato fjale qe i mbeten ne mendje por minutat kalonin dhe thirrja per pasagjeret nuk vonoi.
Kish veshtruar silueten e tij deri sa u duk vecse hije, derisa u venit e tera, e kete here duke buzeqeshur, duke menduar se do te ish prane saj shume me shpejt kete here.

Gezimi sdo kish zgjatur shume sepse ne shtepi iu servir nje lajm tjeter, aspak i pritshem, aspak i deshirueshem.
Kish pare rreth e perqark njerez qe cucurisnin duke treguar nga ajo, kish therritur te emen por skish marre pergjigjje, kish pare serish ate lekundjen e kokes si nje forme meshire, derisa kish marre vec ckish ngjare...

Kurse tani, qendronte ulur ne nje prej atyre karrigeve blu te lyera kush e di sa here, te spitalit, mbledhur ne qoshe duke qare me denese per prindrit e saj.
Kishin qene per nje dreke tek miqte e tyre, e kete e kish ditur. Ajo cka mori vesh ish se i ati kish pesuar infarkt gjate rruges per ne shtepi e kish humbur kontrrollin e makines.

Nuk donte as ta mendonte me te keqen, por ja qe kur jeta na ve para te tilla situatave ne jemi te gatshem te perballemi me cdo gje. Pikerisht ne kete situata veme ne peshore cdo gje, pendohemi me mijera here qofte per nje veprim a nje fjale, reflektojme.
Kerkojme nje mundesi te dyte me shpresen se mund te ndyshojme gjithcka.

Deshperimi i mjere eshte ai qe ze vendin e cdo gjeje ashtu sic po bente me Marionin.
Te gezohej se e ema qe mire a te hidherohej se i ati mbahej per nje fije ne jete.

Pa pritur kish kuptuar si ndiheshin ata njerez qe prisnin pas dyerve te bardha, c'brenga u mbante shpirti, se si prisnin vecse nje lajm te mire tu celej fytyra, se si luteshin pa pushuar, kish kuptuar si ndihej Klaudio gjate atyre te martave te frikshme, kish kuptuar se ai fshihte vecse dhimbjen nen veprimet qe bente e mbase per here te pare si vuri faj...

Njejte si ajo edhe ai ish duke pritur pas nje dere, ne te njejtin vend.
E kish vene re qe nga larg, por sqe i sigurt ne ish Marioni a ndonje tjeter. Vetem kur kish shquar mire imazhin e saj ish nisur ne anen tjeter te koridorit.

-Pstt, kokekacube, ti je?-pyeti me dyshim atehere kur nje nje pjese e tij donte qe te ish ajo.
Marion ngriti koken per te hasur syte e lodhur, te skuqur e te enjtur qe i falnin nje pamje ndryshe nga ajo cka ish mesuar te shihte.

E ne momentin e pare qe e pa su be vone se Aroni ish rrotull, sju be vone as se kemisha e tij mund te ndotej por i kerceu ne qafe ende me lot te pathare, si i vetmi shpetim qe gjeti ne ate vend.
Vetem kur u qetesua pak arriti te fliste me te e te pyeste pse ndodhej aty.

"Rei pati kiza, por tani eshte mire" kish shpjeguar ai duke i ofruar krahrorin e tij, nje vend ku ajo mund te mbeshteste koken e te qante pa pushim ate nate, kur ai ish aty per ti perkedhelur floket. Ai ish aty ku Drini duhej te ish...

Ate mengjes kur doktori u kish dhene lajmin ai kish qene aty e syve te Aronit si kish shpetuar.

"Kerkohet nje nderhyreje e specializuar. Ne nuk mund ta ofrojme ne Shqiperi, por kemi siguruar nje spital ne Rumani, i cili e ka marre persiper operacionin dhe trajtimin. Per momentin eshte ne gjendje te mire. I duhet nderhyrja qe te mund te ece perseri. Vendimin e merrni iu si familje, me njoftoni cilido qofte" e gjate gjith atyre minutave qe mjeku kish folur skish pipetire asnjeri duke degjuar sy e veshe.

"Jam mire" u kish thene i ati kur ishin futur per ta pare e kjo i qetesonte disi.

***

-Une dhe mami,-u ofrua Marion per te shkuar se bashku me te atin ne shtetin e huaj.

-Marion eshte me mire te vij Aroni, sidoqofte eshte djale dhe besoj se do ishim me te sigurte. Pastaj nuk ke pse shkeputesh nga ketu,- i kerkoi e ema teksa benin ato pak gjera gati per udhetim.

Mbase turinjvarur kish pranuar te shkonte i vellai, e se emes i kish premtuar se do te tregohej e kundesshme me cdo gje e cdo njeri.
Kish pritur ne ankth te degjonte zerin e tyre pertej celuarit, te degjonte te atin ti thosh se ish mire e te ndihej me e qete.

A ish Drini ne djeni te gjithe kesaj? Ne te kundert ai do te telefonte, do ta ngushellonte ato dite kur kish qene vetem ne spital...

E per nje moment ate pasdite kur kish pare prefiksin gjerman kish brofur me idene se Drini qe kujtuar per te, por tjeter ze donte te degjonte e tjeter degjoi...

Omg, super sorry per vonesen!
Lash nam kete vit, 3 muaj e akoma se kam mbaruar kete histori!
Jemi fix ne gjysem, aty ku gabimet qe vijne nga keqkuptimet jane zinxhir.

Don't blame me qe ketu do ndodhe nje lemsh i madh....
Po ju paralajmeroj paraprakisht:
Pjesen tjeter mbase dhe ajo
pas saj" ⚠ " zone e minuar😂.
Nejse enjoy it!
Xx
Erilda💋

Ps. Shume urime festa e Bajramit per cdo besimtar musliman.

MarionetëWhere stories live. Discover now