Ndonjehere fillojme te besojme ne dicka te re, ne nje bote tjeter, fillojme te kerkojme qetesine ne nje oaz trendafilash ose thjesht qetesia na gjen ne.
Dy te rinj qe shetitnin neper rruge ne ate nate te veshur nga nje petk yjesh, duke kundruar shpesh syte e njeri-tjetrit kishin gjetur pakez qetesi.-Si thua per nje film?-kish qene propozimi i rradhes ku ulur ne shkallet e Politeknikut rrini pa e vrare mendjen se rrobat e shtrenja ndoteshin.
-Keshtu si jam veshur une do me merrnin per te marre! Do u dukesha si Bukra te portokallia,-qeshi nga krahasimi qe i beri vetes e per pak vuri dhe ai buzen ne gaz.
-Mund te blejme dicka per te veshur,-dhe harroi per paktin qe kishin bere minuta me pare.
-Nuk e lam keshtu!-iu ankua Dios.
-Po, ke te drejte! Shkojme, e di une se ku,-terhoqi doren e saj, por kesaj here ajo e leshoi e vendosi te ecte krah tij duke shkembyer tek tuk dhe ndonje fjale.
I ishte drejtuar galerise se tij rishtazi te hapur ne Shqiperi sepse e dinte qe asaj do i pelqente.
Shkyci dy here deren, preferoi te ndizte vetem spotet e dritave mbi telajot e varura ne mur dhe ftoi Marionin brenda.
-Mire se erdhe ne boten time,-hapi krahet duke treguar perreth e zeri kumboi ne hapsiren boshe.
-Qenka bukur,- tha dhe kepucet i hoqi vetem qe te mos degjohej tak-taku i tyre teksa ecte neper hapsira te ndryshme.
-Vetem bukur?!- ngriti njerin cep te buzes duke zene vend ne nje poltron te kuq klasik.
Ecte ngadale, ngulte shikimin ne ato telajo e i dukej sikur ato flisnin me te.
Aq perfeksion, cdo detaj ishte aq i dukshem.-Edhe kjo eshte... kerkoi te dinte me shume per nje nder pikturat.
-Marionete! Eshte nje vajze!-i shpjegoi.
-Kete e shoh, por pse marionete, duket sikur po percmon figuren e femres,- ngriti zerin paksa e revoltuar.
-Shume femra jane te tilla, zvarriten per pak para, per nje unaze a diamant, materialiste te skajshme, perdorin veten, zhubravisin trupin, shperfytyrojne shpirtin! Por ka dhe marioneta te mira,- e fjaline e fundit e tha duke ngritur pak mjekren e saj per ti pare syte.
-Pse gjithe ky inat se kuptoj? Ti ke nje te dashur, nje nene...
-Nena ime nuk ben dallim nga te tjerat,- nderpreu Marionin e ajo vazhdonte ta shihte e hutuar nga pergjigjja percmuese ndaj se emes. Gjithe ky mllef nuk iu dukte i justifikuar,por qe jeta e tij dhe nuk kish ndermend te shkelte paktin e vene.
Pak sekonda me vone syte ia kish ngulur nje tjeter tabloje. U gelltit me veshtiresi e u kthye nga ai.
Po e shihte si te donte ta pyeste me syte e saj.-Ti u skuqe,- ngriti pak cepin e buzes ai.
-Nuk ma merr mendja qe ajo gjeja ka pozuar vertet per ty, apo e ka bere?!-tregoi me gisht pas kraheve te saj nje nudo ne ngjyra te zbehta.
-Po! Dhe ku qendron problemi ketu? Ato jane linja te pasta, forma te pa imitueshme nga asnje objekt. Cdo piktor ka te tilla ne galerite e tij,-i shpjegoi qetesisht.
-E di, por sme pelqen...eshte art megjithate,- po murmuriste me vete paksa e turperuar me veten dhe me te.
-Dalim me mire,-e kesaj here foli paksa serioz. Nuk donte qe ajo te lemerisej me pikturat e tjera ne galeri.
Ora nuk kishte puthitur akoma akrepat ne mesante e per ta do te qe nje nate e gjate.
Kesaj here kembet i cuan ne barin e njome te parkut te liqenit. Ishte erresire, pak ndricim nga dritat e dukej sikur hena ish kujdesur vete te ndriconte mjaftueshem.
Per nje cope here i kishin ngulur syte ne liqenin ca metra me tutje kur reflektimi e pejzazhi qe magjik.
KAMU SEDANG MEMBACA
Marionetë
Acak-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.