4

2.8K 204 100
                                    


- Nxija jeten, po ikin te gjithe nga Shqiperia.-shkundi koken disi me keqardhje kur mendoi per nje nga miqte e tij, qe nisej pikerisht te nesermen ne mengjes.

-Kush iku?-pyeti Ledia nderkohe qe sec rremonte ne canten e saj.

-Endri. Iken neser domethene. Do shkoj ta takoj per here te fundit pasi te te le ty te shkolla.-ju referua nje nga shokeve me te cilet jetonte.

-Hajt mo. Mua mu pik zemra kur iku Argenti pa me kete vec ca muaj ke qe njiheni. Pune e madhe.-tha trishtueshem Ledia.

-Lere se aty jam merzit si qeni. -me Argentin kishte punuar dy vite rradhazi dhe shoqerine e kishin ruajtur edhe pasi Klausi kishte nderruar pune. Miq kishte pafund. Mirepo, te pakte ishin ata qe do ti gjendeshin ne ndonje dite te veshtire. E Genti kishte qene pikerisht njeri prej tyre. I vinte keq qe kishte humbur nje mik te tille.

-Ah mor Argent. Burri im i ardhshem iku pa mua. Une kisha vite qe thurja endrra per ate. Qe ne momentin e pare kur erdha tek puna jote edhe e pashe aty...ahh. Si ma beri kete?-vendosi doren ne kraharor dramatikisht. Klausi e pa si te ishte budallaqe per nje cope here.

- Po moj, po. Genti qe te jepte suko e te shikonte si te kishe dale nga cerdhja. -i perplasi realitetin e eger ne fytyre e ajo shfryu rende.

-Shiko...ne ishim shpirtra binjake por ai nuk e dinte. Pastaj, isha akoma 15 a 16 vjece. Ama fajin ma kishe ti. Perhere ti mi ke patur fajet ne kete jete. Se ishe ti ne mes e Genti nuk behej fjale ti hidhte syte motres se shokut. Majmun. Iku tani gjithe ai djale. Ta gezojne te huajat. E di, ne ato mendimet e mia idiote adoleshenteske e kisha planifikuar jeten shume te lumtur. Nje burre serioz si shoku yt. Nje karagjoz per vella. Edhe do ishte balanci perfekt. Por jo. Nuk eshte per mua kjo jete.-psheretiu trishtueshem.

-Oj goce...une ate e kam shok per koke. Nuk ja bej ate te keqe duke i futur ne dere nje si ti. Jo mer jo. Gjynah se rob zoti. Te shofim kush do jete ai i shkrete qe do ja ngecim kopilin me ty.

-Ha ha ha. -e gjuajti ne krah me grusht. - Iken cunat me te mire te Durresit. Kush i ngeli more aman.-pa ironikisht nga ai qe vec mblodhi supet.

-Une nuk largohem kurre. Ncnc-tha me seriozisht se asnjehere. - Ku ka si vendi yt, njerezit e tu. E mire, ka me shume leke jashte, dihet. Po une ketu prape rehat jam, nuk qahem. Sa e qelbet duket nje jete pa fol gjuhen time, pa bere batutat tipike mes shqiptareve. Mos t'ja filloj nga te ndenjurit larg familjes. O, nuk rri dot pa plaken edhe ty une, jo. Do vdisja per buke. Mbrapa, ke do llastoja une? -i ngaterroi floket e ajo i buzeqeshi ngrohte.

-Une te vras po u largove edhe ti. Se nuk ke arsye per ta bere. Pastaj, ty te duan ca si tepermi ne kete qytet. E ka te pamundur Klausen Hysa te lere vipllekun ketu qe te behet i padukshem jashte. -tha e bindur. Vec te vellane nuk e mendonte dot duke jetuar larg cdo gjeje qe donte. Se kishte dicka rreth Klausit. Pak gjera e pak njerez donte me te vertete...donte rralle, mirepo donte me gjithe qenien e tij.

-Robt jo. Ku di une, duhet ndonje superfuqi, superndodhi qe te me beje mua te marr rrugen e emigrimit. Nejse mo. O gjytrym , do vish a jo? Se kam 10 minuta qe pres surratin tat.-nxorri koken tek dritarja e makines e bertiti me te madhe qe Belti ta degjonte.

-Hic nuk dua te iki sot. -u fut me turinj te mbledhur ne sediljen e pasme.

-Na plasi ne se nuk do ti. 20 ore me lidh atletet. Toc makaronash.-ja nisi Klausi me ofendimet e zakonshme ndaj vellait.

-O Klaus...e pyeta mamin se pse me bene mua kur ishin shume mire me ju te dy. -ju kthye Belti, teresisht i qete.

-Mos u lumturo se cfaredo qe te ka thene, te ka rrejt. Aksident je.

-Me tha qe ti i kishe dhene shenjat qe nuk ishe per asgje. Edhe kishin thene, hajt ta bejme nje djale, te mos jemi pa asnje. -perfundoi me nje te mbledhur supesh. Ledia shpertheu ne te qeshura. Klausi vendosi buzen ne gaz.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now