Pjesa 22

938 87 15
                                    

E merzitshme ishte bere jeta e tij ne shtetin e ri. Ndihej vetem, shume vetem por ne fund te fundit e dinte se do tja vlente. Mbase ne nje te ardhme do ishte dikushi, do kishte poste te mira, do i ofrohej mundesia per te punuar me njerez te rendesishem atje ne Gjernami, por tani per tani ishte vecse bukuroshi shqiptar ekselent dhe i preferuari i profesoreve.
Dilte thuajse shume pak verdalle neper Berlin ose kur e detyronte Redi me Anen.
"Dil o vlla, shijo jeten,kap naj dashnore" i kish thene shoku nje dite kur e kish pare me qarqet e nje kompjuteri ne dore.
"I ngjan shume nje shokut tim ti"i ish referuar Klaudios ai.

"Ti vertet erdhe ne Berlin per shkollen, po robi del veradalle, sheh cbehet, ti sdel as kur te lut ajo shoqja e dashura a ca e ke" i ish ankuar Redi per te 100-ten here.

"Anen, se kam gje fare. Te dashuren e kam ne Shqiperi"i kish treguar ai vetullngrysur.

"E kujton ti se do te presi ty ajo, e ka zene tjetrin me kohe" kish ndezur xixat Redi.
"Nuk e besoj, seshte ashtu ajo" kete kish dashur te besonte dhe vete. Por mbase Redi kish pasur te drejte.
Marion kish dite pa e telefonuar apo pa i shkruar qofte dhe nje mesazh. E ai vete shume i ngarkuar, zgjohej heret e e zinte gjumi mbi libra kurse  kohe mezi gjente.
Fajesonte veten per neglizhencen, e Marionit do ti justifikohej, vera nuk ishte larg e takimi i tyre ishte i afert.

***

-Hajde pra,leviz cik nga karrigia,- i bertiste Ana prane veshit edhe me shume nga zhurma e muzika e larte.

-Jam rehat ketu,-i foli duke pare rreth e perqark.
Te verdallisej neper club-e skish qene ndonjehere qejfi i tij, por Redi e kish marre zvarre nga shtepia gjoja i mbetej hatri po te mos vinte ne ditelindjen e tij.
Nen ate dhimbje koke e vetmja gje qe donte ishte te shihte fytyren e Marionit. Gjithmone mbante foto te saja ne celular. Bashke nuk kishin asnje, e vetes i premtoi se e para gje qe do te bente kur te kthehej ishte te bente nje foto me te.

-Nuk me dukesh mire,-e kesaj rradhe qe perseri Ana qe e shkundte nga krahu.
-Dalim,-e kish terhequr ajo duke shtyre turmat perpara.
...
-Hey, Drin c'ke qe je kaq i hutuar?-kerkoi te dinte pasi kishin zene vend ne kafen e vogel.
-Marion... me mungon,-e asaj i mjaftoi ai emer qe te ngrysej ne fytyre.

-E do? Kaq shume e do?- dhe syte i moren nje hije trishtimi.
-Kjo e jona eshte dicka e cuditshme, te dashur tamam nuk mund te quhemi, por di se ndjej per te, ndihem ndryshe prane saj.

-Si ndryshe, ne ckuptim?

-I plotesuar,i qete. Ndihem krejt i clire nga problemet e stresi, sepse e tille eshte ajo. Aventuriere, e embel dhe kur buzeqesh, ah kur buzeqeshi ti harron se jeton ne Toke dhe merr arratine neper kozmos. Ne syte e saj shkelqejne mire yjesi, e zemren e ka te zjarrte sikurse dielli... Eshte e magjishme...

-Po flet si adoleshent,- i komentoi ajo megjithese nuk mund ta mohonte deshiren qe ai pershkrim te ishte per te.

-Marioni eshte ndryshe, e vecante,-tha duke e pare me sy kritikues.

-Mbase...mbase eshte derisa arriti te rrembente zemren,-e keto fjale ia tha me gjysem zeri pa pike deshire.

-Ti? Ti do ndokend?-shtroi ate pyetje sa per te kaluar rradhe.

-Une... nuk e di. Nuk eshte se mendoj per lidhje afatgjata. Primare kam te kem nje karriere te sukseshme pasi te mbaroj shkollen, endrrat i kam lene pas ne gjimnaz. Por, nese me pyet ne dua njeri....atehere, do thoja ndjej.
Eshte dikush qe me ben te dridhem sa here e shoh, dikush qe mi shton rrahjet e zemres, dikush per te cilin dua te luftoj ama nuk e bej dot se nuk eshte i imi...-e mori fryme thelle humbur me shikimin ne nje qoshe te atij lokali te vogel.

Vazhduan te flisnin, e as kur dielli kish lindur se kishin vene re. Qeshnin se bashku neper rruget e Berlinit, ndiheshin mire nen shoqerine e njeri-tjetrit...

***

Per te saten here kish kalur ate dite prane zyres se saj nuk e dinte. Gjente pretekste pa arsye para sekretares e cdokujt qe haste neper korridore.
Here-here shikimet e tyre ndesheshin.
Ai i saji plot shkendija zjarri, kurse i tij cope akulli e frikesues.
Por zjarri shkrin akullin, e a nuk eshte ky nje ligj i vete natyres?

Kish pritur pushimin e drekes per ta rrembyer per pak minuta ne ashensor.
-Pstt,-i terhoqi vemendjen duke e shtyre brenda dhomezes se ashensorit.
-Me trembe,-peshperiti, por ata nga pas e ndoqi.

-Pra, do te vish neser,-ngriti vetullen dyshues.
-Pse ca ka neser? Shkolle...aha, Reina,-u kujtua pasi shpalosi axhenden ne mendje.

-Pikerisht!
-Do mundohem,- uli koken duke luajtur me gishterinjte e holle.

-Do mundohesh?-kroi zerin e kerkoi pergjigjjen e saj te plote.
-Mire, mire do vi! Ama do vi vetem prej sat motre, jo se ma kerkove ti,-i beri te qarte duke tundur gishtin ne shenje proteste para fytyres se tij.

Nenqeshi pakez e eci para saj si per ta udhehequr drejt restorantit te vogel.

-Cna thua?-hapi bisede ai.
-Une? Me mua po flet?-shqeu syte nga miresjellja e tij ate dite.

-Nuk shoh njeri tjeter perballe,- i vuri ne dukje.
-Shiko, nuk eshte se me dukesh nga ata qe jane per te mbajtur shoqeri, po e bej per Rein vetem!-iu hakerrye si pa te keq.
-As qe me behet vone fare per ty mua, dhe une hallin e Reit kam!-iu kthye i nevrikosur e nuk e beri te gjate te ikte e ta linte vetem ne tavoline.
Kjo vajze  po ia lodhte nervat e po luante me to keqaz e ai te duronte se kish fort me qejf.
Ishte boll i merzitur me tipet qe hiqeshin si te veshtira e i dorezoheshin pa nje e pa dy. Kjo ckish ndryshe? Me e mire se ato nuk ish, nja dy fjale te embla e i zinte shtratin vete. E deri ne fund te javes...ai do ia kish arritur qellimit,me hir a me pahir.

MarionetëOnde histórias criam vida. Descubra agora