E disata mbremje qe zgjohej e trembur, e disata here qe i njejti vizion i shfaqej ne enderr dhe si per dreq e linte pagjume deri ne oret e para te mengjesit, e kapluar nga nje frike a ankth i pashpegueshem. Ndjente se si ne kraharor i formohej nje lemsh e lotet i rridhnin papushuar. Nuk donte ti ndodhte gje familjes se saj, nuk do te mund te lejonte dicka te tille, por ajo e dinte se nuk kishte lidhje me ta, kishte lidhje me te, me Drinin. Te te shfaqet i njejti makth, ne te njejtin vend, per te disaten here ishte dicka shqetesuese, aq sa ishte gati te shkonte te ndonje psikolog. Deri tani fajtor kishte etiketuat lodhjen, por shpirterisht ajo nuk ndihej e lodhur.
***
Futi dy a tre libra ne cante qe te mund ti lexonte gjate pushimeve te shkurta ne pune, meqenese mesim sot nuk kishte. Miqesia e re i qe dukur mire deri tani. Kishte raste qe dilnin argetoheshin, Savio e me veprimet e tij qesharake e feminore i shkrinte se qeshuri te gjithe.
Webi per te cilin kishte punuar muajt e fundit do te dorezohej sot ne doren e punedhenesit te saj. Ne nje fare menyre ndihej e emocionuar, kishte frike.
Njejte u ndie dhe kur Savio i kishte dorezuar diskun pas nje kontrrolli te fundit qe ai i kishte bere. Kishte nje fare mosbesimi ne vetvete, gjithmone e kishte pasur.
'Me falni, por jeni drejtuar ne zyren e gabuar' i kishte terhequr vemendjen nje punonjeset e shumta aty, teksa kerkonte zyren e drejtorit.
'Eshte ajo e fundit' i kishte shpjeguar e ajo e kishte falenderuar me miresjellje.
Ne fakt, nuk e kishte ngaterruar zyren, thjesht i kishte terhequr vemendjen nje tablo e madhe varur ne mur. Ndonese erresire ne zyren e boshatisur shquhej nder te carat e perdes nje pikture ndryshe nga te tjerat. Me shume ngjyra por e akullt! Nje portret mbase, por i cili nuk shquhej mire. Kishte dashur te ulte dorezen e asaj dere per te hyre brenda para se punonjesja ta ndalonte. E humbur ne betejen mes deshires per te hyre brenda e kuriozitetit kishte nderruar drejtim per te dorezuar ate disk per te cilin kishte jave te tera qe punonte.Pas levdatave te shumta te bera per punen e saj nga eproret nuk mbetej gje tjeter vecse festimi ne nje nga pubet e zhurmshme te Tiranes.
Nuk kishte qene aspak ne deshiren e saj apo te Savjos, por Vjola nuk kishte nder mend ta linte kaq lehte mundesine e pare qe i ofrohej te merrte Marionin ne nje nga ato "netet e saj te cmendura.
E se bashku me Marionin edhe grupi shurupin e saj te punes. Do kishte dashur qe Aroni te ishte aty, por dembelit i dalin gjithmone pune, e sa per Drinin kohet e fundit po punonte jashtezakonisht shume per nje projekt te rendesishem aq sa e kishte harruar fare Marionin.
***
Kishin nje cope here qe kishin mberritur. Vjola skishte zene vend per asnje cast, e ndryshe qe Marioni qe kishte zene nje qoshe prane banakut e kundronte gjithcka.
-Kercejme,-u ofrua Savjo gati me ndroje.
-Jo jo faleminderit,-jam mire refuzoi me miresjellje. Merr Elin,- ja beri me sy ajo.
Ai qeshi pakez, mbase dhe u skuq por drita e dobet nuk e lejonte ta shihte. E ai ashtu beri, degjoi keshillen e mikes se tij.
