44

2.1K 165 354
                                    

Berlin, prill, 2016

Kishin lene mesimin. Serish. Gresa i bente keto pune. Sipas saj, asnje gje nuk mesohej nga ajo mesuesja qe kishin. E se me mire dilte ne rruge e hapte veshet kur flisnin njerezit sesa rrinte kot ne mesim.Cuditerisht, teoria e saj kishte rezultuar teper e suksesshme pasi Gresa mbante rezultatin me te larte ne provimin e fundit qe kishin bere e Viola i vinte fare afer. Vertet qe ishin bere shoqe te pandara keto muaj. E ajo mund te betohej pa piken e problemit se shoqeria me te , ishte e vetmja gje qe i pelqente nga jeta e saj ne kete periudhe. Njeriu nuk merzitej kurre me Gresen. Ajo sec kishte ca reagime te vecanta qe te benin te mbaje barkun me dore. Skenat i kishte me shume me djemte qe tentonin ti afroheshin. Mire qe nuk i shqyente me duart e saj.

Gresa nuk e simpatizonte aspak Erensin. Dhe me e forta, as perpiqej per t'ja fshehur kete fakt. Dyshonte se ajo perpiqej ndonjehere per ti shprehur mendimet e saj ne nje menyre te bute. Dhe, pikerisht kete gje, i tha edhe Viola teksa po pinin dicka freskuese ne nje ambient te kendshem ku mund te bisedonin rehat.

-Une nuk flas bute ee?-tha e shokuar.- O bukuroshe, po une deri tani bute te kam folur. Se me e thene tamam ca mendoj, behesh me e lene.-e pa si te ishte idiote e Viola vendosi buzen ne gaz.

-Ti nuk pelqen askend, nuk ka faj ai-mblodhi supet.

- Ty te pelqej pershembull. -u kunderpergjigj direkt.

-Po pse? Ti as e njeh mire.-ajo disa here e kishte takuar e ato here perciptasi.

-Nje...eshte leshverdhe.-kaloi doren perpara ne mosaprovim.- Po qe gjithsesi, i mire eshte, nuk ke ci thua per te pare.-shtoi me pas sikur te mos kishte qene ajo qe ja kishte prere shpresat per jeten komplet me menyren sesi e kishte quajtur. - Dy...jam e sigurte qe ai te thote te mos rrish me mua se duket qe me ka inat. Jo se me plas shume se jane ca tipa qe kur nuk me pelqejne ata, une i them vetes; Gresa, je bobe qe se ka shoqen kund. -qelloi ne shenje me kete supozim por Viola nuk ja tha. Erensi gjithmone perpiqej t'ja kufizonte ne maksimum te dalat me te. Sipas tij, ishte nje femer e paedukate qe nuk i hynte kujt ne xhep per shoqe.

-Kaq?-qe gjithcka qe tha.

- Popo, do ti, do. Une ate ndoshta nuk e njoh mire, ama te njoh ty se u bene muaj qe vec bashke rrime. Edhe, ndac merzitu me mua , ndac jo...nje femer e dashuruar qe do martohet pas nje muaji, nuk duhet te duket aspak si ti. -shkundi koken. - Dreqi e marrte, te qesh buza me shume me mua sesa kur shikon ate. Po jo, nuk eshte dashuri kjo. Ncuq.-i vendosi vulen pa pranuar kundershtime. E tille ishte ajo. Radikale ne ato qe thoshte e bente.

- Moj, ti ja vendos gjerave vulen ne nje menyre te tille qe te mos kete rob te gjalle qe te beje te te ndryshosh mendje.-shkundi koken.

- Ka patur edhe rob qe me ka bere ta heq vulen nga aty ku e kam vene, qe ta ul hunden e te pranoj se e kam gabim. Por , ti mos u merr me vulat e mia se je tu dredh muhabetin.-nuk i fali as sekondin.

-Kurioze shume jam per kete pushziun 2metrosh sic e quan ti.-te fliste per Erensin nuk donte. Se ajo nuk dinte te genjente.

- Ai pushziu dymetrosh eshte arsyeja pse une ta jap te garantuar se ti nuk e do ate njeri. Se e di une dashurine sado qe tingellon e pamundur. Une ee, keshtu si me sheh, bishe e tera, kam lene koken ne nje fe qe nuk ka fe, kam thene e nje thes me budalliqe romantike e kam qare e jam shkundur domethene. E zemra nga syte kam nxjerre. Kurse ti...pff, ku di une o Viol.-kroi koken ne siklet se ne fund te fundit, nuk ishin gjera per t'ju thene dikujt per njeriun me te cilin do kalonin jeten.

- Meqe qenka ashtu dashuria, pse nuk je me te pra?- i beri nje pyetje cinike, thjesht per te mos e leshuar veten para saj e te shfaqte ate qe realisht ishte.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now