40

2.2K 171 159
                                    


-Dukesh per faqe te zeze.-komentoi Genti sapo zuri me sy pamjen e tij.

- Jam 100 here me keq nga c'dukem, me beso. Me ne fund erdhe. Nuk kam qene kurre me i lumtur te te shoh se sot. Ndonese kam 3 dite qe nuk me ze vendi duke te pritur.

-Lere se telashe plot. Mire qe nuk ju bashkova dhe une juve ketu se aty afer isha. Mos te harrojme se isha dhe une me ju kur ja mbathem nga policia. -i kujtoi Genti e ai tundi koken.

-Po kete , ca e ke?-ju referua burrit me aparence zyrtare qe ishte prane tij, duke lexuar teresisht menefregist disa letra qe kishte perpara.

-Avokat e pra. Dhe nje nga me te miret meqe ra fjala. Rrofte Xhovani. Vertet qe me do shume perderisa nuk ma ka futur shkelmin akoma mua e kerkesave te mia.-ju referua pronarit te tij, me te cilin kishin patur perhere nje raport si djale e baba. Madje Xhoni tallej shpesh se kur plakushi te kthente patkonjte nga dielli, kishte per t'ja lene tere pasurine Argentit.

- He? -qe gjithcka qe tha.

- 'He' duhet te thote Xhoni se ai ka dyfish telashe. Ti je me mire. Po qe prape, nuk te nxjerrim dot menjehere. Ju kane kapur me rreth 100 mije euro ne makine o burre. Pashaportat mut te dy. Keni vula sikur jeni ne Shqiperi ne data qe figuroni neper kamera ketu.

-Po te na fusin ekspuls e te na kthejne e pra.-shfryu i paduruar.

-Jua rrasin edhe ekspulsin, cke. Pas burgut ama.-tha qetesisht Argenti.- Te mos harrojme sherrin me marokenet. Qe meqe ra fjala, disa prej tyre kishin qene te perfshire ne nje alamet grabitje me arme para ca muajsh ne nje qender tregtare ketu e kur u kapen nga policia ate nate, u be e mundur lidhja e tyre me grabitjen. Duke qene se ate dhurate e moren prej nesh meqe i lame cyryk ne toke, kur i pyeten per bashkepunetoret e tjere, prej inatit kane deshmuar qe edhe ju te dy kishit lidhje ne ate pune e se ishit zene per ndarjen e parave.

- A mos ja fut kot.-i ra ballit me shpulle. Cfare dreqin ishte tere ky ters qe i kishte pushtuar?

-Mos u shqeteso se nuk ju le njeri te denoheni per ate pune, pa merak. Thjesht nuk dilni dot jashte shpejt. Jane shume gjera bashke. Ata e dine qe ju jeni hajduta, e dine shume mire. Thjesht nuk ju ka rene asgje ne dore per ta provuar si duhet. Merita e Xhonit kjo meqe ra fjala se i bente mire ato detyrat. Kane parate ama. Para qe nuk u dihet burimi. Eshte edhe sherri. Eshte kjo e letrave. Fakti qe i bete rezistence policeve. Ideja eshte qe do ju mbajne per hetime. Mund ta hanit edhe me keq, por ky shoku sic te thashe eshte shume i mire. Do mundohemi te gjejme nje burim bindes per ato parate. Do perdorim edhe faktin qe ju kane shkelur te drejtat gjate burgosjes per te fituar ndonje pike. Shkurt e shqip Klaus, brenda nje viti ti je jashte. Me nderhyrje nga Xhovani. Me shume nuk perfshihet dot as ai sepse eshte njeri me emer edhe nuk eshte bukur ti dale nami se eshte i ngaterruar me skiftera shqiptare apo jo?

1 vit ishte torture per te. Si dreqin do ja dilte te duronte 1 vit brenda ai? Prape, me i qete ishte nga fakti qe jashte kishte Argentin.

-Po Xhoni?-pyeti e Genti shfryu duke ferkuar koken.

-Ai njeri eshte hall me vete. Boooo. Pesha e parave i rendon me shume atij se keshtu keni deklaruar te dy. Ate marokenin qe rrahu vecanerisht e kane shpallur invalid. Nuk ka per te arritur kurre ta perdore doren si duhet. Per me teper, eshte ai qe la pa ndjenja dy police. Per me teper akoma, ka edhe sherre te tjera te meparshme. Plus ato te tuat. -shpjegoi Genti.

-Per fajin tim po e ha ai. As do kishte bere sherr me marokenet po te mos kishim rene aq shume ne sy duke vjedhur pernate. As do kishte lene pa ndjenja policet nese une nuk do isha i plagosur e pa mundesi per te vrapuar. Kurre nuk do kishte shkelur ne burg neqoftese do kishte qene ne llogari te vet. Nxija jeten, car tersi paskam qene.- nderthuri duart ne koke. E habitshme sesi kishin ndodhur tera keto. 1 vit qe notonte ne ujera te piset. Asnjehere nuk do e kishte menduar qe jeta e tij do te merrte kete drejtim.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now