Vet as qe i bente pershtypje se rrinte ulur. Veshur me xhup, xhinse e atlete dukej me shume sikur ishte nisur per ne mal. Si benin pershtypje festat...si kishin bere ndonjehere. Thjesht jeta e nates ja shpifte. Ja shpifte aq shume sepse i vidhte ngjyrat dites me fallcisitetin e saj, zbehte realitetin, dehte medimet bashke me njerezit...Rastesisht syte e saj te gjelberta ndeshen blune e tij. I njejti person qe ajo urrente kaq shume qendronte dy stola majtas saj. C'fat! Takimi rastesor, pikerisht aty, ne vendin e klisheve. Sa e sa libra kishte lexuar per hasjen e dy personave ne nje vend te tille, e asnje nuk e kishte besuar. Por ja qe dhe librat bazohen diku, dhe ,pikerisht kur ne fillojme te ndihemi mosbesues ndaj atyre cka shohim a lexojme, eshte jeta ajo qe te shfaq shembelltyren se cdo gje mund te ndodhe.
...
U mundua te mbulonte fytyren duke leshuar floket.
Tejet vone... Ai e kishte pare. Kishte qeshur me menyren si ajo qe veshur. E kishte kundruar edhe teksa banakierit i drejtohej me "Te perhershmen".
Levizi prane saj per te shuar distancen. Theu heshtjen me nje "Hey" oshtitese.
E pa, e pa eger dhe uli prap koken.
"Rastesia mbret i botes" iu drejtua akoma me eger, ne nje menyre disi te frikeshme, dritheruese.
Ngriti syte per te takuar te tijet ende pa folur. Me nje ze gati grifshe ia ktheu: Me ler te qete.Ai vecse nenqeshi, ndezi nje cigare duke u rehatuar ne vendin e tij.
-Pra, cthone pushimet ne Alpe?-e thumboi.
Marion mbertheu xhupin deri ne gryke dhe shtrengoi fort celularin e saj.
-Njeri i eger,-neperdhembi ai, e me pas iu kthye eger.
-Degjo ti sot mund te besh kete lojen e indiferentes e te te ndershmes se shekullit por neser memorizo cdo detaj te kesaj mbremjeje sepse mundet qe neser te te marre malli per kete fytyre.
Teksa ai i fliste ajo behej edhe me keq... as nuk donte tja dinte cpo brockulliste. Donte te dilte sa me pare nga aty. Ndjente se ato njollat e tmerrshme te alergjise, ato pulla te kuqe, po i formoheshin. Ndjente se fryma po i merrej e filloi te kollitej akoma me shume. Donte te cante turmen drejt daljes, te thithte oksigjen, por ndihej e mberthyer,e ngutre, teper e ngurte per te levizur. Ajo nikotina, prej se ciles ishte alegjike po ia merrte frymen. Ishte e kote te perpiqej sepse ishte e mpire. Ato shtellungat e njepasnjeshme te tymit sulmonin fytyren e saj, pa pyetur se po e lendoni. Do qe e kote rezistenca vete qenia e saj zgjodhi tju dorezohej kraheve te nje te panjohuri rastesor.Klaudio i cuditur pa idene me te vogel se cduhet te bente e mbertheu ne krahet e tij per ta nxjerre jashte. Ne nje fare menyre kishte besuar se kishte probleme me frymemarrjen megjithese mundohej ti mbushte mendjen vetes se ajo qe e dehur.
E kishte menduar kaq shpesh keto kohe fytyren, trupin e saj. Ajo ishte ne krahet e tij, por jo sic ai donte, jo sic nje djale si ai donte ta shihte.
Sonte ishte me e brishte se kurre, me e embel se kurre. Floket e saj, tiparet e imeta i ngjanin kaq shume me te voglen e tij, dhe kjo qe nje arsye me shume per ta pasur ate.
Ate "gjene e brishte" qe mbante ne krahe e nxorri jashte per ta larguar nga aty. Ishte me mendimin qe ta dergonte sa me shpejt ne spital sepse ndihej paksa fajtor ne kete mes.
E rehatoi ne makinen e tij, ende pa njenja,u sigurua ti vendoste rripin e sigurimit dhe iu drejtua te parit spital me prane asaj zone....Heyy!
Ckemi? Ca keni bere?😂... Ja nje update nga una ...cop cop po hajt.
Thjesht eshte mrekulli kur ke shekuj pa hyre ne watt dhe sheh +1K edhe pse ske qene aktive....
Dua shume shumme tju falenderoj!P.s Shkolla po mbaronnnn! 🙌
VOUS LISEZ
Marionetë
Aléatoire-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.