-Edhe pakkk, jepii, jepiii dheee Vettel parakalonn,-bertiti me sa kishte ne koke Marion duke e bere te emen te brofte ne kembe nga frika.
-Kot fare e parakaloi, ky hutqai tani e gjeti te nderronte gomat,- beri si i merizur Aroni teksa jepte komentin personal per garen e Formula 1.
-Pranoje, Vettel eshte me i miri, pranoje, pranoje,-filloi te levizte duart duke bere nje kercim te cuditshem si ata egjiptianet e lashte e motra.
-Po ku krahsohet Mercedesi me Ferrarin moj, Mercedesi eshte ku e ku me mire. I ka tekniket flake fare!-Marion, mund te me ndihmosh me pazaret sot, do dal pas 10 minutash,-i therriti e ema nga aneksi i kuzhines.
-O maaa, jam e zene,-u ankua ajo pa piken e deshires per t'iu shkeputur televizorit.
-Epo nga dy cunat qe kam njeri do me ndihmoje,-u shpeh ajo paksa e irrituar kur shihte te bijen qe merrej me makina e gjera te tjera me te cilin duhet te merreshin djemt.
-Leviz,se ta them une vazhdimin,-e shtyu Aroni ate.
-Ehe posi,-e shau ajo me gjuhen jashte si nje femije i vogel.
***
U nda me te emen gjithsecila per te plotesuar ate listen e gjate qe nuk kishte fund.
Si gjithmone do te qendronte ca me shume tek ai sektori i te emblave ku asnjehere nuk arrinte te vendoste.
-Kete,-i zgjati zeri aq i njohur per te nje nder cokollatat e sistemuara ne rafte.
-Drin,-iu hodh ne qafe ajo e per nje moment u shkeput duke rikujtuar se e ema ishte aty.
-Nuk ma mori mendja te te gjeja ketu, por e di qe me ke shkurtuar pune! Pra e thene shkurt sot dua te vish per nje dreke nga ne, bashke me familjen,-i propozoi ai.
-Dhe une?-pyeti e cuditur Marioni.
-Ti, pra! Sheh vajze tjeter ti ktej verdalle me te cilen po flas une?
-Me c'rast?-kerkoi te dinte dhe me shume ajo rreth ftese se papritur. Ee pastaj, a nuk mendon se duhet ti marresh leje mamit,-beri me koke ajo nga mamaja e saj.
-Mire e ke,-u nis Drini drejt saj. Mbase ajo sja tha aq seriozisht, por ai ate nenkuptoi. Dic i tha nenes se saj e perselargu arriti te shquante te emen ndersa pohonte me koke duke i buzeqeshur Drinit. Qe familjaret e saj e doni per kete skishte dyshim. Domosdo ata njiheshin qe femije, familjet e tyre njiheshin...
-Pune e mbaruar! Sot jeni andej nga ne,- i kapi koshin e ushqimeve ai dhe te dy krah per krah iu drejtuan kases.
...Vec pazarit ndaluan per te marre dicka per familjen e Drinit si dhe nje dhurate ditelindjeje per nenen e tij, sebebi per te cilin po organizohej kjo dreke, me miqte e tyre me te afert.
" E do zakoni" ish shprehur e ema teksa kishte zgjedhur nje nga ata qypat e medhenj klasike me dekore fine per te cilet Marion nuk kishte qene dakort.
...
Do te kish veshur ato xhinset e rehatshme me trendafila qendisur ne njeren ane po te mos kish qene perseri per te emen qe e detyroi te vishte ate fustanin veror blu kremi me menge trecerekshe qe i linte supet jashte qe ajo aq shume e urrente. Se mos e kishte vrare ndonjehere mendjen per veshje ajo! Dhe me rrobat e Aronit te shkonte sdo i behej vone.
Fundja, Drini do e shihte. E dicka me shume edhe nja 5 a 6 te ftuar te tjere te familjes se tyre, rreth shoqeror qe njihej dhe nga ajo.
-Po pse duhet te behem si majmun o ma,-ishte shfryre kur e ema e luste te pakten te vinte nje rimel e nje buzekuq te thjeshte.
