-13, eshte data trembedhjete,- perseriti e hutuar. Ne dukje nje dite si gjithe te tjerat por 13-ta e Marionit kishte njemije kuptime.
Ne nje date 13 kishte njohur Drinin, e mbante mend mire, po ne nje dite te trembedhjete kishte kuptuar se Klaudio ishte nje dashuri e re, ishte data 13, ishte ditelindja e saj.Kishte pak minuta qe kish kaluar mesnata e telefoni i saj cingeronte nga mesazhe pa fund, mesazhe nga ata njerez qe kishin pritur mesnaten per te.
Ishte 13 korrik e ajo nuk e mbante mend. Kishin kaluar dite e cdo gje ndiqte rrjedhen e saj monotone.Ajo vazhdonte te kerkonte vemendjen e Klaudios, gje qe nuk e kishte. Ne nje fare menyre disa gjera kishin ndryshuar, Greta ishte pushuar, e gishtin e fajit ja vinin Marionit. Shume e shihnin shtrember, ndodhte qe ta ofendonin, por syte e Klaudios qe e ndiqnin pertej xhamave te zyres se saj ishin nje arsye e forte qe e mbante aty.
-Dio, a mund te dalim sot?- i kishte kerkuar nje dite.
-Klaudio, madje per ty Remi!- kish theksuar ai mbiemrin e tij.
-A mund te dalim?-kishte pyetur per te dyte here, e ne vend te nje përgjigjeje kishte marre veshtrimin e tij te venger. Ne ikje e siper pa e pare ne sy i kishte thene:
" Une dhe ti jemi milje larg Marion".
***
Per here te pare urimet e ditelindjes ju duken te vaketa. Mbase ishte urimi i Drinit qe zbehu ato te tjerat...Do te doja qe gjerat te kishin qene ndryshe e nese do te mundja do ta rishkruaja dhe njehere historine tone!
Do te kisha ndryshuar une, duhet te kisha ndryshuar, por nuk e bera. Do te doja qe sonte te isha aty me ty,te ishim nje NE, te kacavirresha deri ne dhomen tende ashtu si ne filma, te flinim te perqafuar e te bridhnin neper vende qe na perkisnin ne si Peter Pan-i e Uendi ne Kurrekundin e tyre. Gjerat mund te kishin qene ndryshe, por per disa arsye, per disa gabime ndodhen ato qe nuk duhet te ndodhnin. Une dhe ti... mbase qe e shkruar te ndodhte keshtu. Mbase zemra jote zgjodhi dike tjeter, e une do te mund te te uroja vetem fat ne rrugetimin tend te ri me dike tjeter. Duket, e cuditshme mbase, por me beso nuk te mbaj inat as nuk te ve faj. Nese do te duhej te kerkonim fajtorin ne kete mes ai jam une, qe lash te binte ne abis cdo gje qe kishim ngritur. Ne nje jete tjeter, ndoshta do te kemi nje mundesi. Deri ne ate jete vetem dashuri per ty e vogla ime! Gezuar!Ishte e hidhur, shume e hidhur, kur lotet rridhnin ne faqe e mijera kujtime mbinin e vizualizoheshin nga ajo. Kujtime si te kishin ndodhur dje, nje urim qe i kishte therur shpirtin, nje dashuri e vyshkur qe kerkonte nje mundesi te dyte ia turbulluan shpirtin. Qante pa ze e lexonte ato pak rrjeshta per te disaten here.
Faleminderit kakao!
Ishte pergjigjja e vetme qe i doli nga zemra, ishte epiteti i tij, smund tja mohonte.Do te kalonte dhe kjo, si cdo gje tjeter. Mbylli syte fort ne kerkim te gjumit. Kjo dite duhet te kalonte shpejt...
E para surprize ishin trendafilat ate mengjes. E pritshme qe shporta e trendafilave te kuq te ishte nga Drini, ajo cka e habiti ishin ata trendafilat blu, magjike, dobesi e saj. Rremoi ne ta per nje pusulle e gjithcka gjeti ishte nje karte e vogel "Ke te drejte, kotele"
Por per cfare kishte te drejte? Klaudio ia kish derguar?!
Para se te merrte telefonin per ti rene numrit te tij i vellai i doli para me nje torte ne duar. Filloi te kendonte, e me shume te bertiste, por gjithsesi ajo ishte e thene me dashuri e kjo vlente mbi gjithcka.
-Iiiii, moj e poshter! Ke filluar merr trendafila nga adhuruesit!- ngacmoi me shaka Aroni.
-Po po tallu ti!
-Pse moj ca ka! Dhe une marr dhurata nga fansat, ti je yll domosdo do marresh, jo aq sa une ,por gjithsesi!
Ata trendafilat blu nuk paragjenden lehte, e jo aq shume sa ishin ata, sikur kishte blere tere trendafilat blu te Tiranes! Ky do jete ndonje tip nga keta...
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Marionetë
Rastgele-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi.