-Hajt se mu m'boni halli...po ti si leshin jeton me kete njeri?-i beri Gentit pyetjen qe kishte dite qe e bente te vriste trurin.
-Pse, ca ka Xhoni? Jetohet rehat me te.-tha me serioz se kurre Genti, me nje mbledhje te supeve.
- Eshte kokrra katunarit mer. Sikur je duke fol me ndonje shtylle betoni. Une me kete do masakrohem deri ne fund...nuk do mend kjo pune. -tha i bindur.
Kishin vetem disa dite qe jetonin te tre bashke, duke qene se Argenti kishte kembengulur qe te jetonte me ta, ne menyre qe te mos bente merak te emen me ato daljet e nates qe do te kishte. Kishte qene po Genti ai qe i kishte penguar Klausin dhe Xhonin qe te vriteshin mes tyre. Kishin rezultuar te ishin tipat me te kundert te mundshem dhe asnjeri nuk pranonte ta ulte hunden.
-Per ate hyj garant une. Nuk po i beson atij, po me beson mua. E njoh qekur ishte 18 a 19 vjec. Une ja lej jeten ne dore atij edhe nuk e mendoj dy here. Kaq te dish ti edhe je ne rregull. -tha lehtshem Genti e u ul rende ne divan.
-Mos mor...ke nderru preferenca seksuale Gent? Me gjithe kete dashuri qe paske per ket, nuk habitem.-u tall mirpo kishte dicka te vertete aty. Besimi e respekti ne syte e Argentit per kete njeri, po e habiste. Se nuk ishte e lehte te gezoje vleresimin e nje njeriu si Argenti.
-U bere xheloz Klaus?-nenqeshi Genti.
-Zemra po me dhemb. Me paske zevendesuar shpejt.-vendosi nje dore ne zemer dramatikisht.
- Te jete per ashtu, i bie qe je ti zevendesuesi i Xhonit. Te thashe qe e njoh qekur.
-Ore , meqe e permende...si ka mundesi qe nuk e kam pare asnjehere kete? Sidomos nese e ke njohur tek puna? -tha serioz kete here e Genti vec kroi koken duke menduar cfare pergjigje ti jepte.
-Eha, ka histori te gjata ai. Ti lere ne mendje te vet. Thuaj popo, ke te drejte. Se nuk ke shance ta besh te nderroje mendim edhe po ti thuash ndryshe. Edhe kaq. Ti ndac thuaj malok e ndac i trashe po nuk i has kemba ne derrase te kalbur Xhonit. Edhe pikerisht ky lloj robi te duhet ty tani qe nuk e ke luksin ta pesosh. -arsyetimi i tij e beri te shfrynte rende edhe te tundtte koken ne pohim. Ishte ne nje pike te jetes qe i duhej te bente kompromise, sadoqe kompromiset nuk kishin qene kurre ne preferencat e tij.
-Varja. Vec te behet Ledia mire pa keto tjerat nuk kane rendesi. Edhe malokun me pordhet e veta e durojme.
Mirepo, ajo vendosmeria e tij per te qendruar i qete, sikur fluturoi nga dritarja qe ne sekondin e pare qe Xhoni u fut brenda ne ate dhome.
-He bukurosh...je gati per sonte?-u plas edhe ai rende ne divanin perballe Gentit.
Fjala 'bukurosh' ne fjalorin e Xhonit perkthehej 'pederast'. Popo, nuk duhej gjenialitet per te kuptuar kaqgje. Mjaftonte ti shikoje veshtrimin pertalles kur e thoshte ate fjale.
-Ore...e ke parsysh qe je me bukurosh se une?-zgjodhi ti pergjigjej ne kete menyre e jo drejtperdrejt.
-Me tu cu njehere, ta tregoj bukuroshin. -mori flake direkt tjetri, duke i dhene te qarte se kishte te drejte persa i perkiste nenkuptimit te kesaj fjale.
-Pa cohu njehere. O shoku, ti mbase e din veten talles te rendshem mirepo nuk ka lind ai qe tallet me mua.-sfidoi Klausi. Hodhi syte nga Argenti e pa sesi ai po shkundtte koken me zenkat idiote te shokeve te tij. Ti rronte keshilla qe i kishte dhene Klausit.
-Pse mor...nuk cohem a?-ferkoi mjekren Xhoni, veprim teper karakteristik per te. Me pas u cua ne kembe, me nje shikim nenvleresues. Klausi nuk e mohonte dot qe ishte burre intimidues ne dukje e ne sjellje. Shtoji faktin qe ishte gjithe muskuj edhe detyrimisht cdokush merrte pershtypje paralajmeruese per te mos u kruajtur me te. Mirepo , jo Klausi. Asnjehere nuk kishin funksionuar paralajmerimet me te.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...