- Ca po ben o budalla?-qeshi Viola teksa shikonte nga celulari i saj.
Klausi kishte hipur ne karrige edhe po lante xhamat e dritares. Me njeren dore mbante celularin e me tjetren ferkonte xhamin e dritares.
-Po laj xhamat ri. Me Master Lindo...apo esht per pllaka ajo...ket Ajaksin a ca eshte ky se paska emer italion. Fortokazen domethene. Shih mi si po i bej xhamat. Xixe, xixe. Ca burri do morresh mi o te dalshin mendtte. Cun per shpi mi, cun per shpi. -i tundi lecken para celularit.
Ajo qeshi me te madhe. Asnjehere nuk i linte te vetat ky budalla. Edhe nepermjet celularit arrinte ta bente te mbante barkun me dore.
-Sec kam pershtypjen se nuk do te te shoh me ne jeten time te lash me xhama.-tha me ironi e ai vendosi doren ne zemer dramatikisht.
- Ke shume te drejte. Andej ne Shqiperi te shohin komshiet mi. Doli burri duke la dritare. Por qe ndonje veze do e skuq une gjithsesi. - si tha kete, kerceu nga karrigia e me pas shkoi dhe u shtri ne divan.
-Me kishte marre malli per budalliqet e tua.-i dha nje buzeqeshje te madhe e ai tundi koken me nje shikim capken. Vajza menjehere e kuptoi qe kishte thene gjene e gabuar.
-Te ka marre malli e? Mire qe ma the. Se kam prape une. Ca me paske vesh sot njehere?-veshtroi i qeshur nga ajo.
-Klaus...me shiko ne fytyre po deshe. Bluze kam veshur, idiot. -rrotulloi syte.
-Po poshte bluzes?-plasi paturp e ajo i ra ballit me shpulle.
-Je i pandreqshem Klaus. Nuk ke sherim. Shpresa vdes e fundit thone por me ty vdes e para. -shkundi koken me nje shikim qortues.
-He mi ti , e turpshmja e shekullit. Te isha une aty e merrja vesh vete ca ke vesh poshte bluzes. Po ca ti besh kesaj pune. Puthe celularin, puthe. Se nuk do i shohesh me keto dite. -i shkeli syrin poshtersisht.
-Ik ore pervers.
-Pervers kam qene perhere une. Po tani jam vec perversi yt. Shiko sa me fat je. Ke tatin gjithe kete king qe e lakmojne tere vajzat e Durresit.-tha arrogant e ajo shfryu gjoja merzitshem.
- I imi, i imi. Por nuk mban mend as heren e pare qe jemi takuar. -mblodhi buzet me njefare zhgenjimi.
-Ma nxive me kete takimin e pare. Thuaje tani se me kercyen morrat keq nga kureshtja.-tha me seriozitet e ajo shkundi koken ne mohim.
-Se di ca eshte kjo dashuria jote e madhe. Me qene, do e mbaje mend. -vazhdoi te nxiste kureshtjen e tij.
-Po thuaje pra se me hengre. A lashe nam si perhere apo jo?-tha mendueshem. Filloi te kalonte neper mendje te tera rastet kur kishte pare Violen. E megjithate, atij i kujtohej vetem kur ajo vinte ne shtepine e tij ndonjehere per te therritur vellain e saj te vogel.
-Jo. Cuditerisht jo. Do te ta them ndonje dite. Kur te jesh shume i trishtuar e te kesh nevoje te buzeqeshesh. -ashtu sic ai kishte bere me te ate dite. Vertet qe ja kishte dale te mbinte ne fytyren e saj nje buzeqeshje si me magji.
-Te ngecshin fjalet ne fyt e mos te dalshin ishalla. Vazhdo, torturoje Klausin e shkrete, vazhdo. Se jam larg, pa e shikoje ti.-shkundi koken pareshtur dhe e pa me nje shikim qe sikur perkthehej; mire, mire...ke per ta mbajt mend.
-Popo, i shkreti ti. Cne qe nuk je ne spital sot njehere? -rrudhi vetullat. Ai perhere e merrte me kamer nga spitali zakonisht.
-Ka ardhur ai Enis budalli.Edhe mami aty qe nxjerr zemra nga syte. Lehtesisht mund te behem per insuline nga ato buzeqeshjet e mbaruara mes tyre. Bllak.-shtremberoi ftyren si i veleritur e ajo qeshi me sjelljen e tij feminore.
YOU ARE READING
Nje Mes Me Ty (2)
General Fiction- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supe...