- Per pune gjysem ore, sikur te mbushet ajo dhoma Ledias. -hodhi tasin bosh te kafes se tij ne nje nga koshat aty rrotull.
-Ta takoj pak e te iki pra. Mos ti ngaterrojme edhe me teper ate te tute.
Mirepo, surpriza e vertete , ishte kur hapen deren dhe u futen ne dhomen e saj. Ledia nuk ishte vetem. Bashke me te, ishte edhe nje mashkull i ri, sa mosha e Klausit a mbase dicka me i ri. Ishte shtrire ne krevatin e saj dhe Ledia kishte zhytur koken ne kraharorin e tij.
-Heuuuuuuu!-bertiti Klausi duke i alarmuar te gjithe, perfshire ketu edhe Violen vete. -Leshoje shpejt, shpejt, shpejt se kerrciti.-tha me ton urdherues.
Tjetri kroi koken ne siklet edhe u cua nga krevati i saj. Ledia nga ana tjeter, vetem shfryu rende edhe mbuloi fytyren me duar.
-O Klaus...a te lutem, mos bej skena se...-nisi te fliste por Klausi vetem nxorri doren perpara si per ti thene qe te mos vazhdonte me tej.
-Mos u lut fare se paskam pune une.-me te thene kete u kthye nga djali qe kishte qene duke perqafuar aq ngrohtesisht te motren dhe e pa sikur do e shqyente.-Kush je ti?-pyeti me nje ton intimidues.
-Enis quhem. Jam ai qe do i q*je robt e do e beje telef nese nuk do i rrinte larg Ledias.-i kujtoi pikerisht nje mesazh qe Klausi vete i kishte shkruar nga celulari i Ledias.
-Aaa, paske ardhur per te bere kercenimin realitet domethene?-tha gjoja me nje shprehi kuptuese.
-Jo, kam ardhur te te njoh ty me kunatin e ardhshem.-nuk u zbraps aspak tjetri. Ishte Viola e vetmja qe i gjeti humorin situates e filloi te qeshte lehte, duke i fituar vetes nje shikim te shtrember nga Klausi.
-Ti keshtu? Shiko, shiko...na paska ardhur me deklarata te fuqishme. Nejse, dil perjashte se nuk ben. Nuk e ke bekimin tim. Hajt, diten e mire. Nuk po te rrah sot per hir te Ledias. Po deshe, te rrah neser. -tha tere seriozitet, saqe te mos ishte se vajzat e njihnin mire, do e kishin besuar teresisht kete skenen qe ai po bente. Jo se ishte e tera fasade, jo.
-O Klaus, boll se le nam.-nderhyu Ledia.
-Oj ti...anen e vellait te mbash edhe mos e zgjat me. A te kam thene qe o do gjesh dike ne nivelin tim ose snuk kjo pune. Po kete pilivrukun me nxjerr mua perpara? Po turp nuk te vjen? Aspak nuk ti kam rritur standartet per meshkujt?-ju drejtua Ledias duke shkundur koken ne qortim.
Ledia e pa me nje shikim qe sikur bertiste; seriozisht e ke ti? Enisi ishte alamet djali. Te pakten me sy te pare, ishte mashkull qe nuk kishte te share. Vec te vellane kishte pare qe ta ulte aq ndjeshem me fjalet e tij.
- Ti shyqyr qe nuk ja paske ulur.-komentoi Enisi , duke bere qe vajzat te qeshnin edhe njehere tjeter. Ne nje situate tjeter, kjo do te kishte qene alamet skene per tu pare. Nje Klaus xheloz qe sa nuk po i sulej ne fyt Enisit qe here pas here dukej i coroditur nga fjalet e tij.
-Ha ha ha...sa kar...izmatik qe qenka. Hallall per zgjedhjen Ledia. Ndihem shume krenar.-goditi pa meshire me ato fjale, duke bere qe Ledia ta shikonte sikur do e shqyente.
-O Klaus se po le nam.-i foli me te ulet Viola.
-Ca ma ka sjelle kete dudumin?-gjoja po fliste me Violen, mirepo foli me ton mjaftueshem te larte qe ta degjonin te gjithe.
-Boll ore.-e pa vengert Viola.
- Nuk jam i lumtur.Ncuq.-kryqezoi duart si femije Klausi. -E di sa vite kam qe pergatis nje trajtim te denje per budallain qe do guxonte te merrej me Ledian? Edhe tani vjen ky edhe merr trajtim te vecante se Ledia beri me hile edhe ja nxorri fytyren ne keto rrethana. Nuk jam i lumtur po ju them.-me keto fjale feminore beri vetem qe te dyja vajzat ti binin ballit me shpulle e Enisi te konfuzohej serish.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...