-Sepse do kete njerez aty, eshte edhe ajo Klara qe e ngre ate vajzen e vet ne qiell te shtate vetem se ka kapur mjeksi. E ato jane nene e bije njesoj, per tu dukur vdesin, pastaj ate Anen se kam qejf hic une. Eshte nje bishtperdredhur ajo,-e ema kishte vazhduar me te sajat duke i parashtruara asaj biografine e familjes se Klares. Se nga i dilte koha nje faramcisteje te merrej me llafe vetem nena e saj e dinte.
-Shqiptar hesapi, se mos di te shohi punen e vet,-kishte bere ajo nje fytyre qesharake e e penduar paksa ishte kthyer perballe pasqyres per te perfunduar makiazhin.
...
Kur kishin hyre Drini e kish pare me bisht te syrit e qe nga larg i kishte buzeqeshur duke kafshuar paska buzen.
Ajo e kish pare me ca sy kritikues prej te cileve ai e kishte marre mesazhin.
Per dreq te ulej i ra perballe Anes, prej nga ku dallonte mire cdo vepim te saj. Qe nga qendrimi prej pipiruqeje sic thosh e ema, mimika e deri tek menyra se si ajo shihte Drinin. Qe syte ia kish vene ishte e qarte e ajo kete gje se donte...
Pastaj shihte syte e Drinit mbi te gjate gjithe kohes, ndihej e qete.
-Mund te me ndihmoje dikush me tavolinen,-kerkoi mamaja e Drinit, fillimisht duke pare Anen e kur pergjigjje nga ajo nuk mori hodhi syte nga Marioni.
-Jam ketuu,-u ngrit ajo e gatshme per ta ndihmuar. Si mori udhezimet e nevojshme filloi ti zbatonte nje per nje gjithmone e shoqeruar nga ajo
" Me shpejt, Marion! Me e shkathet" e thene nga mami i Drinit.
Pastaj ato pershperimat tallese te Drinit dhe te vellai "ee nikoqire njera, goc per shpi", sa e shperqendronin aq dhe e acaronin.
Do kish qene ai sterkembeshi i Anes aq i qellimshem qe do te shkaktonte zhurmen e copeza te thyera te gotave.
Taka dymbedhjete centimetershe rastesisht i doli nga kemba Hirushes kur po kalonte Marion me gotat nder duar. Ndonese ato kerkimet pa fund faljeje nga ana e saj nuk munguan nuk qene te mjaftueshme per krenarine e saj.
Ze nuk nxorri, ama ndihej e fyer. Zhurma mbeti per te, e kjo e beri te ndihej keq. Nuk iu be vone se kafshoi buzen kur u rrezua e se tani po i fryhej, me shume e vrau mendimi qe mund te kishte krijuar mamaja e Drinit, per ngathesine e saj.
Pasi mblodhi copezat e xhamit dhe pastroi, iu drejtua tualetit.
Si i hodhi nja dy a tri here uje syve nisi te shihte pasqyrimin e saj e ta kritikonte ate. Fajin per lemshin e krijuar ja vinte vetem vetes, paaftesise e ngathtesise se saj. E ai pak rimel iu shpenda neper faqe nga lotet. Ndonese u mundua disi te rregullonte pamjen dukej keq. Buza i qe fryre e krahu i qe gervishtur ne dy a tri vende, por ajo gjithmone mbetej e bukur ne syte e Drinit.
Sapo kish degjur zhurmen kishte nxituar te pyese te emen e si ia kishte shpjeguar ish larguar me pretestin se do te kerkonte dicka me dhome.
Ne fakt, ishte mbeshtetur me deren e drunjte ngjyre qumeshti te tualetit dhe shihte mimiken e saj te ndyshonte. Ajo ishte si femije, ndonese hiqej si trime e se jepte veten ne sy te te tjerve. Prekej shpejt, gervishtej edhe nga nje fije shkrepseje po ti prekje zemeren.
Veshtronte se si kalonte floket pas veshi dhe fshinte ato vijezimet e rimelit qe i kish rene nga te qaret. Do kish qare fshehurazi e ai e dinte, sepse e tille ishte ajo.Ndersa shihte pasqyrimin e saj ne pasqyre nje deshire te puthte ato buze qershie i lindi...
Mbylli deren pas vetes e e terhoqi Marionin nga krahu, duke shkaktuar perplasjen e saj ne kraharorin e tij.
-Drin,-e pa ajo embelsisht e njekohesisht te cuditur.
