Pjesa 5

1.2K 106 71
                                    

Ishte shtrire dhe po mendonte diten e sotme...Nje dite e gjate me nje mori ndodhishe duke filluar qe nga lumtutia qe i fali Drini e deri tek lajmi per shitjen e oficines qe e beri te merzitej goxha. E mbante mend fytyren e hajdutit te lumturise se saj te vogel, oficines se saj. Kishte te skalitur cdo detaj te fytyres se tij, floket pisk te zeza qe i binin mbi bendenen e  kuqe te lidhur ne balle, syte e thelle blu, nje blu e akullt e ftohte, e ftohte dhe pandjenja, trupi gjigant i lidhur mire...Per te mos folur per veshjen e shtrenjte qe mund te kushtonte sa 3 muaj pune e prinderve te saj... Ai njeri kishte gjithcka, pervec zemres qe sic dukej e kishte zevendesuar me cope akulli ose guri.
Ne mijera vende ne Tirane nga ku mund te ndertohej ai gjeti pikerisht ate zone!

U perpoq te lexonte disa rreshta nga libri qe kishte blere se fundmi por mendimet e shumta ne koke perziheshin me rreshtat e shkruara ne liber dhe nuk arrinte te kuptonte asgje... E vetmja parajse e momentit ishte Drini. Per zerin e tij kishte nevoje, per menyren se si ai fliste...aq qetesisht,aq embel...

Zgjati doren dhe kapi celularin mbi komon ngjitur me shtratin. Sapo ekrani ndricoi vuri re 2 mesazhe qe sic dukej ishin nga Drini. Nuk ia kishte regjistruar numrin ende por e njohu nga tre shifroreshi i fundit. Kurioze dhe njekohesisht me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre hapi mesazhet.
'Marion...'
'Mora vesh nga Aroni qe do shisni oficinen'

'Po fatkeqesisht' ishte pergjigjja e saj e shkurter.
'Mos u merzit! Gjerat do te behen dhe me mire. Ti ke nje cilesi,qe je pozitive per cdo gje, mendo se ke prane familjen dhe je e rrethuar nga njerez qe te duan shume! Aty ku ka dashuri ka gjithmone celes per te zgjidhur cdo problem'  erdhi mesazhi tjeter. Nje mesazh inkurajues shume i bukur, por i cili beri qe Mariones ti lindte nje pyetje. Pa hezituar shkroi pyetjen duke levizur shpejt gishtat mbi tastjeren e celuarit.

'Ke kohe qe me do ti mua Drin? Dua te them ... une te kam dashur gjithmone... por kisha frike te ta thoja, po ti pse se bere me pare?'
Paksa e ngaterruar, por mjaftueshem e qarte per ta kuptuar Drini.
Ne fytyren e tij ishte formuar nje buzeqeshje e embel duke perfytyruar faqet e perflakura te Marionit.
"Po ja si ti...dhe une e kisha te veshtire ta thoja" shkroi ai.

U be gati ti shkruante perseri por vuri re koken e Aronit te zgjatur mbi celularin e saj.
-He, keni filluar keshtu ju e?-u tall ai.
-Kush ne?-beri te padituren ajo.
-Ti dhe Drini... lart e poshte... mesazhe sa andej ketej... keshtu pra..  gili-vili.
-C'po thua o Aron? Kokedardhe e dreqit! Rri e rri ia keput kot ndonjehere ti,-tha ajo e vene ne siklet.
-Une...?! Po ti mbaron per Drinin! Mohoje po deshe! Ti qe ne gjimnaz vdisje per te, te shendrini syte,-vazhdonte te tallej ai.
-Epo me mire se ty... Muaj per muaj gjeje nje nga ato bishtperdedhurat. Ma solle ne maje te hundes,-u perpoq te nderronte referent ajo.
-Si te propozoi aman...
Marion, te kam dashur gjithmone,do te dua deri sa te vdes. Martohu me mua,-u perpoq ai te imitonte Drinin me kembe e me duar.
-Aronnn, e mbushe kupen! Mos harro se jam me e madhe,ki me shume respet!
-Vetem 5 minuta je dhe jo me shume, keshtu qe rri rehat se nuk shpeton nga une!!-filloi te kendonte ai duke u pozicionuar ne qender te dhomes.

Marion u ngrit me jastek ne dore dhe i ra me te Aronit. I ra fort saqe ndonese jastek e beri Aroni te ferkonte koken!
-Ti po e tepron!-i tha gati ne te bertitur ajo.
-Jam realist,-u hoq i pafajshem. Pastaj ti cke qe e mohon. Qe e do Drinin eshte fakt i kryer. Cuditem njehere! Se rregulli e do... Good girls, bad boys.
Ju jeni e anasjellta!-shtoi ai duke marre nje jastek tjeter dhe duke goditur Marion me te.

