1

7.8K 219 234
                                    

~Dedikuar mua ne ditet kur nuk munda te isha UNE. Dedikuar ty ne ditet kur nuk munde te ishe TI. Dedikuar kujtdo qe nuk mundi kurre te jete ai qe do. Dedikuar neve qe nese neser ikim nga nje bote, do ikim vetem me ngushellimin se te pakten enderruam si NE.~ 🍀

Durres, 2013

Kroi paksa koken ne siklet, mori fryme thelle dhe me ne fund, trokiti per pak ne deren e drunjte.

Deren ja hapi teta Arta per fatin e saj te mire. Gruaja e priti me nje buzeqeshje te ngrohte memesore , sic bente perhere kur ajo shkonte ne ate shtepi. Dhe e ema nuk e priste kaq ngrohte kur kthehej nga shkolla. Por nuk mund te pritej tjeter nga nje grua aq e rraskapitur nga jeta sa vec e ema mund te ishte.

-Moj Viola , moj bukuroshe! Marshalla, perdite e me e bukur behesh.-e puthi ne faqe gruaja dhe e futi brenda.

-Si ke qene teta Arta? Puna mire?-i dha nje buzeqeshje te edukuar.

-Mire, mire, ja e mbylla per kete vit shyqyr. Femijet te lodhin por edhe te kenaqin ne te njejten kohe. Madje me shume me lodhin keta camarroket qe kam ne shtepi sesa ata ne shkolle. E te mendosh qe te madhin e kam ne moshe per tu martuar. Po ca ti besh Klausit, kam frike se do e martoj dhe me vone se kete te voglin. E ka mendjen te bredhe akoma. Po ishalla i del ndonje cupe bukuroshe, keshtu si ti, e mire e per shtepi. Tjeter gje nuk dua.-kjo grua te thante piten kur vinte puna per te vene dike ne siklet me te foluren e saj.

-Cdo gje eshte me kismet , pa merak.-te fliste per te nuk i pelqente. Por nuk ishte dicka qe mund t'ja thoshte aq troc se emes.-Flavio me Beltin nuk dinte te shkulen nga playstation-i apo jo?-nderroi teme menjehere.

-Lere mos e pyet. Ti shtepine e di, shko therrite vete Flavion se kam lene gatimin pergjysem ne kuzhine.-i ferkoi supet e pasi Viola tundi koken, u largua qe aty.

Zhurmat e dy djemve degjoheshin qe ne dhomen e ndenjes. Sapo deshi te ikte ne dhomen ku ndodheshin ata, u vendos perballe me njeriun qe e bente perhere te merrte fryme thelle disa here para se te trokiste ne deren e kesaj shtepie.

-Shiko, shiko, Lejla!-zeri i tij i qeshur e menyra sesi e therriste me theksin tek a-ja, e beri te acarohej qe ne sekondin e pare.

Me e tmerrshmja, ishte lakuriq. Qendronte paturpesisht para saj vetem me bokse. Dukej qe sapo kishte dale nga dushi. Ndjeu fytyren ti merrte flake ne te qindten e sekondit. Dukej sikur ky djale merrte nje knaqesi sadiste ne turperimin e saj.

Nuk i tha asgje e beri te ikte qe aty, duke e ditur mire se mbase po ngjante si nje e paafte e vertete por Viola ishte mjaft e zgjuar sa per te ditur qe nuanca e ngjyres se kuqe vetem mund te thellohej ne situata te tilla.

Klausi e pengoi duke i dale perballe. Viola beri anash, Klausi po ashtu. Vajza nga ana tjeter, ai gjithashtu.

-A ka mundesi te hapesh rruge?-ngrysi vetullat, e vendosur per te mos e duruar as edhe nje cast me shume , ngerdheshjen e vetekenaqur te fytyres se tij.

Kishte dicka rreth ketij mashkulli. Kishte nje pale sy aq te embel sa per ti shkrire zemren cdo femre, mirepo kishin dhe nje shkelqim cakpen e disi dinak. Ajo kapej pas ketij shkelqimi per ti ndenjur sa me larg.

-Jo, nuk kam mundesi te hap rruge.-buzeqeshi tjetri , duke shijuar ne maksimum situaten. Vendosi doren tek krahu i saj e ajo ja largoi menjehere ashper.

-Mos me prek.-ngriti gishtin tregues per te ngjare autoritare e ai vec shkundi koken.

-Modernizohu mi katunare se ke shkel ne Durres. Lulja mos prek kjo.-e vendosi ne loje , duke e ditur fare mire qe nuk po tregohej fort i mbare, mirepo gjithmone kishte qene argetuese per te, te tallej me komplekset e kesaj vajze.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now