-Sheeet,-i ngriti paksa mjekren ne menyre qe te shihte syte e saj te smeraldta.Butesisht ledhatoi faqen e saj e po aq butesisht buzet e tij preken te sajat.
Syte i kishte te mbyllura fort, e ne zemer i kishin shperthyer mijera fikshekzjarre qe i dhuroni ndjesi aq te ngatrerruara, nga ato qe pershkrimet te cilat ajo lexonte ne libra i shumezonte me zero.E Drini nga ato puthjet lozonjare e tekanjoze i ktheu ne dicka me kerkuese . Dashurohej me shume me aromen e saj, dashuronte ne cdo milimeter ate, qenien e saj. Instiktivisht te perzier te dy ne ate lemsh ndenjash duart e tij qe gati dridheshin zberthyen paksa zinxhirin e fustanit ne menyre qe te prekte lirisht lekuren e bute ,kurse gishterinjte e holle te saj u nderthuren me floket e kafte te tij. E Marion kishte kapercyer limitin e saj, kishte thyer parimet qe i zbatonte me aq fanatizem...kishte lejuar qe ai te arrinte ne dicka me shume se puthje, sepse e donte aq shume, sepse dashuria te dehte akoma me rende se alkooli.
-E di sa sa te dua,-ndali te mbushej me fryme per nje cast e disa fije floku ja largonte nga fytyra.
Aq sa cdo qelize e trupit tim ngrihet peshe per ty, plotesoi aq sinqerisht.
-Drin ne...po e teprojme,-peshperiti pa pasur guximin te ngrinte koken e turperuar. Ndjente se faqet i flakeronin dhe dridhej si pupel.-Ne po bejme ate qe ndjejme, po leme veten te lire e ndjenjen te na udheheqe,-perkedheli fytyren bore te bardhe e butesisht ledhatoi pjesen e fryre te buzes se saj para se te rrembente dhe njehere ato.
E ngadale buzet e tij filluan te lini puthje te vockla ne qafen e supin e saj tashme te zbuluar dhe me shume.Ata ishin dy te rinj, qe celnin portat e zemrave te tyre, ne kerkim te ndjenjave , ne kerkim te shtigjeve te pa eksploruara. Ata ishin dy te rinj te dashuruar, dy femije harrakate qe harroheshin nder puthje...e mbase do te kishin pasur dicka me shume nese thirrjet nga realiteti nuk do ta nderprisni endrren e tyre te shkurter.
-Drin,-e shyu ajo fort kesaj radhe. Boll, nuk e degjon qe po na kerkojne,-u mundua ajo te rregullonte floket e shpuputitira dhe fustanin te rrudhosur tashme.
-Po e degjoj, por kujt i behet vone,- e perqafoi ai nga pas.
-Nuk dua te shkoj fare. Do rri ter kohes si ne gjemba duke pare Anen qe shef si maniake,-u ankua si femijeAjo shkundi kemishen e tij paksa te rrudhosur pa i kushtuar rendesi ankesave qe ai kishte.
"Leviz, leviz, leviz" e shtyu jashte pasi u sigurua qe verdalle njeri nuk kishte.-U vonove plako,-e pa me sy kritikues Aroni.
-Me ishin prishur levat e PlayStation-it, po merresha me to! Do lozim a sdo lozim sot?-kerkoi te dinte Drini.
-Do lozim, ama une fitoj gjithnje, kot qe marr mundimin,-shiste mend Aroni.
-Marioni te ben zbor ne PlayStation, c'genjen kot dhe ti tani.-Marioni e ka mesuar mjeshtri i lojes,-tha ter krenari ai. Meqe ra fjala ku eshte ajo e hutuara.
Drini mblodhi supet, duke bere ate fytyren e te paditurit, por ai e dinte mire se ajo do te vinte aty me faqet roze, syte e smerladta qe do te shihnin vetem ate ose mbase dhe jo... Mbase do ti vinte turp per ta pare ne sy, e ashti ndodhi.
-O e hutuar,-i ra me berryl Aroni per ta shkeputur nga mendimet. Fillo sillu si njeri normal, boll pe si buf.
-Na coptove ti,- i pershperiti ajo.-Ee boll qeshe me vete.
Ajo e pa dhe njehere duke rrotulluar syte ndonese e pranoi se ai kishte te drejte....
YOU ARE READING
Marionetë
Random-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.