Keshtu, ia nisen nje "lufte te ftohte" deri sa u lodhen.
-Ti do vrar o lal!-i tha ajo duke marre fryme me veshtiresi nga te qeshurat.
-Do vrar Drini qe te te mori zemren ty,-qeshi ai pas saj.
-Dashke nje raund tjeter shpartallim trush se nuk paskan ardhur ne vend! 
-Harron ti qe neser ke shkolle! Rri gdhije me mua ketu. Une kam ne terezi se jam pasdite.
-O Aronnn,une te kam shume xhan! E di sa te dua une ty...
-Me shume se Drinin po njehere,-e nderpreu ai.
-Dhe ate e duaaa shume, po ti je gjithcka kam, se ne fund te fundit ne jemi binjake... Une dhe ti...eshte si te kemi nje zemer...nje mendje.... une dhe ti kemi nje shpirt, nje hije. Jemi njesoj,-perfundoi ajo duke e perqafuar fort te vellain.
-Ca servilje qe je! Ka bubullima sonte dhe ke frike te flesh vetem, he?
-Jo.. une...
-Bej shaka moj majmune! Dhe une te dua shume shume... Si thoja kur ishim te vegjel "Te dua aq sa qielli ka yje",e perqafoi ai akoma me shume.
                              ***
Diku ulur ne nje cep te nje bari me nje  shishe Votke prane tij ishte i ulur ai.
Shikim i thelle ngulur mbi goten ne banak, tym cigareje qe nen ndricimin e dritave te club-it merrte ngjyra te ndyshme, shikime flirtuese dhe ne fund nje vetmi therese! Kishte gjithcka qe donte; fame, para, pushtet, por nga njera ane i mungonte kaq shume dicka. Nje pjese e munguar ne zemren e tij, nje vend bosh... Pastaj e mendonte per te dyten here kete gje dhe e bindte veten se ishte i plotesur. Ne fund te fundit pse do t'i duhej nje femer kur ai mund te kishte cilen te donte.
Vrullshem u ngrit nga aty, pagoi pa marr kusur dhe la pas thirrjet e shoqerueseve te tij te perhershme
"Klo po iken kaq shpejt sonte..." "Klo, zemer pse kaq heret..."
Iu dha nga nje pergjigje shkurt
"Kam pune", e u zhduk nga aty drejtuar strehezes se tij sekrete.
...
Zbriti nga makina dhe i ngjiti shkallet e pallatit me nje fryme. Kerkoi neper celsat e shumte qe kishte celsin e atij apartamenti. Nuk ishte nje apartament per te qene. Ishin 2 dhoma dhe njera prej tyre ishte nje studio gjigande. Ne cdo cep kishte tablo,ngjyra, telajo. Ishte vjeteruar por ne te kishte jete.
Mobiljet i kishte mbuluar pluhuri por perseri mbartnin kujtimet e nje adoleshence te paharrueshem, te cmendur.
Ndiente nevojen te vizatonte, te hidhte ngjyra ne tablo, t'i jepte jete dickaje, e ndjente po aq shume sa oksigjeni qe kerkonte te thithte!

Gjeti diku ne nje cep kutine e vjeter te lapsave, mprehu disa te madhesive te ndryshme, mbertheu nje tablo ne tavolinen e punes dhe u rehatua dhe vete. Nuk e dinte ciles gje do t'i jepte jete sonte, ndaj e la mendjen dhe doren te lire. Filloi ngadale te vinte vijezimet e para... derisa alkooli dhe lodhja ja lane pergjysem kryevepren e tij duke ia mbyllur qepallat ngadale.
Do ta perfundonte ate qe kishte nisur...mbase nje dite tjeter...mbase kur imazhi ne mendjen e tij te ishte me i paster...
-------------------------------------------------------------
Pershendetje miq!
Si po iu duket libri?
Me falni shume per vonesen ne update, por ja qe ndodh ndonjehere qe te mos kesh frymezimin e duhur, shto pastaj qe jam bere pak fareee pertace😂..!
-He cme thoni per kete pjese?
-Any idea rreth ngjarjeve ne vijim?
-Ky Klaudio...ka nje gje... si pune sekreti...  ndonje mendim?
-Ca mendoni se ka nisur te vizatoje?

Cdo pyetje & mospelqim, pelqim a cte doni ju ne koment!
Love u so much!!
Erilda💋

MarionetëWhere stories live. Discover now